LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prapaskenat e Shqipëri-Poloni, stafi polak zbulon debatin në tunel dhe akuzon shqiptarët: Nuk na kërkuan asnjëherë falje

19 Tetor 2021, 16:49, Sport CNA
Prapaskenat e Shqipëri-Poloni, stafi polak zbulon debatin në tunel dhe

Jakub Kviatkovski, zëdhënësi për shtyp i polakëve, iu kthye sërish ngjarjes së ndodhur në Tiranë në ndeshjen Shqipëri-Poloni dhe për mediat vendëse ka folur për incidentin dhe çfarë ndodhi në korridorin e dhomave të zhveshjes. Ai ka përmendur se ka debatuar ashpër me një person nga stafi i Shqipërisë dhe gjithashtu kujton se askush nga lojtarët shqiptarë dhe stafi nuk ka kërkuar ndjesë për incidentin.

INCIDENTI ? ?Që në fillim të ndeshjes, atmosfera në stadium ishte shumë e nxehtë. Si fillim shqiptarët fërshëllyen himnin kombëtar të Polonisë. Atmosfera negative u përshkallëzua pas golit në të 77-ën, kur shishet dhe objektet e tjera ranë në formë breshëri mbi kokat e polakëve. Nuk ishin një, dy, tri, por dyqind shishe. Edhe pas incidentit, ata kishin një mëri, askush nga stafi shqiptar dhe nga futbollistët nuk na kërkuan ndjesë për atë shëmti?.

PRAPASKENAT ? Kviatkovski zbuloi prapaskenat e tunelit në ndeshjen e luajtur në Tiranë kur dy skuadrat iu drejtuan dhomave të zhveshjes për të bërë një pushim të detyruar. ?Ata ishin të mërzitur me qëndrimin tonë ndaj gjyqtarit?. Dikush na bërtiti: ?Çfarë po bën, çfarë po bën? Pse po largoheni nga fusha? Pse nuk doni të luani? Keni frikë?? Unë i bërtita: ?Çfarë po bën? Çfarë bëjnë tifozët tuaj? Gjyqtari ndaloi ndeshjen dhe urdhëroi të shkonim në dhomën e zhveshjes, kështu që ne zbritëm’?, përfundoi ai.

Lajmet e fundit nga