Connect with Us

Gledis Nano “zbret” në qytetin e vrasjeve mafioze/ Nis me emërimet e reja nga Elbasani

Aktualitet

Gledis Nano “zbret” në qytetin e vrasjeve mafioze/ Nis me emërimet e reja nga Elbasani

Publikuar

-

cna lajjme aktualitet

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, një ditë më parë  prezantoi ndryshimet e reja në rang drejtorish në qarqe.

Pas këtyre ndryshime, sot Nano ka zbritur në Elbasan në qytetin më problematik, të cilin krimi e ka marë peng, siç ka deklaruar më herët edhe Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela.

Nano do të prezantojë drejtuesin e Policisë në Elbasan, Ardian Çipa.

Ky i fundit u emërua në vendin e Gjovalin Lokaj, i cili u transferua në krye të Policisë në Korçë.

Ndryshimet e reja: 

Emërimin e Drejtues i Parë, Lorenc Panganika, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Drejtues Hamdi Fiora, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

Kryekomisar Gentian Berberi, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

Drejtues i Parë Ardian Çipa, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Drejtues i Parë Alfred Çepe, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

Drejtues i Parë Gjovalin Loka, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.

LEXO EDHE:  Fjala dhe plumbi po dolën s’kthehen më/ Hajduti i Lulit të tërhiqet nga kandidimi!

Drejtues i Parë Neritan Nallbati, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Drejtues i Lartë Rebani Jaupi, në detyrën Drejtor i Departamentit për Sigurinë Publike në DPPSh.

Drejtues Edmond Sulaj, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.

Drejtues i Parë Bledar Çeliku, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër.

Kryekomisar Oltion Bistri, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.

Drejtues i Parë Skënder Hitaj, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër.

Kryekomisar Alban Dautaj, në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Antiterrorit.

Drejtues Saimir Boshnjaku, në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Tiranë.

Drejtues Fatmir Hoxha, në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Korçë.

Kryekomisar Sokol Cana, në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër.

Kryekomisar Arben Joca, në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Shkodër.

Kryekomisar Lorenc Shehu, në detyrën Drejtor i Qendrës së Mbyllur të të Huajve në Departamentin e Kufirit dhe Migracionit/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Kriza politike në Mal të Zi dhe zgjedhjet e parakohshme

Publikuar

-

Nga

Analistët politikë vlerësojnë se në Mal të Zi është krijuar një situatë paradoksale, ku qeveria e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit, të vitit të kaluar, nuk e ka shumicën, por përkundër këtij fakti vazhdon të qeverisë pa ndonjë problem të theksuar. Analisti politik, Hajrullah Hajdari vlerëson se Fronti Demokratik, si një koalicion proserb dhe prorus nuk e ka forcën e duhur për të bërë ndryshime në Mal të Zi.

“Një pjesë e koalicionit, siç janë Demokratët dhe URA i bëjnë llogaritë e tyre kurse Fronti Demokratik, që ka shumicën në parlament, është e frymëzuar nga politika serbomadhe dhe si i tillë është i papërshtatshëm për vazhdimin e këtij koalicioni”, tha zoti Hajdari.

Zoti Hajdari tha se zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme dhe për këtë janë të vetëdijshëm të gjithë aktorët politikë në Mal të Zi.

“Brenda një harku kohor të shkurtër do të ketë zgjedhje ose një bllokadë të institucioneve në Mal të Zi. Shpesh herë në parlament koalicioni qeverisës nuk e ka shumicën dhe kësisoj deligjimitohet dhe janë të pashmangshme zgjedhjet qofshin për gjashtë muaj apo një vit, koha do të tregojë”, tha zoti Hajdari.

LEXO EDHE:  Vrasja e 41-vjeçarit në Elbasan/ Dalin detaje të reja

LEXO EDHE:  Ulërima në mes të natës/Ç'po ndodh në Tiranë?! (Video)



Në këtë kuadër zoti Hajdari vlerëson se forcat politike shqiptare duhet të marrin pjesë në çdo qeveri dhe pjesëmarrja e tyre duhet të rregullohet në mënyrë institucionale.

“Partitë shqiptare e kanë vendin në qeveri. Duhet që në mënyrë institucionale kjo çështje të zgjidhet dhe jo me ligj, por vetëm me aktin më të lartë shtetëror siç është kushtetuta. Se kush do të jetë në pushtet proserbët, promalazezët apo partitë qytetare nuk është fare e rëndësishme për shqiptarët”, tha zoti Hajdari.

Zoti Hajdari, vuri në dukje, se vizita e paralajmëruar e të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në Mal të Zi do t’i kontribuojë qëndrueshmërisë në vend.

“Besoj dhe kemi shpresë se Escobar dhe politika e SHBA-së do të kontribuojë në largimin e Frontit Demokratik, jo nga skena politike, por nga bërja e politikës së përditshme me konceptin e botëkuptimeve serbomadhe”, tha në intervistën për Zërin e Amerikës analisti politik Hajrullah Hajdari./voa

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Makina inteligjente ‘zbarkon’ në Durrës/ Qindra shoferë ‘kapen mat’

Publikuar

-

Nga

Nga mbrëmja e datës 5 nëntor  e deri në mbrëmjen e sotme, makina inteligjente është zhvendosur në qytetin e Durrësit, për të monitoruar qarkullimin e automjeteve në disa rrugë të brendshme dhe në hyrje-daje.

Gjatë monitorimeve me afate të shkurtra kohore, në shumë pika të cilësuara me risk për përfshirje në aksidente rrugore, nëpërmjet makinës inteligjente, janë konstatuar 746 shkelje për shpejtësi mbi normat e lejuara.

“112 shoferë janë konstatuar në shkelje të trefishtë: shpejtësi, përdorim të celularit dhe mosvendosje të rripit të sigurimit;



58 shoferë për shpejtësi, për të cilët është vendosur edhe sanksioni plotësues pezullim i lejes së drejtimit, pasi shpejtësitë varionin nga 70 km/h deri në 90 km/h në rrugët e brendshme të qytetit të Durrësit;

54 shoferë janë konstatuar me shpejtësi dhe pa vendosur rripin e sigurimit”, deklaron policia në njoftimin zyrtar.

LEXO EDHE:  Krimi i dyfishtë në Vlorë/ Policia jep detajet e para

LEXO EDHE:  U kap me lëndë narkotike/ Policia vë në pranga 21 vjeçarin

Më tej Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, motomjeteve, biçiklistët dhe këmbësorët që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, në mënyrë që të ketë më pak incidente apo lëndime në njerëz./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bashën e braktis një tjetër sekretar

Publikuar

-

Nga

Arben Kashahu ka dhënë dorëheqjen nga posti i Sekretarit për Marrëdhënieve me Jashtë në Partinë Demokratike.

Sipas burimeve të CNA.al, Kashahu ka dhënë dorëheqjen e parevokushme. Ai ka njoftuar Bashën dy javë më parë, duke theksuar se nuk mund të bashkëpunonte më me të.



Kashahu e ka mbajtu për 4 vite postin e Sekretarit për Marrëdhëniet me Jashtë, ndërsa tashmë është larguar përfundimisht duke braktisur Lulzim Bashën./CNA.al

LEXO TE PLOTE