LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"KE nuk është i drejtë me Shqipërinë"/ Manjani: Sillen si tregtari që nuk shan mallin e tij

19 Tetor 2021, 19:24, Politikë CNA
"KE nuk është i drejtë me Shqipërinë"/

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar progresin e raportit të KE për Shqipërinë.

I ftuar në Syri Tv, Manjani  ka deklaruar se KE në raport me Shqipërinë nuk është i ndershëm dhe i drejtë, pasi nuk pasqyron situatën reale në Shqipëri.

Më tej ish-ministri tha raportet që përgatit KE për Shqipërinë kanë mbi 4 vite që nuk i merr kush parasysh.

KE në raport me Shqipërinë nuk është i ndershëm, nuk është i drejtë, ai është autor i Reformës në Drejtësi. Tani cili tregtar do ta shajë mallin e vet? Ky komision duhet të monitorojë progresin e reformave në Shqipëri. 

Ne nuk na ndihmon kjo gjë, sjellja e tyre, lajkat e tyre. Kjo është arsyeja pse 3-4 rekomandime pozitive që ka lëshuar ky komision nën këtë konflikt interesi, që i ka lëshuar për veten, nuk merren në konsideratë sepse Franca thotë kam të dhëna të tjera, Holanda, Gjermania i shton i bën 15 kushte”, tha Manjani./CNA.al

Lajmet e fundit nga