Connect with Us

Shoferi me shpejtësi rrufe i këputi këmbët 29-vjeçarit/ Zbardhen detajet tronditëse të aksidentit në Sarandë

Kronika

Shoferi me shpejtësi rrufe i këputi këmbët 29-vjeçarit/ Zbardhen detajet tronditëse të aksidentit në Sarandë

Publikuar

-

Identifikohet i riu, i cili mbeti i plagosur në aksidentin e rëndë mbrëmbjen e sotme në  Qafë-Gjashtë të Sarandës. Raportohet se i plagosur ka mbetur 29-vjeçari Albjon Kreci, i cili thuhet ka humbur dhe dy gjymtyrët e poshtëm. Ky fakt u konfirmua edhe nga burime nga spitali i Sarandës.

I riu kishte parkuar makinë e tij me targa AB441EP dhe teksa kishte ndaluar makinën për të futur në bagazh disa kova me bojë, është përplasur forcë “rrufe” nga një automjet me targa AB067PJ, që drejtohej nga 43-vjeçari Luan Mucodemi, nga Ksamili. Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e shkaqeve që çuan në këtë aksident të rënë. /BalkanËeb

LEXO EDHE:  Emri/Kush është personi që humbi jetën në aksidentin në Fierzë

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE:

Rreth orës 21:40, në rrugën “Skënderbeu”, Sarandë, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin L. M. është perplasur me një tjetër mjet tip “Benz” të ndaluar në rrugë. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i këtij mjeti, shtetasi A. K., i cili ndodhej në afërsi të mjetit të ndaluar.

Shtetasi A. K. ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Zbardhet identiteti/ Kush është i riu që u plagos në këmbë

Publikuar

-

Nga

Policia ka zbardhur identitetin e të riut, i cili mbeti i plagosur në zonën e ish Bllokut.

Përmes një njoftimi nga policia, bëhet me dije se i plagosuri është shtetasi me inicialet I.SH 32 vjeç, ndërsa autori është shtetasi K.M 38 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Fale reagimit të menjehershëm të shërbimeve  të Policisë në kohë rekord u bë e mundur kapja dhe arrestimi i njërit prej autorëve të plagosjes me armë  të një shtetasi si dhe bllokimi i mjetit me të cilin autorët u larguan nga vendi I ngjarjes.



Rreth orës 19:00, në vendin e quajtur “Shallvaret” në afërsi të një bar-kafeje, dyshohet se pas një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri  shtetasi I. Sh, 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Si rezultat i reagimit të menjehershëm të sherbimeve  të Policisë në kohë rekord u bë kapja dhe shoqërimi në ambientet e Policisë për veprime të metejshme i njërit prej autorëve të dyshuar të ngjarjes shtetasit K. M, 38 vjeç dhe bllokimi i mjetit tip “Benz” që u përdor nga autorët për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit tjetër të ngjarjes i cili ka mundur të zbresë nga automjeti dhe të largohet në brendësi të pallateve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plagosi të riun në Bllok/ Arrestohet autori, policia jep detaje

Publikuar

-

Nga

Policia ka vënë në pranga autorin e plagosjes në Bllok.

Përmes një njoftimi, blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se i plagosuri është shtetasi I.SH i cili ka marrë një plumb në këmbë. Bëhet me dije se falë ndërhyrjes së tyre në kohë rekord u bë e mundur bllokimi i një makine tip Benz, që u përdor nga autorët për tu larguar, të cilët u shoqëruan për në ambientet e komisariatit.



LEXO EDHE:  Aksidenti tragjik në Itali/ Ja dy shqiptarët që humbën jetën

Ne lidhje me plagosjen me arme zjarri ne kembe te shtetasit I.SH,  fale reagimit të menjehershëm të sherbimeve  të Policisë në kohë rekord u bë bllokimi i mjetit tip “Benz” i cili u përdor nga autorët për t’u larguar, dhe u shoqërua në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme  njëri  prej autorëve të dyshuar të ngjarjes. per pak do keni njoftim te plote”, njofton policia./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Një i plagosur në Bllok/ Dalin detaje të reja

Publikuar

-

Nga

#cnanews #cnalajme #citynews #citynewslajme #cnaal #lajmecna #lajme #politikecna #cnapolitike #cnaeditorial #cnashowbizz #showbizcna #cnaopinion #opinioncna

Detaje të reja kanë dalë nga plagosja mbrëmjen e sotme në zonën e ish Bllokut.

Mësohet se fillimisht ka nisur një konflikt mes disa të rinjëve, të cilët më pas kanë agravuar në përdorimin e armës.



Sipas të dhënave për media bëhet me dije se i plagosuri ka marrë një plumb në këmbë dhe është trasportuar drejt spitalit të Traumës për të marrë ndihmën mjekësore. Gjithashtu bëhet me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE