LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshimet kushtetuese/ Kume: PD nuk ka qenë e sinqertë

19 Tetor 2021, 13:15, Politikë CNA
Ndryshimet kushtetuese/ Kume: PD nuk ka qenë e sinqertë

Konstitucionalisti Kristaq Kume i ka konsideruar ndryshimet kushtetuese të PD jo të sinqerta dhe se nuk sjellin asgjë të re, përkundrazi sipas tij risjellin ndryshimet e 2008 në tentativë për të zhbërë ndryshimet e korrikut 2020.

Në një intervistë për Report Tv, Kume tha se me ndryshimet e korrikut të 2020 u krijua mundësia që ndarja e mandateve të përcaktohet në Kodin Zgjedhor, por PD kërkon të sjellë të njëjtin gjë që ka qenë më parë se ndarja e mandateve të bëhet  duke iu referuar një ndër ndarjeve territoriale të vendit, pra të njëjtin sistem të 2008.

“E para ndjesi pasi lexova propozimin është ajo që lidhet me faktin se këtu tek ne partitë nuk e mbajnë, tjetër thonë e tjetër bëjnë. Sot ajo që ne shohim te propozimet e PD nuk është asgjë tjetër por në 95 % e njëjta gjë me atë që ka qenë e fiksuar në Kushtetutë me marrëveshjen e 2008. Ndryshmet e korrikut të 2020 krijuan një mundësi shumë të mirë për të ndërhyrë në legjislacionin tonë për të mirë-rregulluar kushtet për funksionim me efektiv të demokracisë që konvertimi i mandate të mund të realizohet edhe pa e ndryshuar këtë sistem zgjedhor proporcional rajonal bëhej i mundshëm pasi u hoq dispozita që kërkonte në kodin zgjedhor ndarja e Shqipërisë në njësi zgjedhore të bëhej në një nga ndarjet e territoriale të vend që në kod është fiksuar qarku. Kjo dispozitë kushtetuese u hoq dhe u vendos në kushtetutë që ndarja në njësi zgjedhore të bëhej në kodin zgjedhor që ishte plotësisht  e mundshëm që në zgjedhjet e 25 prillit. Por PD ka rivendosur të njëjtin që ka qenë më parë se ndarja e mandateve  të bëhet  duke iu referuar një ndër ndarjeve territoriale të vendin, pra të jemi më të njëjtin sistem të 2008”,-tha Kume.

Lajmet e fundit nga