Connect with Us

Uzuni luan titullar, por në “Celtic Park” feston një tjetër shqiptar

Sport

Uzuni luan titullar, por në “Celtic Park” feston një tjetër shqiptar

Publikuar

-

Myrto Uzuni luan titullar, por në “Celtic Park” feston Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i cili ishte në tribunë për të bërë tifo për skocezët e Celtic, që ia dolën të triumfojnë me shifrat 2-0 ndaj Ferencvaros.

Në një stadium që “ziente” nga publiku i jashtëzakonshëm skocez, nuk mungoi as një mesazh thumbues ndaj UEFA-s, që kishte vendosur zhvillimin e sfidës në një orar tërësisht të pazakontë, në orën 16:30.

Sa i përket ndeshjes, pjesa e parë ishte e balancuar, me më shumë iniciativë për vendasit, por edhe hungarezët nuk mbetën pas, sepse zbritën shumë shpesh në kundërsulm dhe në një rast me Uzunin kërcënuan rrezikshëm portën e Joe Hart, i cili grushtoi në këndore.

Sfida u zhbllokua në minutën e 57’ nga japonezi Furuhashi, i cili shfrytëzoi një pasim perfekt të portugezit Jota dhe dërgoi topin në rrjetë, ndërsa 5 minuta më vonë portieri i Ferencvaros, Dibusz priti një penallti të Turnbull, duke mbajtur në lojë hungarezët.

Me gjithë përpjekjet, Ferencvaros nuk ia doli të kërcënojë kuadratin e Hart, ndërsa në minutën e 81-të ishte Turnbull që shënoi edhe golin e dytë për skocezët, duke bërë që në shkallët e “Celtic Park” të shpërthejë festa, me tifozët që kërcenin me shpinë nga fusha.

Minutat e mbetura ishin një spektakël më vete, pasi të dy skuadrat u hapën dhe Ferencvaros kërcënoi me Uzunin, ndërsa Celtic shpërdoroi dy mundësi të arta me Turnbull e Jota, të cilët humbën rastin e shënimit të golit të tretë.

Vërshëllima finale la në fuqi rezultatin 2-0 për Celtic, që ngjitet në kuotën e tre pikëve në grupin G të Europa Leagues, ndërsa Ferencvaros regjistron humbjen e tretë radhazi në po kaq ndeshje dhe mbetet në vendin e fundit me zero pikë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

Më në fund vjen goli i parë, Eraldo Çinari bëhet protagonist në Turqi

Publikuar

-

Nga

Eraldo Çinari më në fund gjen golin e parë sezonal në Turqi. Sulmuesi shqiptar gjeti rrjetën në fitoren e Samnusporit të tij ndaj Usaksporit me rezultatin 4-0.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për raundin kualifikues në Kupën e Turqisë. Vendasit zhbllokuan rezultatin në minutën e 40’ me Jaldir. Në pjesën e dyë Kiliç dyfishoi rezultatin. Çinai i vuri kapakun sfidën me golin e tretë në minutën e 70’. Më pas ishte përsëri Jaldir që shënoi dhe të katërtitn.

Ky ishte goli i parë sezonal për Eraldo Çinarin në Turqi.

LEXO TE PLOTE

Sport

Hetimet për vdekjen e Maradonës, shkon në 8 numri i të akuzuarve

Publikuar

-

Nga

Hetimet mbi mjekët që janë treguar të pakujdesshëm për vdekjen e legjendës së futbollit Diego Armando Maradona vazhdojnë të thellohen. Së fundit, në një artikull të publikuar nga La Gazzetta dello Sport, është zbuluar se prokuroria ka rritur në 8 numrin e të akuzuarve.

Nën akuzën për “mospërputhje dhe neglizhime të rënda në ushtrimin e funksionit të mjekut”, prokurorët kanë bërë me dije se të hetuarit do të dalin përpara gjykatës më 20 dhjetor. Kështu, i pari nën hetim është vënë Dr. Pedro Di Spagna, mbikëqyrës i ekipit mjekësor të legjendës disa ditë para vdekjes së tij.



Listës së të akuzuarve, bashkë me Di Spagna, i janë shtuar edhe dy përsona të tjerë. Këtu përfshihet edhe mjeku personal të tij, Leopoldo Luque dhe psikologia Agustina Cosachov.

LEXO TE PLOTE

Sport

Struga nxjerr jashtë Kupës Shkëndijën, eliminohet edhe Shkupi

Publikuar

-

Nga

Shkëndija e Tetovës është eliminuar nga Kupa e Maqedonisë së Veriut, pasi nuk shkoi dot përtej barazimit pa gola në derbin shqiptar ndaj Strugës dhe më pas nga pika e bardhë fati u buzëqeshi struganëve që kaluan në turin tjetër.

Ndonëse me “artilerinë e rëndë” në fushë, Shkëndija nuk arriti të shënojë asnjë gol gjatë kohës së rregullt dhe nga pika e bardhë gabuan sulmuesi shkodran Sidrit Guri dhe futbollisti Valmir Nafiu, ndërsa te Struga, penalltinë vendimtare e shënoi futbollisti i rritur te Tirana, Klinsman Cake.



Merr fund rrugëtimi në Kupën e Maqedonisë së Veriut edhe për skuadrën tjetër shqiptare, Shkupin, që gjithashtu ruajti barazimin pa gola ndaj Makedonija GP, por u eliminua pas gjuajtjes së penalltive.

Gjithsesi Shkupi mund të ngushëllohet me faktin që është pretendenti kryesor për titullin kampion, pasi kryeson renditjen me 35 pikë të grumbulluara në 15 ndeshje, ose 4 pikë më shumë se Akademija Pandev që e ndjek.

LEXO TE PLOTE