Connect with Us

KE prezanton sot raport-progresin për vendet e zgjerimit në BE/ Në fokus Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

Politikë

KE prezanton sot raport-progresin për vendet e zgjerimit në BE/ Në fokus Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

Publikuar

-

cna lajme politike

Komisioni Evropian prezanton sot  Raportet e Progresit për vendet e zgjerimit.

Paketa e zgjerimit, që përfshinë edhe raportet vjetore të progresit për vendet në këtë proces, pritet të konstatojë vetëm një përparim të kufizuar të këtyre vendeve drejt përmbushjes së kritereve për integrim në Bashkimin Evropian.

Këto raporte pritet të miratohen të martën nga Kolegji i Komisionerëve dhe të prezantohen para deputetëve të Parlamentit Evropian, nga Oliver Varhelyi, komisionari për zgjerim i BE-së.

Sa i takon Kosovës, sipas draftit të raportit, në një pjesë të së cilit ka pasur qasje Radio Evropa e Lirë, pritet të konstatohet se pas një periudhe të mungesës së stabilitetit politik, me mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme është formuar qeveria me një shumicë të pa precedencë.

Por, pritet të thuhet në raport, rrethanat e krijuara nga jostabiliteti politik dhe nga pasojat e pandemisë, kanë ndikuar që progresi në zbatimin e agjendës së reformave evropiane të Kosovës të jetë i kufizuar.

Pandaj, edhe përmes këtij Raporti të Progresit, Komisioni Evropian do t’i bëj thirrje institucioneve të Kosovës që t’i qasen me prioritet zbatimit të agjendës evropiane.

Periudha kohore të cilën e mbulon ky raport përfshin vitin 2020 dhe pjesën e këtij viti deri në verë. Kësaj rradhe për të gjitha shtetet raporti flet edhe për përballjen me pandeminë dhe me pasojat ekonomike që i ka shkaktuar ajo.

Po ashtu përmend në mënyrë të veçantë për secilin shtet edhe ndihmën që e ka dhënë Bashkimi Evropian në këtë drejtim.

Nga të gjitha shtetet e rajonit, Komisioni Evropian do të kërkojë që të bëhen më shumë përpjekje në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në ndërtimin e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal, dhe fokus të veçantë në sundimin e ligjit.

Në Raportet e Progresit për Kosovën dhe në atë për Serbinë flitet edhe për dialogun mes këtyre dy vendeve që është duke u zhvilluar me lehtësimin e Bashkimit Evropian. Aty nënvizohet se janë zhvilluar dy takime të nivelit të lartë, në qershor dhe korrik, si dhe tri takime në nivel të kryenegociatorëve.

LEXO EDHE:  Pse BE gaboi me bllokimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Edhe Kosovës edhe Serbisë do t’u bëhet thirrje që të zbatojnë marrëveshjet e arritura në dialog deri më tash dhe të kontribuojnë në arritjen e një marrëveshjeje githëpërfshirëse, ligjërisht obliguese për normalizimin e raporteve.

“Një marrëveshje e tillë është nevojë urgjente dhe kyçe në mënyrë që Kosova dhe Serbia të avancojnë ne rrugëtimin e tyre përkatës evropian”, thuhet në tekst.

Në raportin për Serbinë do të përmendet edhe fakti se ky shtet, ndonëse ka rritur në mënyrë simbolike përshtatjen e qëndrimeve me BE-në në çështjet e politikës së jashtme, në shumë çështje nuk e ka mbështetur BE-në.

Pasi integrimi në BE konsiderohet si synim strategjik, Bashkimi Evropian nga të gjitha shtetet e përfshira në këtë paketë kërkon që të mbështesin edhe qëndrimet evropiane në politikën e jashtme.

Komisioni Evropian, sipas drafteve të raporteve që do të miratohen të martën, do të përsërisë qëndrimin e shprehur edhe më herët se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur të gjitha kushtet për të nisur negociatat e anëtarësimit.

Po ashtu do të ritheksojë se qëndron edhe prapa rekomandimit që për Kosovën të liberalizohen vizat, një çështje e cila tash e një kohë të gjatë është në duart e Këshillit të BE-së ku nuk është arritur kompromis mes vendeve anëtare që të merret ky vendim.

Mjaft kritik pritet të jetë edhe raporti për Bosnje e Hercegovinën, vend ky ku po vazhdon kriza politike. Po ashtu do të përmendet edhe kriza në Mal të Zi si dhe tensionimi i raporteve të këtij shteti me Serbinë.

