Connect with Us

Panik në rrjetet sociale/ Policia: Në dhomën e murgut, vetëm një pistoletë lodër

Kronika

Panik në rrjetet sociale/ Policia: Në dhomën e murgut, vetëm një pistoletë lodër

Publikuar

-

Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me një video të publikuar në rrjete sociale, ku shihet se në Manastirin “Burimi Jetëdhënës”, në Dhërmi, qëndrojnë persona të cilët posedojnë armë zjarri.

Policia deklaron se pas verifikimeve në terren, gjatë kontrollit në dhomën e një murgu, u gjet një pistoletë lodër çakmak dhe se edhe pas kontrollit të ambienteve të tjera të manastirit nuk u konstatuan sende të jashtëligjshme apo persona të tjerë.

Policia mbyll njotimin me falenderimin e qytetarëve që denoncojnë dhe fton ata të raportojnë çdo paligjshmëri  që konstatohet nga ana e tyre.

Njoftimi i potë i Policisë së Shtetit:

“DVP Vlorë Sqarim/Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku pretendohet se në Manastirin “Burimi Jetëdhënës”, në Dhërmi, qëndrojnë persona të cilët posedojnë armë zjarri, ju sqarojmë se: Duke vlerësuar videon e publikuar në rrjetet sociale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë menjëherë shkuan në këtë manastir, për të verifikuar informacionin. Gjatë kontrollit në njërin prej ambienteve të këtij manastiri, konkretisht në dhomën e murgut, shtetasit K. M, shërbimet e Policisë gjetën një pistoletë lodër çakmak. Në vijim të kontrollit të ambienteve të tjera të manastirit nuk u konstatuan sende të jashtëligjshme apo persona të tjerë. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon qytetarët dhe i fton që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Zbardhet identiteti/ Kush është i riu që u plagos në këmbë

Publikuar

-

Nga

Policia ka zbardhur identitetin e të riut, i cili mbeti i plagosur në zonën e ish Bllokut.

Përmes një njoftimi nga policia, bëhet me dije se i plagosuri është shtetasi me inicialet I.SH 32 vjeç, ndërsa autori është shtetasi K.M 38 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Fale reagimit të menjehershëm të shërbimeve  të Policisë në kohë rekord u bë e mundur kapja dhe arrestimi i njërit prej autorëve të plagosjes me armë  të një shtetasi si dhe bllokimi i mjetit me të cilin autorët u larguan nga vendi I ngjarjes.



Rreth orës 19:00, në vendin e quajtur “Shallvaret” në afërsi të një bar-kafeje, dyshohet se pas një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri  shtetasi I. Sh, 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Si rezultat i reagimit të menjehershëm të sherbimeve  të Policisë në kohë rekord u bë kapja dhe shoqërimi në ambientet e Policisë për veprime të metejshme i njërit prej autorëve të dyshuar të ngjarjes shtetasit K. M, 38 vjeç dhe bllokimi i mjetit tip “Benz” që u përdor nga autorët për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit tjetër të ngjarjes i cili ka mundur të zbresë nga automjeti dhe të largohet në brendësi të pallateve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plagosi të riun në Bllok/ Arrestohet autori, policia jep detaje

Publikuar

-

Nga

Policia ka vënë në pranga autorin e plagosjes në Bllok.

Përmes një njoftimi, blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se i plagosuri është shtetasi I.SH i cili ka marrë një plumb në këmbë. Bëhet me dije se falë ndërhyrjes së tyre në kohë rekord u bë e mundur bllokimi i një makine tip Benz, që u përdor nga autorët për tu larguar, të cilët u shoqëruan për në ambientet e komisariatit.



LEXO EDHE:  Rama mesazh të fortë Haki Çakos/ Goditni kokat e krimit

Ne lidhje me plagosjen me arme zjarri ne kembe te shtetasit I.SH,  fale reagimit të menjehershëm të sherbimeve  të Policisë në kohë rekord u bë bllokimi i mjetit tip “Benz” i cili u përdor nga autorët për t’u larguar, dhe u shoqërua në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme  njëri  prej autorëve të dyshuar të ngjarjes. per pak do keni njoftim te plote”, njofton policia./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Një i plagosur në Bllok/ Dalin detaje të reja

Publikuar

-

Nga

#cnanews #cnalajme #citynews #citynewslajme #cnaal #lajmecna #lajme #politikecna #cnapolitike #cnaeditorial #cnashowbizz #showbizcna #cnaopinion #opinioncna

Detaje të reja kanë dalë nga plagosja mbrëmjen e sotme në zonën e ish Bllokut.

Mësohet se fillimisht ka nisur një konflikt mes disa të rinjëve, të cilët më pas kanë agravuar në përdorimin e armës.



Sipas të dhënave për media bëhet me dije se i plagosuri ka marrë një plumb në këmbë dhe është trasportuar drejt spitalit të Traumës për të marrë ndihmën mjekësore. Gjithashtu bëhet me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE