Connect with Us

Nga Julian Bala/ “I vaksinuar do të thotë i korruptuar!”

Opinione

Nga Julian Bala/ “I vaksinuar do të thotë i korruptuar!”

Publikuar

-

“Korrupsioni me detyrim, ju hoqi ndjenjat njerëzore dhe aftësinë për t’u rebeluar ndaj djallit që hiqet si Zot në shtëpinë tuaj!

Punët gjithmonë i kam gjetur vetë. Mbaj mend që në vitin 2006, kur isha ende student, kisha gjetur aq punë, sa po mendoja të punesoja njerëz si asistentë në punën time si arkitekt. Pas diplomimit në vitin 2009, puna filloi të binte, për shkak se u fuqizuan shumë monopolet. Punët nëpër studio ishin vetëm pergatitje letrash për zbatim; plan piketimi dhe sistemimi i objektit tip që përsëritej me dhjetëra here sipas kuotave dhe pjerrësive të terrenit.

Në atë kohë fillova të punoj më shumë me ambjentet e brendshme dhe në zbatim, sepse projektimin e pushtuan kelyshët e politikës. Në vitin 2012 u pajisa me liçencë, por s’kishe ç’e doje: Puna e arkitektit kishte marrë fund. Punësohesha andej-këtej, nëpër kompani, në të zezë gjithmonë, punë sezonale, punë dy mujorëshe, 6-javëshe ku një muaj ta jepnin dhe për dy javë të thoshim që do të merrnin në telefon kur të shkoje t’i merrje, ndërsa unë mendoja që mos ua shihja më bojen harbutëve.

E vetmja punë ne institucion shtetëror ka qenë 10 muaj deri në fund të vitit 2015, specialist për të dixhitalizuar planimetritë, në sektorin e hartografisë të ish-Aluizni-t.  Ato jane 10 muajt e vetme që kam të siguruara. Une rrezikoj të mbetem pa pension.

Nuk shquhem për dembel, nuk shquhem as për indiferentizem. Po të isha i tillë nuk do shkruaja tani. Unë shquhem për njeri shumë të aftë, sidomos në aspektin krijues. Mjafton të shikoni videot e mia muzikore dhe pikturat e mia që janë me qindra, skicat e mia me mijëra, rreshtat me qindra mijëra që shkruaj e shkruaj e nuk lodhem, sepse frymëzohem nga drita dhe jo nga errësira.

Në vitin 2021, kam arritur në konkluzionin që nuk i do njeri krijuesit që dalin jashtë shabllonit ose që krijojne shabllonet, duan vetem ata që respektojnë nje shabllon të caktuar, paçka se është gabim. Duan servilin, atë që vaksinohet, atë që vë maskën se “kështu e ka bota”, bota e turpi, bota e errët e krimeve ndaj njerëzimit dhe ndaj dritës!

Turpin e ka ky sistem globalist dhe nuk më vjen turp ta them që une momentalisht mbahem me pensionin e prindërve dhe me 2 ose 3 tablo që shes gjate gjithë vitit; keshtu muaji nuk na del; në mes të muajit fillon lista…

Nuk mbaj mend që kur jam lindur, krijuar, apo programuar nga drita dhe llogjika, të kem jetuar ndonjëhere një situate kaq të pasigurt, për shkak të errësires që mbulon njerëzimin. Teorikisht, une jam i vdekur!..

Nuk po e shkruaj që t’i vije keq njeriu, por që të kuptojnë se unë nuk i trembem vdekjes së sigurt që vjen nga papunësia si fenomen që ekzistonte përpara plandemise dhe që në plandemi do theksohej më shumë sikur të vendosnin kushte punësimi te tipit: Në ndërmarrjen tonë që të të pranojmë për intervistë pune, duhet të jesh i vaksinuar dhe i pajisur me vërtetim që ke marrë të paktën dy doza, sepse “kështu e ka bota”.