Komisioni Evropian kësaj radhe në këto raporte flet edhe për avancimin e vendeve të rajonit drejt politikave të BE-së në fushën e ruajtjes së mjedisit, energjisë dhe disa fusha tjera./REL

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Berisha të rinjve: Nuk u kursyet, u përballët me narkoshtetin

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish kryeministri Sali Berisha, në Foltoren me të rinjtë, ka falenduar drejtuesit e Forumit Rinor dhe të gjithë të rinjtë për punën e tyre për vite me radhë në Partinë Demokratike.

Berisha është shprehur se kjo Foltorë është më e rëndësishmja dhe vendimtare për përpjekjen e tyre për të mbajtur në këmbë opozitën e vërtetë.



I dashur Rigers, i dashur Belind. Me mirënjohje më të thellë tu falenderoj ju, drejtuesit tuaj për punën e jashtëzakonshme që keni bërë, për mundin dhe djersën, guximin që keni treguar, për të bërë PD në këto vite një opozitë të vërtetë. Ju anëtarë dhe anëtare, drejtues e Forumit Rinor, nuk kursyet asgjë në këto vite u përballët me dhunën dhe terrorin e narkooshtetit, u përballët me egërsinë e  narkopolicisë së tij, me shëmtinë e qelive të burgjeve në komisariate , për të mbrojtur idealet e PD, liritë dhe vlerat e saj, për të mbajtur në këmbë një opzoitë, e cila duhet tu printe shqiptarëve drejt fitores. Për mua ky takim kjo foltore është më e rëdnësishme, është vendimtare në përpjekjn tonë, për një rindërtim të plotë të PD, për  shndërrimin e saj në një opozitë të vërtetë shqiptare, për shndërrimin e saj në një forcë të sigurtë të fitores. Ju garantoj se besimin tim e kam të bazuar se e di që jeni vajza dhe djem të idealeve më të pastra të shoqërisë shqipatre, sepse jam i bindur se jeni të rinjt dhe të rejat me ëndrrat më të bukura për veten për shoqërinë dhe Shqipërinë. E di se tek ju, furra e energjisë është një shatërvan i pandalshëm”, është shprehur Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Njëlloj si 30 vite më parë”/ Berisha zotohet para të rinjve demokratë: Do shembim muret

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij sot në “Foltoren” me të rinjtë demokratë në Tiranë, është zotuar se së bashku do të krijojnë një opozitë të fortë dhe të vërtetë.

Po ashtu Berisha theksoi se njëlloj si 30 vite më parë, që u shemben muret e diktaturës, sot do të rrëzohen muret e narkoshtetit, sikurse I referohet ai qeverisë së Rilindjes.

PD ndodhet në një moment kritik. Unë kam bindje, jam i sigurtë se së bashku do të krijojmë opozitën e vërtetë shqiptare. Dhe njëlloj si 30 vite më parë, nënat dhe baballarët tuaj, motrat dhe vëllezërit më të rritur përmbysët diktaturën komuniste, ne do përmbysim narkoshtetin e bazuar në drogë, krim dhe korrupsion. Ne do shembim muret dhe do përmbysim këtë regjim, I cili më armik se më këdo tjetër është me të rinjtë shqiptarë.



LEXO EDHE:  “Duhet të bëhen disa detyra shtëpie”/ Soreca: Shqipëria shumë afër hapjes së negociatave

LEXO EDHE:  PD do hapë negociatat me BE brenda 6 muajsh?/ Bumçi: Është shumë e thjeshtë, duhet vetëm vullnet politik

Iu ftoj ju, cdo të ri dhe të re të këtij vendi, pavarësisht nga bindjet demokratike, le të mendojë cka bërë kjo narkoqeveri, ju ka ofruar vetëm urrejtje dhe përçmim.

Një nga detyrat më themelore është shkollimi i mirë i juaji. Këto vite ka ndodhur një degradim progresiv. Rreth 700 shkolla janë mbyllur”-tha Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha mbërrin tek Amfiteatri/ Entuziazëm dhe brohorima nga të rinjtë

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur tek Amfiteatri i Akademisë së Arteve, aty ku sot zhvillon “Foltoren” e radhës me të rinjtë demokratë.

Berisha është pritur me brohorima dhe thirrje të forta entuziaste nga të rinjtë demokratë.

“O Sali o hero gjithë Shqipëria ty të do” kanë qenë thirrjet që janë dëgjuar në korr nga të rinjtë./CNA.al



LEXO EDHE:  “Duhet të bëhen disa detyra shtëpie”/ Soreca: Shqipëria shumë afër hapjes së negociatave

LEXO EDHE:  Pse BE gaboi me bllokimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

 

 

LEXO TE PLOTE