Connect with Us

Statistika shqetësuese e Skënderbeut, asnjë gjuajtje në portë ndaj Kastriotit

Super Liga

Statistika shqetësuese e Skënderbeut, asnjë gjuajtje në portë ndaj Kastriotit

Publikuar

-

/

Skënderbeu po kalon një formë të dobët dhe humbja e fundit e rëndon situatën. Ndaj Kastriotit, skuadra korçare pati probleme në ekuilibrat e lojës, ku mbrojtja vijon të “fusë ujë”, ndonëse trajneri Memelli praktikon një rreshtim me pesë mbrojtës.

Por ndaj krutanëve sulmi nuk u duk fare dhe jo pa qëllim trajneri i kritikoi sulmuesit e tij.

Statistikat e kësaj ndeshjeje flasin vetë, pasi Skënderbeu nuk kreu asnjë gjuajtje në portën krutane. Me gabimet në mbrojtje dhe pa gjuajtje në portën kundërshtare, nuk mund të arrihej rezultat tjetër veç humbjes.

Vetë trajneri Memelli, pas ndeshjes kritikoi sulmin duke u shprehur se ishin inekzistentë në fushë dhe se midis sulmuesve duhet harmoni për të arritur rezultate.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

“Ata që dyshojnë te Dinamo gabojnë”, Ibraimi: Ja kur vjen reagimi

Publikuar

-

Nga

Kapiteni i Dinamos, Agim Ibraimi ka dalë në konferencë për shtyp teksa ka folur në lidhje me ndeshjen e nesërme ndaj Teutës. Fantazisti ka theksuar se ata që dyshojnë te Dinamo gabojnë, ndërsa shprehet i sigurt se reagimi i skuadrës do të vijë që nesër ndaj bregdetarëve.

“Pavarësisht rezultateve duhet të bëjmë mirë dhe të fokusohemi, ndeshje si ajo në Laç janë gjëra që ndodhin. Lojtarët e mëdhenj reagojnë pas këtyre humbjeve. Ata që dyshojnë te ne gabojnë, unë besoj te projekti i skuadrës.

Keni biseduar me shokët e skuadrës? “Jo vetëm pas Laçit, ne bisedojmë tërë kohën dhe ndoshta është një ngërç psikologjik ndaj lojtarëve. Në kohë të vështira duhet të jemi bashkë, pa marrë parasysh rezultatit ne jemi një grup me harmoni dhe nuk dyshoj te ringritja. Kënaqësia e futbollit është se çdo javë ka sfidë për të treguar veten.



Fanella e Dinamos është e rëndë, por edhe Partizani nuk doli kampion për shumë kohë. Duhet të përmirësohemi kur pësojmë golat, të mos harrojmë edhe ndeshjet e mira. Reagimi jonë vjen që nesër”.

Teuta në vështirësi? “Duke respektuar të gjitha ekipet, ne konkurrentin më të fortë kemi veten. Duhet të jemi ne që mbajmë ritmin, në disa raste na ka munguar agresiviteti. Nëse bëjmë 20% të atyre që thitë trajner nuk kam dyshime se ia dalim. Futbollistët stërviten shumë mirë dhe gjithë kohën trajneri jep detyra si të shënojmë, por mungesa e golit vjen edhe nga mungesa e qetësisë dhe eksperiencës”, u shpreh Ibraimi.

LEXO TE PLOTE

Sport

Ibrahimovic synon të hyjë në histori

Publikuar

-

Nga

Milani do të luajë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, ku do të përballet me Liverpulin në “San Siro”, në ndeshjen e fundit të Grupit B. Një motivim më shumë për Ibrën me shokë që ta mbyllin me dinjitet rrugëtimin në Champions. Përtej ndeshje suedezi synon një tjetër arritje.

Në moshën 40 vjeçare Ibrahimoviç ka surprizuar të gjithë me paraqitjet e tij në fushën e blertë. Ai po vazhdon të thyejë rekorde të njëpasnjëshme. Ndeshja me Liverpulin mund ta vendosë sulmuesin në historinë e Champions-it.



Sipas prestigjozes “Corriere dello Sport”, nëse ai shënon kundër anglezëve do të bëhet lojtari më i vjetër që shënon në këtë kompeticion. Rekordin e mban legjenda e Romës, Françesko Toti. Italiani shënoi kundër CSK Moskës në 2014, kur ishte 38 vjeç e 59 ditë. Ibra njihet si një person që i bën ballë çdo sfide dhe mundësia për t’i dhënë kualifikimin Milanit me golin e tij, i jep një shtysë më tepër.

LEXO TE PLOTE

Sport

Dueli me Shkëmbin, Arapi: Nuk e prisja kaq shpejt

Publikuar

-

Nga

Renato Arapi shpreson që të gjejë në këtë mesjavë fitoren e parë në karrierën e tij si trajner. Por për ta bërë këtë, Teuta e tij duhet të mposhtë Dinamon e një miku si Bledi Shkëmbi, përkrah të cilit ai ka luajtur për disa vite. Arapi ka treguar sot në konferencë për shtyp s enuk e priste nëj duel të tillë kaq shpejt, ndërsa ka pohuar se ndeshja vjen në nëj situatë të komplikuar për të dy ekipet, të cilave u duhet medoemos fitorja.

“Situata është optimale, të paktën për pjesën e mungesave jemi të qetë. Mungon vetëm Daja që është me kartonë të verdhë. Atmosfera është shumë e mirë para ndeshjes me Dinamon.

Të them të drejtën nuk e kisha menduar që do kishte ardhur kaq herët përballja me Shkëmbin. Si unë, si Bledi, jemi mësuar me sfida të reja. Mendoj se do të jetë një sfidë e bukur. Sigurisht që për të dyja ekipet është një situatë pak e vështirë. Unë mund të flas për ekipin tim, jo Dinamon. Pavarësisht rezultateve jo të mira, në ekip mbizotëron besimi, entuziazmi, që na jep shpresë për ndeshjen e ardhshme.



Në këtë moment që ndodhemi nuk duhet të mendojmë për diferencën me Tiranën e vendit të parë. Duhet të mendojmë të fitojmë ndeshjet tona, duke rritur paraqitjet tona ndeshje pas ndeshje. Jemi munduar të bëjmë pak ndryshime, në mënyrën e sulmit, në manovër dhe në mënyrën se si do të bëjmë presing. Shpresojmë që t’i bëjmë ato që kemi kërkuar.

Gjithë këtë periudhë kemi punuar në aspektin taktik, në aspektin mbrojtës. Normalisht që edhe koha është e shkurtër. Ato 2-3 gjëra që kam kërkuar, shpresoj që lojtarët t’i kenë memorizuar dhe t’i shfaqin edhe në fushë.

Kam pasur kontakte me presidentin. E mendojmë merkaton e janarit, por nuk mund të flasim për emra konkretë. Jemi të fokusuar te ndeshjet dhe te rikthimi te fitoret sa më shpejt”, tha Arapi.

LEXO TE PLOTE