Connect with Us

“Çorape leshi, e grisur te gishti”/ “Perla” e radhës nga deputeti Korreshi

Politikë

“Çorape leshi, e grisur te gishti”/ “Perla” e radhës nga deputeti Korreshi

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka goditur sërish sot, gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, ku është diskutuar platforma e re, “Agjencia për dialog dhe bashkëqeverisje”.

Projektligji në fjalë u prezantua ditën e sotme nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali, por është kundërshtuar nga deputetët e PD.

Deputeti Saimir Korreshi, e quajti platformën “si një çorape leshi e veshur në behar”.

“E di si më duket, si çorape leshi e veshur në behar që është grisur te gishti. Kjo agjenci ka shkelur ndonjë ligj? Ku është ajo hierarkia e ligjit. Si ka operuar? Ju deri tani thoni 43 mijë, një shifër e tillë? Sa do të jetë ajo zgjidhja që ky ligj do të ketë konkretisht. Tjetër që kam shumë problem, për sa i përket konfliktit që krijon me gjykatën administrative? Doni ta hiqni gjykatën? Tek ligji propozoni që do marrë vërejtje, do t’i shkulim veshin, do t’i heqim ditën e punës, por ligji parashikon që veprimet dhe mosveprimet bëjnë shpërdorim detyre”, tha Korreshi në komision./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Foto- Deputetët e Bashës ia shtrojnë në Milano/ Relaksohen në një lokal luksoze

Publikuar

-

Nga

Në një kohë kur kriza e brendshme në PD sa vjen dhe bëhet më e fortë, duket se deputetët e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit janë të qetë.

Në një denoncim që ka mbërritur në JOQ, shihen sekretari i përgjithshëm Gazmend Bardhi, deputeti Agron Gjekmarkaj dhe deputeti Saimir Korreshi që marrin rreze dielli dhe relaksohen në një nga lokalet në Milano të Italisë.

Sipas denoncuesit, fatura e pijeve u vajti 250 euro, duke e vënë theksin se lokali që kishin zgjedhur ishte i kushtueshëm.

Denoncimi në JOQ!



Demokratët rrugëve të papunë, paria e partisë aranxhatë në mes të Piazza Duomo.

Emigranti dixhital na shkruan nga Milano:

“Pershendetje JOQ, tju nis disa foto të elitës të PD duke ber pall në milano në një nga lokalet me të shtrenjtë ku fatura e pijeve u vajti 250 euro, ndërsa populli i shkret pret ndonjë gjë nga ata legena, ndërkohë që litri i naftës në shqipëri po shkon 200 lek litri. Mes tyre edhe deputeti i lushnjës ka ardh ne milano se ktej nuk ka minj që ta hanë nga këmbët në hotelet qe flejnë.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vokshi reagon në mesnatë/ Basha nuk merr dot vendime për FRPD, ka statut më vete

Publikuar

-

Nga

Deputetja Albana Vokshi, e cila është edhe kryetarja e Lëvizjes Demokratike të Gruas ka reaguar në mesnatë për vendimin e Lulzim Bashës, i cili shpalli hapjen e garës për kreun e ri të FRPD.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Vokshi shkruan se LDGSH dhe FRPD janë forume që organizohen me statutin e tyre dhe nuk ka asnjë të krejtë kryetari i partisë të ndërhyjë në vendimarrjet e tyre.

Ajo shton se PD ka nevojë për demokraci dhe jo arbitraritet.

Postimi i plotë i Vokshit:

Partia Demokratike ka nevojë për demokraci, jo arbitraritet!

Statuti i Partisë është i qartë: vendim-marrja e brendshme nuk lihet në një dorë. Përkundrazi, ajo është e shpërndarë mes një sërë organesh dhe drejtuesve të ndryshëm.



LEXO EDHE:  Ligji për noterinë/ Mazhoranca rrëzon Metën?

Organizatat Partnere të Partisë Demokratike, LDGSH dhe FRPD, janë forume që organizohen dhe drejtohen në bazë të Statutit të tyre. Askush, as Kryetari i PD, nuk ju merr dot vendimmarrjen.

Asnjë organ,  asnjë funksionar nuk mund të uzurpojë pushtetin që statuti ja njeh një forumi, organi apo funksionari tjetër.

Vecanërisht në situata  debati apo përplasjesh të brendshme, inati,  hakmarrja, intrigat nuk duhet të  prevalojnë ndaj statutit.

Përkundër, Statuti është vendimtar dhe mbi të gjitha ceshtjet e mbi te gjithë.

Pas 31 vjetësh, cdo demokrat është në mision, për t’u bashkuar për të ringritur partinë nëpërmjet fuqizimit të anëtarësisë, forcimit të demokracisë të brendshme, respektimit të  fjalës dhe mendimit të lirë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dokumenti- FRPD nxjerr nenet statutore për zgjedhjen e kryetarit të ri

Publikuar

-

Nga

Forumi Rinor i PD nuk e njeh vendimin e Lulzim Bashës për hapjen e garës për të zgjedhur kryetarin e ri.

Përmes një shkrese që mban firmën e kryetarit të FRPD Belin Këlliçi dhe sekretarit të përgjithshëm Grigels Muçollari, FRPD, nxjerr nenet statutore të cilat saktësojnë se Basha si kryetar i PD nuk ka asnjë të drejtë ligjore për të hapur garën.

LEXO EDHE:  Ish-sigurimsi fut në sherr anëtarët e Komsionit të Ligjeve

LEXO EDHE:  “Mos më detyro të…”/ Plas sherri në Komisionin e Ligjeve, Bardhi i kthehet keq Ermonela Felajt



Sipas nenit 1 FRPD është organizatë politike e të rinjve shqiptarë, ndërsa neni 37 pika 6 thotë se kryetari zgjidhet me votim nga anëtarët, sipas parimit një anëtar një votë./CNA.al

LEXO TE PLOTE