LEXO EDHE:  Dalin prova te reja ne procesin e korrupsionit ne FIFA

Në ndermarrjen tonë plandemiste, ka rregulla: Atyre që nuk mbajne maskë dhe nuk respektojnë distancën, iu vihet gjobë që iu mbahet nga rroga dhe marrin paralajmërim për përjashtim nga puna…

Më kujtohet Vitrina, një shkollë private për të marrë patentën, ku m’u deshen 2 vjet nga viti 2010 deri në janar 2012 për ta marrë provimin me zotësi, paçka se që nga ajo ditë nuk më është dashur te drejtoj asnjë automjet, sepse kjo gjë kërkon kosto të lartë.

Nga hyrja për në oborr të shkollës dhe derisa shkoje te instruktori, kontrolloheshe nga 5 patrulla private; çdo 50 m kontroll dhe nëse iu thoshe që më kontrolluan ata aty, të bertisnin: “Cilet ata?”.

Një shoku im arkitekt, u interesua dhe ai për të bërë një kurs aty dhe kur vuri re këtë lloj kontrolli, më tha që keta këtu, me siguri kanë diçka që fshehin; mbase prodhojne diçka të paligjshme në ndonjë laborator në gjithë këtë oborr dhe ruhen se mos ua kupton njeri; pëndryshe nuk ka kuptim gjithë ky kontroll! “Shteti policor” ka filluar që në kohën e Sali Berishës. Edi Rama vazhdon me “shtet policor”, sepse “kështu e ka bota” dhe kanë kaluar 8 vjet që politika e neveritshme post-berishiane ramaiste “Fajin e ka Saliu”, po sjell përsëri Berishën në pushtet si “shpëtimtar” për militantizmin!

Në punë do jenë përsëri ramaistët, berishistët, metaistët dhe lulistët, të gjithë këta që i përkasin tashmë sistemit të diktaturës sanitare të mbeshtetur nga “shteti policor” dhe nga parimi “kështu e ka bota”! Në pune do jenë te korruptuarit (të vaksinuarit, të maskuarit, të distancuarit); të korruptuarit do kenë të drejte të jetojne; gjithë të tjerët do vdesin!

Shqiptar: Që të mos besh një jetë të genjeshtërt, mos bëj sipas parimit “keshtu e ka bota”, as sipas parimit “s’kemi ç’bëjme, do e bëjme që mos humbim vitin që mos humbim rrogën, që mos rrimë pa bukë”.

Më mirë të vdesësh i drejtë dhe i pastër, sesa i korruptuar (i vaksinuar, i maskuar, i distancuar, i përçare) dhe i përlyer!

Nëse ky sistem i këtij cerberi katërkokësh të erresires (marrëzisë), do bjerë sa hap e mbyll sytë dhe një sistem i drites (llogjikës) do vijë në ndihmë të së vërtetës dhe drejtësisë, ata të gjithë (drejtorët e përgjithshëm, drejtorët, përgjegjësit dhe specialistët) do gjykohen për krime ndaj njerëzimit dhe ju të gjithë që u pershtatët me të keqen dhe u korruptuat (u vaksinuat, u maskuat, u distancuat, u perçatë, u pushtuat, u skllavëruat), do pendoheni për krimet që keni lejuar të bëhen ndaj vetes tuaj, ndaj trupit tuaj, ndaj qënies tuaj!

Ju nuk do jeni më njerëz! Korrupsioni më detyrim, ju hoqi ndjenjat njerëzore dhe rebelimin ndaj djallit që hiqet si zot!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Opinione

Nga Andi BUSHATI/Secili gënjen me amerikanin e vet

Publikuar

-

Nga

Nga Andi Bushati/ Pse nuk qëndron teoria konspirative e Metës

Ish shefi i inteligjencës amerikane në administratën Trump, Richard Grenell, është shfaqur sërish në viset tona, këtë herë jo për të lundruar me skaf në rivierën shqiptare, por për tu përzier në lojën e brendëshme politike.

Nuk dihet nëse pas braktisjes së funksioneve shtetërore ai i është kthyer sërisht profesionit si lobist autokratësh, ashtu sikurse e etiketonte e përditshmja  Washinton Post, por një gjë është e sigurtë: ai po pritet me shumë entuziazëm nga të gjithë faktorët që janë kundër politikës që SHBA-ja po ndjek aktualisht në Shqipëri.

