LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse gënjen dhe nga është Luli Basha?

19 Tetor 2021, 09:29, Politikë CNA

Mediat raportuan dje se kreu në detyrë i PD, Lulzim Basha në një debat gjatë mbledhjes së grupit parlamentar kishte thënë se ai ishte nga ?Hotët? dhe nga ?Bashajt? dhe po duronte shumë ?Foltoren? dhe Berishën në artikulimet e tyre dhe se mund të bënte çudira.

Në fakt më shumë sesa çudirat apo se kë do ?kafshojë? Luli, nga dje shqiptarët kanë filluar të ngrenë pikëpyetje se nga është Lulzim Basha?

Së pari po sjellim një histori në Korçë. Kur është takuar në një darkë me disa demokratë të Korçës iu thoshte disa burrave të mençur atje se ai ishte më rrënjë të thella nga Kolonja. Pra, kishte gjak nga ajo trevë.

Dikush e pyeti dhe Basha nuk dinte të përgjigjej më. Por “gjyshi i gjyshit të gjyshes së katragjyshes se ç’dilte një krushk i kunatës së kushëririt që ishte me origjinë nga Kolonja patriotike“. Dhe këtu dilnin rrënjët e Lulit.

Kjo histori e dëgjuar nga shumë demokratë korçarë që u kthye gati në një barsaletë, ra poshtë, kur Lulzim Basha shkoi në Dibër dhe tha se ?Unë jam dibran?.

Pra, të gjithë Bashën e dinë dibran, të shkuar në Tiranë.

Më pas shkoi në Kosovë dhe tha ?unë e kam gjakun nga Gjakova.? Pra, shqiptar i Kosovës.

Në Tiranë sa herë kalon, thotë ?unë jam autokton, Tirons i vjetër. Kam ndërtuar kryeqytetin?.

Por, më e bukura dhe më qesharakja është se diku në Vlorë, sërish si në rastin e korçës, mes disa miqsh tha ?unë në fakt kam dhe një damar nga Labëria. Prandaj dhe jo pa qëllim erdha bashkë me kunatin dhe vjehrrin për të investuar një pallat këtu?.

Kurse kur shkonte në Tepelenë thoshte se ?Unë jam dhëndërr i Tepelenës?.

Në fakt e vetmja e vërtetë nga gjithë kjo histori është që Luli ështën dhëndërr i Tepelenës. Dhe ndoshta duhet ta ndryshojë dhe origjinën tashmë. Të mos thotë më as jam nga Hoti, as jam nga Bashajt, as jam nga Gjakova, as jam nga Dibra, as jam nga Korça dhe as jam nga Vlora.

Mjafton të thotë ?unë kam hyrë dhëndërr brenda dhe jam nga Tepelena? dhe kështu do shpëtojë një herë e mirë. Se duke gënjyer ditë e natë shqiptarët e shkretë nuk po marrin vesh se nga është Luli. Kjo nuk është se ka ndonjë rëndësi të madhe, por vetëm për të treguar se edhe kur kërcënon apo do të tregojë sesa i fortë është, edhe në atë rast Luli sërish gënjen.

Nuk ka shumë rëndësi nga është. E sigurt është fakti që vjehrrin ja njohin më shumë se babain dhe kunatin më shumë se vëllain. Prandaj, me këtë formulë, Luli shpejt do dalë tepelens./CNA.al

?Jam nga Hotët?/ Basha ?kërcënon? Berishën: Po vetpërmbahem shumë

Lajmet e fundit nga