Connect with Us

Rekord për Lotarinë Amerikane/ Mbi 128 mijë aplikime për vetëm dy javë në Shqipëri

Aktualitet

Rekord për Lotarinë Amerikane/ Mbi 128 mijë aplikime për vetëm dy javë në Shqipëri

Publikuar

-

cna lajme aktuale

Denisi po bën procedurat për të plotësuar aplikimin për të dytin vit me radhë Lotarinë Amerikane.

“Ja vlen sakrifica, unë e kam dhe biznesin këtu dhe dua që të iki. Miqtë e mi shumica janë jashtë, pak na kanë ngelur këtej, shumica na kanë ikur para 6-7 vitesh dhe këta që kanë ngelur, që të gjithë do të aplikojnë për lotarinë. Amerika është vendi i mundësive, na jep një mundësi më shumë që këtu nuk e kemi”, shprehet Denis Zëre.

Denisi nuk është i vetmi që dëshiron të udhëtojnë drejt ëndrrës amerikane. Prej vitesh numri i aplikuesve nga Shqipëria ka qenë në ritme të larta. Në vitin 2019 ishin 172.817 aplikues, në vitin 2020 ishin 181.270 persona dhe në 2021 deri tani kanë aplikuar 128.871 persona.

LEXO EDHE:  Aktivistja shqiptare shpërthen kundër Fatma Haxhialiut:"Ti nuk mund të fillosh Shqipërinë vitin 0"

“Po e kam plotësuar, sepse dua të vendosem në Amerikë. E shoh të ardhmen time në Amerikë. Nuk besoj në të ardhmen këtu, kam pasur shpresa po shoh që gjërat nuk janë duke shkuar siç e mendoja, nuk shoh diçka për mirë”, shprehet një i ri.

Aplikimet për Lotarinë Amerikane DV-2023 filluan më 6 tetor dhe do të mbyllet të martën, më 9 nëntor 2021./Euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Albina Dede flet për situatën brenda PD/ ‘Basha është i vonuar me këto lëvizje që po bën’

Publikuar

-

Nga

Ish-deputetja e PD-së, Albina Dede ka folur për situatën brenda selisë blu.

Në një dalje televizive, duke komentuar takimin e sotëm të Berishës në Tropojë ajo tha se i kanë bërë një pritje të jashtëzakonshme pasi sipas saj doktori i ka bërë krenar.

Për kryetarin në detyrë, Basha, ajo tha se është i vonuar me veprimet që po bën pasi shumica e demokratëve kanë thirrur Kuvendin më 11 dhjetor.

“Zoti Basha është i vonuar me gjitha këto vendime që po bën tashmë. Demokratët në shumicë e kanë marrë vendimin e tyre, për të mbledhur një Kuvend dhe për të marrë vendime dhe për të bërë mocionin ndaj Lulzim Bashës. Është një shumicë që ka firmosur dhe do që të ndahet përfundimisht nga humbjet, pazaret dhe pabesitë e Lulzim Bashës. Shumica që do të mbledhë Kuvendin më 11, është një Kuvend pa kryetar por është partia aty.



LEXO EDHE:  Inxhinieri i respiratorëve apel të fortë qytetarëve/ Covid-19 akoma mes nesh, mos respektimi i masave mund të sjellë valën e dytë

LEXO EDHE:  Shqipëri, grupi i parë me 250 afganë pritet të mbërrijë brenda javës

Secili nga ne e vendos veten në vend të doktor Berishës, ishte emocion i jashtëzakonshëm në vendlindjen e tij. Unë e kam përjetuar kur kam qenë në fushatë përballë njerëzve të mi. Ish-kryeministrit i është bërë një pritje e jashtëzakonshme, e ka merituar këtë pritje nga zona ku ka lindur pasi ai i ka bërë krenar gjithë tropojanët. Doktor Berisha përcjell emocion, dinjitet, krenari dhe familje, doktor Berisha i ka kaluar edhe përmasat kombëtare është lideri që me punën e tij dhe vlerësimin që i bën njerëzve me vlera dhe sot është lideri më i pëlqyer në gjithë Rajonin tonë.