Presidenti Meta e priti atë me nxitim në zyrën e tij, duke e etiketuar si një njeri që ka kontribuar në forcimin e marëdhënieve të shqiptarëve me Amerikën.

Edhe më të ekzaltuar duken përkrahësit e foltores së Berishës. Atyre i shkon për shtat mbrojtja që i bën Grenell tezës se “lideri historik” është viktimë e lobizmit sorosian.

Duke qenë se, si shef i shërbimeve sekrete të Trumpit, ai thotë se s’ka parë kurrë asnjë dokument kundër Berishës, kjo hedh poshtë të gjitha pretendimet e diplomatëve amerikanë që flasin për një dosje të përgatitur me kohë, profesionale dhe të mbushur me fakte të qenësishme.

Pra në debatin e brendëshëm, në Shqipëri, me peshën e funksionit që ka mbajtur, Grenell përforcon tezën e një linje të fortë lobizmi në SHBA, e cila për interesa të saj, është vënë në shërbim të zgjatjes së pushtetit të Edi Ramës, pavarësisht nga përdhunimi që ai i bën demokracisë, sistemit kleptokratik që ka ngritur dhe lidhjeve kriminale që e mbajnë në këmbë.

Ai duket sikur përforcon argumentat e të gjithë atyre që besojnë se diplomatët amerikanë i kanë legalizuar Ramës kanabisin, i kanë bërë dhuratë drejtësinë e kapur politike, i kanë njohur zgjedhjet e blera dhe në fund i kanë përçarë edhe opozitën, për ti’a bërë sundimin më të lehtë.

Por, kjo përkrahje nga Grenell, sado të forta të jenë fjalët që ai thotë, përbën një problem të madh moral dhe dëshmon për një hipokrizi të pa fre të atyre që i përdorin ato si mburojë.



Edhe berishistët edhe Ilir Meta nuk mund të bëjnë sikur harrojnë se qoftë si biznesmen, amerikani i tyre i shërbente autokratit të korruptuar të Moldavisë, Vladimir Plauhotniuc dhe qoftë si diplomat, ai nuk tregoi asnjë respekt për vendin pritës, kur Trump e caktoi ambasador në Berlin. Mbrojtësi i sotëm i tezave të tyre është kaubojsi tipik që simbolizon pjesën më arrogante, më brutale dhe më mospërfillse ndaj vlerave të demokracisë që shpesh Amerika i ka ofruar botës.

LEXO EDHE:  “Në 14 muaj do vaksinohet e gjithë popullsia”/ Alimehemeti: Periudhë shumë e gjatë, dimri i ardhshëm mund të përkeqësojë situatën

LEXO EDHE:  “Në 14 muaj do vaksinohet e gjithë popullsia”/ Alimehemeti: Periudhë shumë e gjatë, dimri i ardhshëm mund të përkeqësojë situatën

Këtë fytyrë të tij ai e shpërfaqi hapur, kur për interesat elektorale të shefit të tij, u angazhua në një grusht shteti në Prishtinë. Me këmbënguljen e drejtpërdrejtë të Grenell, me shntazhet dhe kërcënimet e tij të paskrupullta, u rrëzua qeveria Kurti 1.

Kjo çmenduri që u denoncua nga shumë vende europiane madje edhe nga  intelektualë të njohur të së majtës botërore, u bazua vetëm në një gogol: në slloganin idiot: “nuk i thuhet jo Amerikës”.

Sot, problemi i madh që ka Ilir Meta, të cilit ia kanë ndaluar që të bëjë mitingje me flamur amerikan, apo Sali Berisha, të cilin e kanë shpallur non grata, është pikërisht ky: përballja me atë profil diplomati të përtej Altantikut që nuk do ti’a dijë për gafat që bën, për efektet kolaterale që shkakton dhe për përdhunimin e funksionimit të shtetit në një republikë të largët bananesh.

Por, të kesh këtë telash dhe të mundohesh të kapesh pas një modeli si ai i Grenëll, në rastin më të mirë, do të thotë të jesh hipokrit dhe jo parimor. Do të thotë të mendosh vetëm për fatin tënd pesonal dhe për hallin që të ka ngecur nëpër këmbë.

