Connect with Us

Takimi me ambasadorin italian/ Basha: Shpresë për t’i parë popujt tanë gjithnjë e më afër

Politikë

Takimi me ambasadorin italian/ Basha: Shpresë për t’i parë popujt tanë gjithnjë e më afër

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka takuar ditën e sotme ambasadorin italian, Fabrizio Bucci.

Përmes një mesazhi në rrejtin social Twitter, kryeopozitari deklaroi se me Italinë na lidh jo vetëm e kaluara, por e ardhmja apo shpresa e përbashkët për t’i parë popujt gjithnjë e më afër dhe më të bashkuar brenda BE-së.

Sot prita me kënaqësi të madhe ambasadorin, Fabrizio Bucci. Me Italinë na lidh jo vetëm e kaluara, historia jonë dhe vlerat tona, por mbi të gjitha e ardhmja dhe shpresa e përbashkët për t’i parë popujt tanë gjithnjë e më afër dhe më të bashkuar brenda BE-së”, shkruan Basha në Twitter./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Kriza në PD/ Eduart Selami thyen heshtjen

Publikuar

-

Nga

Ish kryetari i PD Eduart Selami ka reaguar për herë të parë për situatën në kampin blu.

Në një intervistë për VOA, Selami deklaroi se debati për reformimin e PD është i vonuar, ndërsa shtoi se për të ardhmen e partisë duhet dikush tjetër dhe jo Berisha.

Mendimi im është që ky është një debat tejet i vonuar për PD-në. Fatkeqësia e PD-së ka qenë Berisha që edhe pas shpalljes “Non grata” vazhdon përpjekjet për të mbajtur peng PD-në.

Unë nuk mund ta mendoj, Berisha duhet të kishte kapërcyer këtë me kohë. Një skenar që ky të vijë si reformator i PD-së është e pamundur.

Ky kapitull është i mbyllur, Berisha është e kaluara. Duhet të shikojmë nga e ardhmja”, tha ai.



Selami shtoi se në fund parashikon që Lulzim Basha do i mbijetojë lëvizjes së Sali Berishës dhe sipas tij nuk është çudi që sot ndahen dhe nesër bashkohen prapë ata.

LEXO EDHE:  Zbulohen 3 deputetët e PD-së që votuan Ruçin për Kryetar Kuvendi

LEXO EDHE:  Basha braktiset nga qytetarët/ Vetëm 35 veta e ndjekin në takimin në rrjetet sociale

Ai u shpreh se demokratët kanë vetëm një zgjidhje. “PD duhet të vendosë, do të bëhet edhe njëherë shpresë për shqiptarët, apo të bëhet peng i Berishës. PD duhet të rithemelohet.

PD sot është bërë mburojë e korrupsionit, është e deklaruar nga DASH”, theksoi ai.

Në fund, Selami mohoi një rikthim tjetër në PD. “Jo. Interesi im është që të shikoj Shqipërinë që të përparojë.

Unë mendoj që kontributi im i takon së kaluarës. Kam parë aty mjaft të rinj dhe të reja që do ta çojnë Shqipërinë aty ku duhet”, shtoi Selami./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foltorja në SHBA/ Kush është përfaqësuesi i Republikanëve, që do i bashkohet takimit të Berishës

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha do të mbajë Foltoren e tij me demokratët që jetojnë në SHBA në 5 dhjetor.

Aktivistja Evi Kokalari përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë me dije se pjesë e Foltores do të jetë edhe përfaqësuesi i Republikanëve amerikanë.

Ajo shkruan se Rick Loughery do tw jetw i pranishwm nw sallw kur tw mbahet takimi i Berishës.



“Rick Loughery, Kryetari i Federatës “Young Republicans”, do të jetë i pranishëm në sallë, (jo virtualisht), në Foltoren e 5 Dhjetorit.

Federata e “Young Republicans” u themelua në 1856, në mbështetje të Partise së sapo formuar Republikane. Njihet si organizata më e vjetër për të rinjte në politikë në Amerikë, dhe të rinjtë Shqiptarë kane plotë që mund të mësojnë nga kjo organizatë prestigjoze.”, thekson Kokalari nw postimin e saj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Qeveria ka krijuar një borxh të fshehtë”/ Sherefedin Shehu flet për procesin e rindërtimit

Publikuar

-

Nga

Në dy vjetorin e tërmetit tragjik të 26 Nëntorit të vitit 2019, qeveria pak ditë më parë bëri një bilanc të familjeve që janë futur dhe që pritet që të futen në shtëpitë e reja brenda këtij viti.

“Jemi vendi i parë në botë që ndërton shtëpi falas” tha gazetari Bardhi Sejdarasi.

Sheferedin Shehu, ish-zv/ ministër i Financave në kohën e qeverisjes së PD-së, por edhe deputet i kësaj force politike, aktualisht pedagog dhe ekspert i ekonomisë i ftuar në emisionin “Log” në ABC News me Endri Xhafon tha se qeveria ka krijuar një borxh të fshehtë në procesin e rindërtimit.

LEXO EDHE:  Kush është treshja e diktaturës që nxit dhunën?/ Flet kreu i PD-së, Lulzim Basha

LEXO EDHE:  Meta takim me kreun e ri të KLSH-së/ Rrisni pavarësinë e institucionit, mos u ndikoni politikisht!



Në përgjithësi ka një mungesë transparence në këtë proces. Kam një listë të konstatimeve të FMN-së që ka theksuar me të madhe që përveç PPP-ve të famshme, ka folur për përmirësim të menaxhimit të investimeve publike dhe fondet e rindërtimit t’i nënshtrohen kontrollit për të mos krijuar rritjen e borxheve të fshehta.

Qeveria deri tani ka krijuar 365 milionë euro borxh publik. Kemi 36 miliardë lekë borxhe që nuk janë të raportuara”, tha Shehu.

LEXO TE PLOTE