Connect with Us

Ronaldinho zbarkon te PSG-ja, rigjen Messin

Sport

Ronaldinho zbarkon te PSG-ja, rigjen Messin

Publikuar

-

Mbrëmjen e sotme, PSG-ja do të zbresë në fushë për tu përballur me Lajpcigun në Ligën e Kampionëve. Parisienët vijnë me moral të lartë pas një fitore ndaj Sitit dhe ndaj gjermanëve pritet të dhurojnë spektakël. Vetë klubi ka bërë një njoftim duke lajmëruar se i ftuar nderi në stadiumin ‘’Parc Des Princes’’ do të jetë legjenda Ronaldinjo.

Shumë do të dëshironin të shikonin sërish dyshen Mesi-Ronaldinjo në fushë, por sot ky i fundit do të ndjekë nga tribuna ish-shokun e skuadrës te Barcelona. Ronaldinjo ka qenë pjesë e parisienëve për dy sezone ndërmjet 2001-2003 ku në 77 ndeshje shënoi 25 gola.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

La Liga

“A e dini ç’është respekti?”, Umtitit i bllokojnë rrugën dhe kapet me tifozët

Publikuar

-

Nga

Samuel Umtiti ka pasur probleme që në verë me tifozët e Barcelonës, pasi nuk pranoi të largohej nga klubi.

Mbrojtësi francez ditën e sotme është penguar nga disa tifozë, të cilët i dolën para makinës së tij luksoze.

Umtiti në një moment i dha gaz makinës dhe u shkëput, për t’u ndalur disa metra më tutje.

Mbrojtësi u kthye pas në këmbë dhe dëgjohet teksa mes të tjerash i thotë tifozit: “A doni ta paguani makinën? A e dini se çfarë është respekti”.



LEXO TE PLOTE

Sport

Më në fund vjen goli i parë, Eraldo Çinari bëhet protagonist në Turqi

Publikuar

-

Nga

Eraldo Çinari më në fund gjen golin e parë sezonal në Turqi. Sulmuesi shqiptar gjeti rrjetën në fitoren e Samnusporit të tij ndaj Usaksporit me rezultatin 4-0.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për raundin kualifikues në Kupën e Turqisë. Vendasit zhbllokuan rezultatin në minutën e 40’ me Jaldir. Në pjesën e dyë Kiliç dyfishoi rezultatin. Çinai i vuri kapakun sfidën me golin e tretë në minutën e 70’. Më pas ishte përsëri Jaldir që shënoi dhe të katërtitn.

Ky ishte goli i parë sezonal për Eraldo Çinarin në Turqi.

LEXO TE PLOTE

Sport

Hetimet për vdekjen e Maradonës, shkon në 8 numri i të akuzuarve

Publikuar

-

Nga

Hetimet mbi mjekët që janë treguar të pakujdesshëm për vdekjen e legjendës së futbollit Diego Armando Maradona vazhdojnë të thellohen. Së fundit, në një artikull të publikuar nga La Gazzetta dello Sport, është zbuluar se prokuroria ka rritur në 8 numrin e të akuzuarve.

Nën akuzën për “mospërputhje dhe neglizhime të rënda në ushtrimin e funksionit të mjekut”, prokurorët kanë bërë me dije se të hetuarit do të dalin përpara gjykatës më 20 dhjetor. Kështu, i pari nën hetim është vënë Dr. Pedro Di Spagna, mbikëqyrës i ekipit mjekësor të legjendës disa ditë para vdekjes së tij.



Listës së të akuzuarve, bashkë me Di Spagna, i janë shtuar edhe dy përsona të tjerë. Këtu përfshihet edhe mjeku personal të tij, Leopoldo Luque dhe psikologia Agustina Cosachov.

LEXO TE PLOTE