LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vijojnë kontrollet/ Konstatohen 16 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, arrestohen 2 persona

19 Tetor 2021, 18:45, Aktualitet CNA
Vijojnë kontrollet/ Konstatohen 16 raste të vjedhjes së

Policia e Shtetit ka vijuar kontrollet për parandalimin e vjedhjes së energjisë elektrike.

Sipas njoftimit, si rezultat i kontrolleve të përbashkëta me OSHEE-në janë evidentuar 16 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

Në pranga janë vënë Z. I. dhe T. B., banues në Elbasan. Ndërkohë në gjendje të lirë po hetohen M. Th., K. Th., L. L., G. L., B. B., B. A., D. N. dhe G. Gj., banues në Shkodër, O. K. banues në Tiranë, A. L. banues në Vlorë.  Policia ka shpallur në kërkim 3 persona.

Kishin bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike ose kishin ndërhyrë në matësit elektrikë në banesat e tyre, me qëllim për të vjedhur energjinë elektrike, arrestohen në flagrancë 2 shtetas, procedohen penalisht 11 shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë, konkretisht: Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan janë arrestuar në flagrancë shtetasit Z. I. dhe T. B., banues në Elbasan.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër kanë proceduar penalisht 8 shtetas: M. Th., K. Th., L. L., G. L., B. B., B. A., D. N. dhe G. Gj., banues në Shkodër. DVP Tiranë/Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është proceduar penalisht shtetasi O. K.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u shpall në kërkim shtetasi B. Sh., ndërsa nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u shpall në kërkim shtetasi R. B.

DVP Vlorë/ Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë proceduan në gjendje të lirë shtetasin A. L. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë shpallën në kërkim shtetasin N. S.“, njofton policia./CNA.al

Lajmet e fundit nga