Gjithë analistët në korr kanë thënë që “Sali Berisha nuk mund të shkojë në Tropojë”. Është qesharake kjo që anë thënë. I them që të struken dhe mos duken më pasi doktor Berisha u prit sic pritet biri në vatrën e tij”, tha Albina Dede./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vdekja e 4 turistëve rusë/ Ekspertiza mjeko-ligjore rrëzon shkakun nga përdorimi i tepruar i klorit

Publikuar

-

Nga

Emisioni ‘Në shënjestër’ i gazetares Klodiana Lala ka zbardhur detaje mbi shkaqet e vdekjes së 4 turistëve rus në një hotel luksoz në zonën e Qerretit në Kavajë.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, “në trupat e viktimave, u konstatua prania e monoksidit të karbonit në masën mbi 75 përqind”.

Ekspertiza ka rrëzuar dyshimet e ngritura më herët, se vdekja mund të kishte ardhur nga përdorimi i tepruar i klorit.

Një kompani e certifikuar ndërkombëtarisht e ka rrëzuar këtë pistë, ndonëse institucionet u përplasën mes tyre për kryerjen e këtyre ekspertizave me argumentin se kampionët e ujit dhe të klorit për t’u ekzaminuar nuk ishin marrë në formën e duhur ligjore.



Ndërkohë që nga ekspertiza e kryer ka rezultuar se rusët nuk kanë patur ndonjë reaksion apo helmim nga ushqimi që mund t’u shkaktonte atyre vdekjen.

Por edhe pse Mjekësia Ligjore ka përcaktuar shkakun e vdekjes së katër rusëve, duket se Prokuroria nuk është e bindur për shkakun e vërtetë të humbjes së jetës së tyre. Për këtë arsye organi hetues ka thirrur në ndihmë Ministrinë e Mbrojtjes. Dhe më konkretisht Shërbimin Sekret të Ushtrisë, me qëllim për të kryer një eksperiment hetimor në të njëjtat kushte që ka ndodhur ngjarja. Ku përmes këtij eksperimenti do të duhet të provohet nëse dioksidi i karbonit, është shkaktuar në ajër si pasojë e keqfunksionimit të kaldajës në hotel dhe mungesës së sistemit si duhet të ventilimit, apo për arsye të tjera.

LEXO EDHE:  Aktivistja shqiptare shpërthen kundër Fatma Haxhialiut:”Ti nuk mund të fillosh Shqipërinë vitin 0″

LEXO EDHE:  Shqipëri, grupi i parë me 250 afganë pritet të mbërrijë brenda javës

Është ky eksperiment që do të mund të përcaktojë përfundimisht shkakun e vërtetë të vdekjes së 4 turistëve rusëve. Si edhe për t’i dhënë fund misterit që mbulon ende humbjen e jetës së tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“PD nuk është bravë dhe gozhdë”/ Topalli: De facto Berisha ia ka marrë partinë Bashës

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka qenë e ashpër në reagimin e saj në drejtim të kreut të PD Lulzim Basha.

E ftuar në emisionin Noë me Erla Mëhillin në Euroneës, Topalli deklaroi se veprimet e Bashës, si djegia e mandateve përjashtimi i Berishës erdhi si pasojë e procesit që ai ka të hapur në SHBA për lobimin rus.

Ajo shtoi, se për dy muaj që Berisha po mban Foltoret, de facto ia ka marrë partinë Bashës.



“Ambasadorja ka thënë se ne nuk e kemi shantazhuar. Ne e dimë që Basha ka pasur një proc të hapur për lobimet në SHBA. A i është vënë përpara dëshmia e Nik Muzinit nga pala amerikane apo jo këtë ne nuk e dimë, deri sa ai nuk flet. Mediat duhet të investigojë pse Basha dogji mandatet dhe vendimin e marrë në 9 shtator.

Partia nuk është as bravë as gozhdë. Partia është bashkim vullnetar. De facto Berisha për dy muaj i ka marrë partinë”, tha Topalli./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE