Connect with Us

Kërcet muzika shqiptare në dhomat e zhveshjes të Napolit

Seria A

Kërcet muzika shqiptare në dhomat e zhveshjes të Napolit

Publikuar

-

Napoli po kalon një moment fantastik në Serie A. Skuadra e drejtuar nga Spalleti ka marrë 8 fitore në 8 ndeshjet e para dhe kryesojnë me 24 pikë kampionatin italian. Atmosfera te lojtarët është shumë e mirë dhe në dhomat e zhveshjes së Napolit nuk mungon as muzika shqiptare.

Amir Rrahmani ka postuar një video me lojtarin tjetër me origjinë shqiptare, Elif Elmas me këtë të fundit që kërcen nën ritmet e një muzike shqiptare. “I lindur për dasma”, shkruan Rrahmani në postimin e tij. Ish mbrojtësi i Partizanit është kthyer në një titullar fiks te Napoli, ndërsa deri më tani ka shënnuar edhe dy gola.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Seria A

VIDEO/ Penallti e humbur dhe shtyllë, Milani e Interi bëjnë paqe në derbin dramatik

Publikuar

-

Nga

Një derbi me llogari dhe shumë emocione. Milani dhe Interi ndahen në barazim 1-1, në një ndeshje që mund të kishte përfunduar edhe ndryshe. Rastet nuk munguan, teksa u akorduan dy penallti, pati një shtyllë në minutën e 90-të dhe shumë përpjekje për të shënuar të tjerë gola. Gjithsesi u realizuan vetëm dy.

Derbi i Milanos nisi me spektakël, teksa sapo kaluan 10 minuta u akordua një penallti që u desh të konfirmohej me anë të VAR. Ndërhyrja e Kessie ndaj Calhanoglu u konsiderua e parregullt dhe mesfushori turk ndëshkoi ish-skuadrën e tij.

Festa e Interit nuk zgjati shumë. Pas një goditjeje dënimi De Vrij devijoi me kokë topin në rrjetën e portës së mbrojtur nga Handanovic dhe direkt pati baraspeshë. Kampionët në fuqi të Italisë vazhduan të ishin të rrezikshëm në zbritjet e tyre dhe ia dolën të fitonin edhe një tjetër penallti.

Ballo-Toure pentoi në zonë Barella dhe Lautaro Martinez i zhgënjeu tifozët e Interit në ato momente. Tatarusanu e priti goditjen e sulmuesit argjentinas dhe mbajti Milanin në lojë. Në minutat e fundit të pjesës së parë Lautaro iu afrua sërish golit, por pa sukses.

Barazim në 45 minuta dhe Interi sërish në sulm, me Lautaro dhe Calhanoglu që rrezikojnë portën e kuqezinjve. Milani u zgjua në 10 minutat e fundit, kur pati të gjitha mundësitë për të fituar derbin.

Handanovic shpëtoi kampionët pas një goditjeje dënimi të Ibrahimovic, ndërsa më pas u lehtësua kur Bennacer gjuajti mbi tra nga brenda zone. Drithërimat më të mëdha tek Interi i përjetuan ë minutën e 90-të, kur Saelemaekers goditi shtyllën dhe Kessie topin e kthyer e dërgoi jashtë. 1-1 dhe Milani vazhdon ta ndajë kreun me Napolin.

FT| MILAN-INTER 1-1

De Vraj (autogol) 17’/ Çalhanoglu (p) 11′ 



 

LEXO TE PLOTE

Seria A

Lazio bind ndaj Salernitanës, Verona “mace e zezë” për Napolin

Publikuar

-

Nga

Lazio ia del të mposhtë 3-0 Salernitanën, në takimin për javën e 12-të të Serie A. Gjithçka rezultoi e lehtë për skuadrën e Mauricio Sarrit, e cila kaloi në epërsi të dyfishtë pas 36 minutash me Pedro dhe Immobile. Goli i 3-të do vinte nga Alberto, në të 70-tën. Ky 3 pikësh ndihmon tej mase lacialët për rënditjen, ndërsa modestët e sapongjitur në elitë zhytën në vendet e fundit.



Napoli-Verona përfundoi 1-1. Simeone “tundi rrjetën” në minutën e 13-të për skuadrën veroneze, sakaq Di Lorenzo vendosi menjëherë ekuilibrat. Rezultati do mbetej i pandryshuar deri në fund. Kujtojmë që ishte pikërisht Verona që la jashtë Championsit napoletanët në edicionin e kaluar, duke i marrë pikë.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Milan-Inter, ja formacionet zyrtare të derbit të Milanos

Publikuar

-

Nga

Duke filluar nga ora 20:45, e gjithë Italia dhe jo vetëm do të jetë më sy nga derbi i Madoninës, Milan-Inter.

Kuqezinjtë vijnë pas një forme fantastike në kampionat ku në 11 ndeshje nuk e kanë provuar ende shijen e humbjes. Pioli ka arritur të krijojë një grup ku mbizotëron harmonia, dhe Milani po bën shumë mirë këtë sezon.

Nga ana tjetër, Interi duke se ka lënë prapa sikletet, dhe është rikthyer fuqishëm ndeshjet e fundit. Zikaltrit numërojnë 3 fitore radhazi në kampionat dhe Champions, ndërsa ndaj Milanit do të kërkohet vazhdimësia.



Inzagi do të hedhë nga minuta e parë mesfushorin Hakan Çalhanoglu i cili vjen si një ish në këtë takim, pasi kaloi katër sezone te kuqezinjtë.

FORMACIONET ZYRTARE

 

LEXO TE PLOTE