Connect with Us

‘Kapërcejnë’ sërish shifrat e të infektuarve/ Rritet ndjeshëm dhe numri i viktimave

Shëndeti

‘Kapërcejnë’ sërish shifrat e të infektuarve/ Rritet ndjeshëm dhe numri i viktimave

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 3713 testime, kanë rezultuar pozitivë 616   qytetarë, ndërsa kanë humbur jetën 12 qytetare.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:220 në Tiranë, 53 në Fier, 31 në Lushje, 25 në Durrës, 23 në Elbasan, 20 në Berat, 19 në Shkodër, 17 në Vlorë, 16 në Kamëz, 15 në Pogradec, 13 në Gjirokastër, nga 12 qytetarë në Krujë, Patos, 10 në Sarandë, 9 në Lezhë, nga 8 qytetarë Kukës, Kurbin, Vorë, Mallakastër, Korçë, 7 në Kavajë, nga 6 qytetarë në Tropojë, Devoll, 5 në Kuçovë, nga 4 qytetarë në Gramsh, Poliçan, Dimal, Libohovë, Himarë, nga 3 qytetarë në Memaliaj, Tepelenë, Divjakë, nga 2 qytetarë në Pukë, Fushë Arrëz, Mirditë, Selenicë, Delvinë, Këlcyrë, Cerrik, Belsh, Peqin, nga 1 qytetar në Librazhd, Skrapar, Kolonjë, Maliq, Konispol, Roskovec, Mat, Dibër, Shijak, Has.

Janë 6289 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 148 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 12 qytetarë: gjashtë qytetarë nga Tirana të moshave 67-88 vjeç, një qytetare nga Librazhdi 61 vjeçe, një qytetar nga Pogradeci 66 vjeç, një qytetar nga Berati 67 vjeç, një qytetar nga Fieri 72 vjeç, një qytetar nga Durrësi 88 vjeç, një qytetar nga Korça 88 vjeç,
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

LEXO EDHE:  “Shqipëria barazon Kinën”/ Ish ministri i Shëndetësisë ngre alarmin pas rritjes së numrit të të infektuarve

Janë shëruar 589 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 169,674 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (19 Tetor 2021)

Raste të reja ditore 616
Të shëruar në 24 orë 589
Të shtruar në spitale 148
Humbje jete në 24 orë 12
Testime ditore 3713

Testime totale 1,265,601
Raste pozitive 178,804
Raste të shëruara 169,674
Raste Aktive 6289
Humbje jete 2,841

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3076
Fier 710
Durrës 706
Shkodër 489
Elbasan 236
Berat 212
Lezhë 187
Gjirokastër 174
Kukës 162
Korçë 145
Vlorë 126
Dibër 66

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

“Vendi larg imunitetit të tufës”/ Alimehmeti: Delta ka prishur shifrat e studimit

Publikuar

-

Nga

“Vendi ynë është shumë larg imunitetit të tufës nga koronavirusi”. Kështu deklaroi mjeku I njohur epidemiolog, Ilir Alimehmeti, sonte në “Real Story”.

Alimehmeti tha se varianti Delta ka prishur shifrat e studimit të mëparshëm, pasi ka transmetueshmëri të lartë.



“Imuniteti i tufës është larg. Do marrim parasysh këtu se kush është dhe ku. Në korrik ka qenë për Tiranën, për një moshë të caktuar. Delta ka një transmetueshmëri të lartë, e prish atë shifër.

Kërkon 85% minimumi. Është kalkulim i vështirë për t’u bërë. Na mungon studimi. Ky është i vetmi që kemi. Si bazohemi tani asaj, pasi kemi sot vaksinë. Të kesh shifra të ulta vaksinimi këtu ka diçka që nuk shkon. S’kemi vështirësi te studentët, por një pjesë e asaj grupmoshe janë këta të rinj.
Kemi më pak se 70-80 % të të moshuarve të vaksinuar. Ata që nuk e kanë bërë vaksinën në moshë të madhe, janë ata më rezistentët. Ky është studim që kemi bërë në Shqipëri. Ata që nuk vaksinohen, janë bërthamë e fortë, rriten me moshën.”, pohoi Alimehmeti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Situata në Infektiv/ Pipero: Moshat e rritura me simptoma të theksuara

Publikuar

-

Nga

Mjeku infeksionis Pëllumb Pipero dhe kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, janë të ftuar mbrëmjen e sotme në “Repolitix” ku po flitet për situatën e pandemisë.

Pipero tha se pjesa më e madhe e rasteve me COVID-19 janë të moshave mbi 60 vjeç.

Sipas tij, persona e kësaj moshë që ende nuk e kanë bërë vaksinën shfaqin simptoma të theksuara të sëmundjes.



“Praktikisht moshat e rritura, mbi 60 vjeç, kush nuk e ka bërë në kohën kur ishte fasha e obliguar është më rezistent për të mos e bërë. Në praktikën e përditshme, pjesa më e madhe e rasteve që vijnë janë të këtyre moshave. Duhet të kemi në konsideratë që COVID-i midis moshave të reja, numri i rasteve që sëmuren është më i vogël dhe më i vështirë të bjerë në sy. Ndërsa moshat e rritura kanë simptoma më të theksuara”, tha Pipero.

LEXO EDHE:  Skandali te “Shefqet Ndroqi”/ Dasho flet “pa dorashka”, kush janë përfituesit e tjerë

LEXO EDHE:  Kardiologu: Covidi në disa raste prek direkt zemrën, mund të jetë fatale

Për mjekun Skënder Brataj, shqetësuese është fakti që efikasiteti i testit të shpejtë ka rënë.

“Ka shumë të rinj që thonë jemi me rrufë. Edhe testi i shpejt e ka humb atë efikasin e tij. Kjo është gjëja më e keqe, duke qenë negativ, ti nuk mbrohesh dhe e transmeton lehtësisht. Nga data 10 tetor e deri dje ne kemi bërë vizita të shumta në banesë, por shumica prej tyre janë dërguar në spital. Ai që shkon në spital është forma e mesme e rëndë dhe këta janë ata që kërkojnë ndihmë”, tha Brataj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Pilula ‘Mulnopiravir’ kundër Covid-it/ Manastirliu jep lajmin e mirë: Kemi bërë porosinë

Publikuar

-

Nga

Fabrikë prodhimi për vaksina në Shqipëri/ Manstirliu zbulon se në çfarë hapash është projekti

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se Shqipëria ka bërë porositë e para në lidhje me pilulën ‘Mulnopiravir’ e prodhuar nga kompania amerikane “Merck”, e miratuar sot nga Britania e Madhe.

Thuhet se ky medikament, redukton vdekjet në 50% dhe hospitalizimet.

E ftuar në “Real Story” Manastirliu tha se qeveria shqiptare është në listën e vendeve në pritje.



“Ne kemi marrë kontakte me “Merck”. Po ashtu kemi marrë kontakte me Pfizer, pasi dhe ai është duke prodhuar një bar që quhet proteaz. Janë duke eksploruar këto barna, që do të ndryshojnë kohën, do jenë mbështetjet për vaksinat. Do të reduktojë 50% të fazave të rënda dhe hospitalizimeve. 

Kemi krijuar lidhjet tona përmes instrumentit të përbashkët që ka vendosur BE, të jemi dhe ne në këtë listë. Kemi përcaktuar ato detaje të sasive dhe procedurave që do të ndjekim. Duke shpresuar që do të kenë efikasitet.”, tha ajo./CNA.al

LEXO TE PLOTE