Sepse problemi i vërtetë, ai që kanë vende si yni, qoftë Shqipëria apo qoftë Kosova, është se duhet të emancipohemi për ti thënë jo, çmendurive, ekseseve dhe arrogancës të diplomatëve që thyejnë çdo rregull, duke mos mbajtur më pas asnjë përgjegjësi për dëmet që shkaktojnë.

Në këtë pikë, si Palmer, si Ricker, si Lu, si Kim janë fatalisht të ngjashëm me Grenell. Ata mund të përdoren nga palët këtu tek ne për të gënjyer publikun, secili me “amerikanin e vet”, por ata nuk përbëjnë kurrë një kriter të vërtete për të kuptuar më mirë veten tonë, politikën, shoqërinë.

Secili politikan mund të dojë të shplajë trutë e pasuesve të vet duke shfrytëzuar thëniet e njërit diplomat kundër tjetrit, por, pavarësisht atyre, shoqëria shqiptare duhet të fillojë të dekompeksohet nga kjo lojë me sherifë, duke kuptuar se nuk e detyron dot askush të jetë me të parim apo me të dytin, por se është aq e lirë për mos i dhënë ndonjëherë  të drejtë, as Rik-ut, as Yurit./LAPSI

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Astrit Patozi/ Një fotografi, që i shpjegon të gjitha

Publikuar

-

Nga

Kjo është një fotografi e mesit të vitit 2019, shkëputur nga botimet e shtypit të kohës. Fill pas këtij takimi entuziast, Salvador Kaçaj shpalli dorëheqjen nga kandidimi për kryetar të Bashkisë së Lezhës nën siglën e Bindjes Demokratike. Për ata që nuk e dinë, ishte pak a shumë një tërheqje nga dëshira e vet, sepse vetë kishte kërkuar të kandidonte.

Lajmi bëri shumë bujë në atë kohë dhe u shit si një nga arsyet se pse zgjedhjet lokale të 30 qershorit nuk duhet të mbaheshin. Pretendimi ishte, sa absurd, aq edhe agresiv, nuk mund të kishte opozitë pa lejen dhe firmën e Lulzim Bashës.

Nuk ka nevojë të jesh psikoanalist dhe as kritik arti, sepse është shumë evidente që të gjithë personazhet e kësaj fotografie ngjajnë të jenë të lumtur me rezultatin. Dhe pa asnjë dyshim që kanë qenë në të drejtën e tyre për ta shprehur, siç e kanë ndjerë.

Tani jemi pas dy vjetësh… Sali Berisha, në zyrën e të cilit u arrit marrëveshja, me argumentin se çdo gjë tjetër që lind kundër PD-së zyrtare është e paligjshme, sot po udhëheq një lëvizje të ashpër politike për rrëzimin e Lulzim Bashës. Është kaq i karikuar kundër tij, sa thotë se  jo vetëm nuk duhet pranuar më për kryetar, por nuk duhet të kishte lindur fare, si besëprerë, që është.

Agron Gjekmarkaj, dorëzënësi dhe garanti i Salvadorit në atë takim, që e konsideronte Berishën atëherë si patriarkun e vetëm dhe të padiskutueshëm të PD, tani thotë se po u kthye ai do të largohet, jo vetëm nga partia, por ndoshta edhe nga Shqipëria. Kaq i lig dhe i dëmshëm është bërë me “foltoren” e tij. Ndërkohë mediat e doktorit e kanë bërë fërtele, sa po i përmendin edhe “çapat e bukës”, që ha jashtë shtetit, si servil i kryetarit të vulës.

LEXO EDHE:  “Nuk janë studiuar efektet afatgjata”/ Alimehmeti kundër vaksinimit të fëmijëve

LEXO EDHE:  “Nuk janë studiuar efektet afatgjata”/ Alimehmeti kundër vaksinimit të fëmijëve



Salvadorin e takova para nja tre ditësh në promovimin e librit me poezi të Preç Zogajt dhe jam i sigurt se e ka shumë të vështirë ta kuptojë se çfarë ka ndryshuar kaq shumë dhe kaq radikalisht në këto dy vjet me Berishën, Bashën, Agronin, ndoshta edhe me atë vetë. Dhe kam bindje se pikërisht nga kjo pamundësi për të shpjeguar të djeshmen apo për të parashikuar të nesërmen, e ka më të lehtë që të marrë pjesë në evenimente letrare, se sa në aktivitete politike.

