Connect with Us

Aksident i rëndë në Sarandë/ Detaje tronditëse nga vendi i ngjarjes

Kronika

Aksident i rëndë në Sarandë/ Detaje tronditëse nga vendi i ngjarjes

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një aksident i rëndë është raportuar në Qafë-Gjashtë të Sarandës, ku mësohet se një automjet me shpejtësi “skëterrë” ka përplasur një person, i cili kishte ndaluar të vendoste disa sende ne bagazhin e mjetit të tij.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 21:30 të mbrëmjes së sotme.

I plagosuri është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa në informacionet paraprake thuhet se ai ka humbur gjymtyrët.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë/ Plagosen dy maturantë

Forca të shumta policore ndodhen në vendin e ngjarjes, për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë aksident të rëndë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Zbardhet identiteti/ Kush është i riu që u plagos në këmbë

Publikuar

-

Nga

Policia ka zbardhur identitetin e të riut, i cili mbeti i plagosur në zonën e ish Bllokut.

Përmes një njoftimi nga policia, bëhet me dije se i plagosuri është shtetasi me inicialet I.SH 32 vjeç, ndërsa autori është shtetasi K.M 38 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Fale reagimit të menjehershëm të shërbimeve  të Policisë në kohë rekord u bë e mundur kapja dhe arrestimi i njërit prej autorëve të plagosjes me armë  të një shtetasi si dhe bllokimi i mjetit me të cilin autorët u larguan nga vendi I ngjarjes.



Rreth orës 19:00, në vendin e quajtur “Shallvaret” në afërsi të një bar-kafeje, dyshohet se pas një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri  shtetasi I. Sh, 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Si rezultat i reagimit të menjehershëm të sherbimeve  të Policisë në kohë rekord u bë kapja dhe shoqërimi në ambientet e Policisë për veprime të metejshme i njërit prej autorëve të dyshuar të ngjarjes shtetasit K. M, 38 vjeç dhe bllokimi i mjetit tip “Benz” që u përdor nga autorët për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit tjetër të ngjarjes i cili ka mundur të zbresë nga automjeti dhe të largohet në brendësi të pallateve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plagosi të riun në Bllok/ Arrestohet autori, policia jep detaje

Publikuar

-

Nga

Policia ka vënë në pranga autorin e plagosjes në Bllok.

Përmes një njoftimi, blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se i plagosuri është shtetasi I.SH i cili ka marrë një plumb në këmbë. Bëhet me dije se falë ndërhyrjes së tyre në kohë rekord u bë e mundur bllokimi i një makine tip Benz, që u përdor nga autorët për tu larguar, të cilët u shoqëruan për në ambientet e komisariatit.



LEXO EDHE:  Makina del nga rruga/ Aksidentohen 3 persona

Ne lidhje me plagosjen me arme zjarri ne kembe te shtetasit I.SH,  fale reagimit të menjehershëm të sherbimeve  të Policisë në kohë rekord u bë bllokimi i mjetit tip “Benz” i cili u përdor nga autorët për t’u larguar, dhe u shoqërua në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme  njëri  prej autorëve të dyshuar të ngjarjes. per pak do keni njoftim te plote”, njofton policia./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Një i plagosur në Bllok/ Dalin detaje të reja

Publikuar

-

Nga

#cnanews #cnalajme #citynews #citynewslajme #cnaal #lajmecna #lajme #politikecna #cnapolitike #cnaeditorial #cnashowbizz #showbizcna #cnaopinion #opinioncna

Detaje të reja kanë dalë nga plagosja mbrëmjen e sotme në zonën e ish Bllokut.

Mësohet se fillimisht ka nisur një konflikt mes disa të rinjëve, të cilët më pas kanë agravuar në përdorimin e armës.



Sipas të dhënave për media bëhet me dije se i plagosuri ka marrë një plumb në këmbë dhe është trasportuar drejt spitalit të Traumës për të marrë ndihmën mjekësore. Gjithashtu bëhet me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE