Connect with Us

Sërish tërmet në Shqipëri/ Ja ku ishte epiqendra

Aktualitet

Sërish tërmet në Shqipëri/ Ja ku ishte epiqendra

Publikuar

-

Lëkundje tërmeti janë ndjerë pak më parë vendin tonë.

Suipas EMCS, termeti kishte nje thellesi prej 2 kilomtrash dhe u regjistrua 10 km larg Gjirokastres.

Kujtojmë që dy ditë më parë, në vendin tonë u regjistruan lëkundje të forta tërmeti me magnitudë  4.5 ballë, dhe epiqendër Lezhë, duke shkaktuar panik tek banoret./CNA.al

No description available.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese/ Xhafaj: Basha të kërkoj falje publike, Meta të dekretoj zgjedhjet e pjesshme

Publikuar

-

Nga

Gjykata Kushtetuese vulosi sot 30 qershorin, duke hedhur poshtë padinë e Shoqatës së Bashkive.

Në një lidhje me Skype në edicionin e lajmeve ‘Ora 19:00’ me Juli Krisafin në Syri Tv, deputeti i PS, Fatmir Xhafaj u shpreh se vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet të shërbejë si një moment reflektimi.

Ai i kërkoi Lulzim Bashës që të dalë dhe të kërkojë falje publikisht.

Ndërsa presidentit Meta, Xhafaj i bëri thirrje që të dekretojë datën për zgjedhjet e pjesshme në bashkitë ku aktualisht nuk kanë kryetar.

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë themelore për një demokraci të shëndetshme Gjykata Kushtetuese legjitimoi zgjedhjet e 30 qershorit. Është konfirmim i qëndrimit të PS për këtë proces. Nga ana tjetër është një ndëshkim publik dhe moral për të gjithë ata që e bojkotuan. Bojkoti është një akt i papranueshëm për demokracinë dhe shtetin e të drejtës.



LEXO EDHE:  Gjysmëhëna e Kuqe Turke në ndihmë të të prekurve nga tërmeti/ Dërgon ndihma në Shqipëri

LEXO EDHE:  Gjysmëhëna e Kuqe Turke në ndihmë të të prekurve nga tërmeti/ Dërgon ndihma në Shqipëri

Është moment reflektimi për ata që iniciuan këtë akt të rëndë anti-kushtetues.

Lulzim basha ka detyrimin moral ndaj qytetarëve të këtij vendi, anëtarëve të PD, që të dalë dhe të kërkojë një ndjesë publike.

Presidenti duhet të shpallë urgjentisht datën e zgjedhjeve për 6 bashki të vendit ku nuk janë në ushtrimin e detyrës kryetarët.

Ky vendim është moment reflektimi për të gjitha palët e përfshira në këtë proces“, u shpreh Xhafaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Gledis Nano shkel rregulloren e Policisë së Shtetit/ Duhet të rruajë mjekrën

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Gledis Nano u emërua në krye të Policisë së Shtetit rreth një muaj më parë, duke zëvendësuar Ardi Veliun.

Megjithëse me një karrierë gati 20-vjeçare  dhe disa vlerësime për punën e tij, duket se Nano ka harruar një nga rregullat bazë, atë të rregullores së uniformës.

Rregullorja e Uniformës së Policisë së Shtetit përcakton qartë kriteret, që një punonjës i policisë duhet të zbatojë, ku ndër ta është dhe rrujtja e mjekrës.

Konkretisht në rregullore shkruhet: Fytyra e punonjësit të Policisë së Shtetit duhet të jetë e rruar mirë, me përjashtim të rasteve kur mbahen mustaqe.



LEXO EDHE:  Kriza energjitike/ Rama-qytetarëve: Mos na akuzoni se kemi rritur çmimin

LEXO EDHE:  Soreca firmos kontratën/ BE do të rindërtojë dhe rehabilitojë 22 shkolla të dëmtuara nga tërmeti

Mustaqet duhet të mbahen të rregullta dhe të pastra dhe nuk duhet të mbahen shumë të gjata sat ë kalojnë qoshet e gojës.”

Nano duhet ta ketë harruar këtë rregull, ose ndoshta i është dukur e pa rëndësishme, pasi në daljet e tij në media që nga emërimi, jemi mësuar ta shohim ndryshe./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjykata Kushtetuese sot shkarkoi Ilir Metën

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta, dy vite më parë ishte njeriu që trazoi ujërat e politikës shqiptare, njeriu i cili në mënyrë të papërgjegjshme, duke provokuar edhe konflikt social, pra deri në përplasje të palëve politike shtyu datën e zgjedhjeve.

Ilir Meta, presidenti i zgjedhur nga rilindasit e Edi Ramës, pasi doli në opozitë në 2017, dy vite më pas po i shërbente në mënyrë të pandalshme opozitës. Megjithëse presidenti duhet të jetë mbi palët, ai u bë thuajse vegla kryesore e tentativës për një destabilitet politik në vend. Pas djegies së mandateve nga PD dhe LSI, opozita në atë kohë kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve lokale, megjithëse në muajin dhjetor të vitit 2018 palët politike ishin ulur me presidentin dhe kishin dhënë të gjithë dakordësinë për datën e zgjedhjeve dhe data 30 qershor ishte dekretuar me dakordësinë e Metës, Kryemadhit, Bashës dhe Ramës. Pra presidenti me gjithë faktorët politik në vend, përfshirë edhe disa parti të tjera të vogla.

Më pas “çmendet” presidenti dhe thotë se në datën 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje. Ato do të shtyhen sepse ka protesta nga opozita e cila ka djegur mandatet. Në fakt, djegien e mandateve nga opozita e kundërshtuan të gjithë. Shumica e njerëzve që të paktën e kuptonin se ç’do të thotë që një parti politike të dilte nga sistemi dhe të mos rezistonte për të luftuar në Parlament, pikërisht për atë fakt që ishte zgjedhur. Pa shkuar më tej tek protestat e dhunshme apo te gazi lotsjellës që hidhte Garda e Republikës për të mbrojtur institucionet.

Por protestat e demokratëve tregonin qëndresë. Në fakt, ndërkombëtarët, ata që sot Lulzim Basha i quan mbështetës, pra SHBA, në atë kohë i kërkonin kreut të PD të tërhiqej nga protestat e dhunshme dhe të mos bënte djegien e mandateve, si dhe të merrte pjesë në zgjedhjet lokale.

Por Basha vendosi të kundërtën, së bashku me Ilir Metën. Presidenti shtyu datën, ndërsa Luli deklaronte se nuk do të hynte në zgjedhje. SHBA dhe ndërkombëtarët, pra partnerët europian deklaronin se zgjedhjet duhet të zhvilloheshin. Dhe zgjedhjet u zhvilluan.

PS garoi me disa parti të vogla në këto zgjedhje, përfshi Bindjen Demokratike që u krijua  në ato momente, megjithëse starti i saj ishte më i vjetër dhe zgjedhjet lokale u zhvilluan në 30 qershor.

Në atë kohë, u ngrit alibia se në tetor do të bëheshin sërish zgjedhjet lokale, por kjo nuk ndodhi. Lulzim Basha  e përdori si mashtim duke thënë se në pranverën e 2020 do të kishte zgjedhje të tjera lokale. Më pas, demokratëve u tha se do të kishte zgjedhje në vjeshtë. Kështu pretendonte edhe Ilir Meta.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Gjirokastër/ Fouristrada përmbyset në mes të rrugës

LEXO EDHE:  Kriza energjitike/ Rama-qytetarëve: Mos na akuzoni se kemi rritur çmimin



Presidenti i Republikës thoshte se duhet të prisnin qëndrimin e Venecias, duhet të prisnin vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Në fakt erdhi vendimi nga Venecia, nga Gjykata Kushtetuese dhe vendimi është publik, rrëzohet shtyrja e datës së zgjedhjeve. Gjykata thotë qartë se Kushtetuta nuk njeh çdekretimin, por njeh  vetëm dekretimin dhe presidenti Ilir Meta e kishte dekretuar më parë datën e zgjedhjeve. Pra nuk mund të ketë lojra, e dekretoj, e çdekretoj dhe më pas dekretoj një datë tjetër, pa hyrë tek palët politike, që japin në fillim konsensusin për datën e zgjedhjeve dhe më pas tërhiqen nga ato.

Lojra të tilla politike, skema për të pasur përplasje sociale dhe për të çuar në  tek një palë politike ujë dhe për të dëmtuar palën tjetër, qofshin socialistët apo demokratët, mesa duket me këtë vendim morën fund.

Por ky vendim nxorri hapur në sy të opinionit publik shkeljet e Kushtetutës nga presidenti Ilir Meta, i cili ka një numër të caktuar përfaqësuesish në Gjykatë Kushtetuese të cilët janë zgjedhur prej tij dhe ata, disa prej tyre kanë votuar kundër , pasi nuk do të pranonin kurrësesi të ishin pjesë e çmendurisë të bërë nga ish presidenti dy vite më parë.

Sot është koha për të shkarkuar presidentin Ilir Meta, për ta ndaluar atë të shkojë më në zyrë. Parlamenti e ka thënë të qartë: Presidenti është kapur në shkelje dhe sot  i është konfirmuar zyrtarisht nga Gjykata Kushtetuese se e ka shkelur Kushtetutën dhe për shkelje të Kushtetutës ai është shkarkuar nga Parlamenti.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese tregon qartazi se presidenti është shkarkuar dhe këtë, Parlamenti edhe pse mund ta ketë bërë për arsye politike, pra Komisioni Hetimor mund të ketë pasur probleme, sot Gjykata Kushtetuese na tregoi se ka një fakt dhe një provë pse duhet shkarkuar presidenti.

Fakti është sepse ai nxiti një konflikt social, duke qenë një president i zgjedhur për të qëndruar mbi palët, çdekretoi zgjedhjet kur në fakt  nuk ka kompetencë, që do të thotë qartazi se tashmë në vendimin e ardhshëm të Gjykatës Kushtetuese do  të presim vetëm konfirmimin e shkarkimit të Ilir Metës nga President i Republikës. Në fakt, asgjë nuk ngelet më për tu parë nga Ilir Meta, një president i turpshëm, i papërgjegjshëm që thjesht dhe vetëm u shërbeu palëve politike, egos së tij  dhe nxitjes së konflikteve sociale në vend./CNA.al

LEXO TE PLOTE