Për të katërtin e fotos nuk mund të flas, jo thjesht se mendoj që është personazhi më i pafajshëm në këtë histori, po edhe ngaqë nuk e njoh personalisht. Di që ka qenë drejtues i njërës nga degët e PD në Qarkun e Lezhës dhe nuk kam asnjë ide se me çfarë merret apo çfarë qëndrimesh ka sot.

Të vetmit që nuk kanë ndryshuar pas dy vjetësh, por që nuk janë në fotografi, janë njerëzit dhe qëndrimet e Bindjes Demokratike, për shkak të së cilës u mblodhën bashkë dhe i dhanë besën dy vjet të shkuara njëri-tjetrit Sali Berisha, Agron Gjekmarkaj, Salvador Kaçaj, ndoshta edhe personi i katërt.

…Dhe çuditen pastaj dhe se si ka mundësi që ka mbërritur në këtë katandisje Partia Demokratike. Dhe këtu nuk ka nevojë fare të shtosh vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Kryeministri që mbledh plehrat/ Shfaqje primitive propagande

Publikuar

-

Nga

Nga Elona Caslli

Nën sloganin “ Shqipëri e pastër” kryeministri dje do t’u ofronte shqiptarëve një shfaqje tragjikomike, ku me një qese të zezë në dorë do të vërdallisej brenda një pylli për të mbledhur plehrat.

Në hartimet e hartimet e propagandës tashmë të dalë boje, do të dëgjonim citate të llojit- Të jesh patriot do të thotë të mbash mjedisin pastër”

Tragjikomedia nuk mbaron me kaq. Dekorit do t’i shtohej edhe zoti Niko Peleshi i cili i veshur me kostum do të vërdallisej me qese në dorë nëpër pyll duke mbledhur plehra.

Ministrja Mirela Kumbaro do të shfaqej e fotografuar pranë një qeseje me plehra dhe shumë e shqetësuar do të tregonte me gisht vendin ku ishin mbledhur plehrat.

Kjo shfaqje primitive propagande ku kabineti qeveritar mbledh plehrat, nuk është as më pak e as më shumë prova e pakundërshtueshme e faktit që institucionet në këtë vend nuk funksionojnë.

Edi Rama ka plot tetë vite në qeverisje. Shqiptarët paguajnë taksa pastrimi rregullisht dhe nëse këto taksa do të administroheshin si duhet, shqiptarët nuk do të përballeshin me një kryeministër që shëtit me qese plehrash në duar me dhjetë fotografë dhe kameramanë e vete.

LEXO EDHE:  Britania tërhiqet nga aplikimi i pasaportave të vaksinimit

LEXO EDHE:  Maskë në çdo ambient jashtë shtëpisë/ ISHP jep detaje, kush përjashtohet nga ky detyrim



Pjesa kulmore e ligjërimit ishte çasti kur Edi Rama dha leksion se si duhet të sillej një kryebashkiak për të mbajtur qytetin pastër. Edi Rama u shpreh:

Një kryebashkiak në fundjavë duhet të marrë një qese plehrash dhe duhet të mbledhë plehrat dhe teksa i mbledh duhet t’u thotë qytetarëve: – Ju lutem mos na ktheni prapa në kohë. Unë po i mbledh sot, por nuk i mbledh më nesër.

Ky leksion prej kryeministrit është kryekëput poshtërues për këdo që e dëgjon.

Një kryebashkiaku i mjafton veç të administrojë si duhet taksat e qytetarëve dhe asgjë më shumë.

Kryeministrit duhet t’i kujtojmë thënien: Njeriu që bën gjithçka, në të vërtetë nuk bën asgjë.

Post Scriptum- Edi Ramën e kemi parë të kërcejë, të këndojë, të luajë film, të luajë basketboll, të bëjë dush dhe të mbledhë plehra para shqiptarëve, por për fat të keq nuk e kemi parë kurrë të bëjë kryeministrin para tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE