LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Thirrja për Kuvendin Kombëtar/ Berisha zbulon sa firma janë mbledhur nga delegatët në Dibër

19 Tetor 2021, 15:32, Politikë CNA
Thirrja për Kuvendin Kombëtar/ Berisha zbulon sa firma janë

Lideri historik i PD, Sali Berisha po zhvillon takimin e radhës me demokratët në Dibër.

Berisha ka falenderuar të gjithë demokratët që kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD.

Ish kryeminsitri ka treguar e 2/3 e delegatëve kanë firmosur për mbledhjen e këtij Kuvendi.

?Kam ardhur sot këtu me një kënaqësi të veçantë për të falenderuar të gjithë demokratët e Dibrës, për mbështejen që i kanë dhënë PD nga themelimi i saj deri më sot. Dua gjithashtu të falenderoj të gjithë në mënyrë të veçantë të gjithë delegatët e Kuvendit Kombëtar të Peshkopisë, Bulziqës dhe Matit kanë firmosur tashmë me 2/3 vendimin e tyre për të mbledhur në një moment historik për PD dhe vendin Kuvendin Kombatër të PD.

Kuvendi i ringritjes të kësaj force politike në lartësinë e idealeve të saj, si partia e fuqishme e vendit, e vendosur, e sigurt drejt fitores që meriton. Kuvendin e thirrur nga mijëra e mijëra delegatë të PD e thërret më shumë se kurrë se kushdo tjetër koha, e cila kërkon nga ne të ngrihemi tu përgjigjemi sfidave të mëdha që kemi përpara, situatës kritike të krijuar në vend nga një regjim i Edi Ramës, i cili në mënyrë do të thosha tmerrësisht të dëmshme për Shqipërinë ndërtoi në këto 8 vite në vend të shtetit ligjor, krimin, narkoshtetin e parë në Europë?, është shprehur Berisha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga