LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Përputhen”, një fenomen televiziv/ Autorja Olsa Muhameti merr vendimin e papritur

19 Tetor 2021, 10:44, Lifestyle CNA
“Përputhen”, një fenomen televiziv/ Autorja Olsa Muhameti

Emisioni shumë i përfolur ?Përputhen? është kthyer në një fenomen televiziv e gjitha falë producentes Olsa Muhameti. Pavarësisht të gjitha sulmeve dhe akuzave ajo ja ka dalë të shëndrojë emisionin ndër më të shikuarit, jo vetëm në Shqipëri por edhe nga ata të cilët jetojnë jashtë vendit.

Aktualisht transmetohet sezoni i tretë i ?Përputhen?. Edhe ky edicion ka rezultuar një sukses i jashtëzakonshëm duke numëruar miliona klikime.

Por Olsa Muhameti ka dhënë një deklatatë të papritur për vijueshmërinë  e programit.  Olsa është shprehur se puna për këtë programi i ka shkaktuar shumë stres, ngarkesë dhe pas përfundmimit të këtij edicioni ka vendosur të shkeputet. Madje u shpreh se me shumë mundësi ky është viti i fundit që do të transmetohet emisioni dhe këtë e ka rrëfyer në një bisedë online të zhvilluar me ndjekësit e saj në Instagram.

?Mendoj se ky është viti i fundit që bëj “Për?puthen”. Kështu që do të më duhet të pushoj?,është shprehur Muhameti për ndjekësit e saj.

Ndër të tjera ajo ka treguar se në fillim është ndjerë shumë keq nga komentet dhe summet por tani është mësuar./CNA.al

Lajmet e fundit nga