Connect with Us

Misteri i vdekjes së 4 turistëve rusë në Qerret/ Klodiana Lala zbardh skemën e ngjarjes

Kronika

Misteri i vdekjes së 4 turistëve rusë në Qerret/ Klodiana Lala zbardh skemën e ngjarjes

Publikuar

-

cna lajm aktualitet

Tragjedia  e familjes ruse, ku humbën jetën 4 prej tyre, në një hotel në Qerret të Kavajës, mbetet ende një mister.

E ftuar në “Opinion”, gazetarja investigative Klodiana Lala ka deklaruar se dëshmia më e fortë për momentin rreth vdekjes së tyre, është ajo e asfiksisë ose helmimit nga klori në pishinë.

Lala ka theksuar se është përjashtuar si pistë helmimi nga ushqimi, sepse është kohë e shkurtër kur ata janë kontaktuar nga recepsionistja.

Katër turistët janë  pritur në Rinas nga një guidë, dhe më pas janë akomaduar në Qerret të Kavajës. Bashkë me ta kanë qenë edhe 4 rusë të tjerë, si pjesë e grupit.

Në orën 6 e 30 të mëngjesit kanë dalë nga hoteli, kanë marrë mëngjes në hotel. Më pas kanë ndaluar për 20 minuta në Librazhd, nuk kanë konsumuar asgjë. Kanë lëvizur në vende të ndryshme në Maqedoni, kanë drekuar në Ohër. Rreth orës 20:00 kanë mbërritur në Qerret.

Rreth orës 20:30 kanë qenë në ambientet e pishinës, 10 minua më pas recepsionitja i ka pyetur nëse duan gjë, por ata kanë thënë, jo pasi kanë dëshiruar të rrinë në privaci. Rreth orës 21:30 ka hyrë recipsionistja dhe e ka gjetur Sergein në mënyrë të çrregullt.

Ndërkohë, Ekaterina është gjetur  e pazhveshur, nëna ka pasur të veshur fustan blu, nuk dihet nëse ato kanë përdorur pishinën. Pishina është hapur enkas për 4 turistët, punonjësi thotë se e ka pastruar pishinën dhe se ka hedhur sasinë e duhur të klorit.

Temperatura  e ambientit rezulton 28 gradë. Dyshimi më i fortë për momentin, është një asfiksi, por nuk përcaktohet nga ka ardhur, elementi është helmim ose asfiksi për klorin në pishinë.

Është kërkuar hetim për detegjentët me të cilët pastrohen duart. Përjashtohet, pista e helimit nga ushqimi, sepse koha është e shkurtër, kur ato janë gjetur. Ata janë këputur në moment”, ka thënë Lala.

LEXO EDHE:  Përkeqësohet situata nga Covid në Itali/ Mbi 3 mijë të infektuar dhe 13 viktima

Kujtojmë se katër rusët që humbën jetën janë: Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, dhëndri i tyre, Nikita Belousov, 37 vjeç, dhe vajza e tyre, Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Zjarr i madh në Vlorë/ Rrezikohen disa banesa

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike, rajon

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e sotmë në Vlorë, në lagjen Pavarësia.

Sipas raportimeve, fillimisht janë përfshirë nga flakët disa kallamishte, ndërsa zjarri i favorizuara nga era ka përfshirë  një ndërtesë të pabanuar.

Si pasojë e flakëve rrezikohen edhe banesat e tjera aty pranë.



Ndërkaq, në vendngjarje kanë shkuar dhe forcat zjarrfikëse.

LEXO EDHE:  Talo Çela në kërkim për vrasjen e vëllezërve Haxhia/ Klodiana Lala jep detaje: Grupi kriminal, vepronte në 3 qytete

LEXO EDHE:  “Përgjimet”/ Klodiana Lala zbardh detajet: Si po rrezikon të ngrihet një mega-polici nën petkun e luftës ndaj krimit

Deri më tani, nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e zjarrit.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makina përplas këmbësorin në Pogradec/ 54 vjeçari në gjendje të rëndë

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në rrugën e fshatit Volorekë, Pogradec.

Mësohet se një automjet ka përplasur një 54 vjeçar, këmbësor. I aksidentuari ndodhet në spital në gjendje të rëndë, ndërkaq, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.

Pogradec/Informacion paraprak



Më datë 04.11.2021, rreth orës 17:15, në rrugën e fshatit Volorekë, Pogradec, shtetasi B. M., duke drejtuar mjetin tip “Mercedes Benz”, ka përplasur shtetasin A. D., rreth 54 vjeç, banues në Pogradec, këmbësor në rrugë, i cili ndodhet në Spitalin e Pogradecit në gjendje të rëndë shëndetësore.

LEXO EDHE:  Incidenti në Kavajë/ Patozi: Janë konflikte artificiale, sepse të njëjtit bëjnë flirtin

LEXO EDHE:  Incidenti në Kavajë/ Patozi: Janë konflikte artificiale, sepse të njëjtit bëjnë flirtin

Drejtuesi i mjetit, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tentohet të rrëmbehet një person në Vlorë/ Krimi godet sërish

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Policia e Vlorës ka njoftuar se dy shtetas, 34 dhe 31 vjeç kanë tentuar të marrin forcërisht në makinë një tjetër shtetas.



“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë shpallën në kërkim shtetasit S. S., 34 vjeç dhe S. J., 31 vjeç, të dy banues në fshatin Armen, Vlorë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, për motive të dobëta kanë tentuar të marrin në makinë forcërisht shtetasin A. S. Vijon puna për kapjen e tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE