Connect with Us

Afera KESH-NOA dhe heshtja e të gjithëve

Aktualitet

Afera KESH-NOA dhe heshtja e të gjithëve

Publikuar

-

/
cna lajme aktuale

Në më shumë se një javë, me një dosje të plotë massive dokumentash, të cilat fillojnë nga shprehja e interesit deri tek firmosja finale e kontratës, CNA.al ka sjellë marrëveshjen KESH-NOA Energy. (Lexo këtu)

Një kontratë e firmosur në muajin maj. Por, e filluar në muajin mars të këtij viti, e cila thjeshtë dhe vetëm i ka sjellë një kompanisë private disa miliona euro fitim.

Duket qartazi se ka një lëvizje të shpejtë gjatë kohës që KESH drejtohej nga Benet Beci, deri tek firmosja nga një administrator i përkohshëm. Një skandal që duhet hetuar nga prokuroria, ndoshta dhe nga SPAK.

Por, jo vetëm organet e drejtësisë deri tani kanë heshtur. Nga ana tjetër janë edhe mediat që heshtin.

Pse po heshtin të gjithë?

Për të treguar se pse po heshtin të gjithë, po sjellim disa detaje. Në momentin kur filluam raportimin e lajmeve, ndërhyrjet në redaksinë e CNA.al ishin të forta. Gjithçka u ofrua, por ne nuk bëmë pas. Thamë se dosja do publikohej e plotë sepse e vërteta duhej të dihej nga publiku.

Që nga drejtori Benet Beci dhe “hafijet” e tij, e deri tek Gentian Sula, pronari i NOA Energy dhe lidhjet e tij të forta me biznesin apo opozitën.

Ne nuk u ndalëm, dhe e publikuam. Por, kurrë nuk besuam se ndërhyrjet do të ishin aq të forta sa mediat e tjera do të izoloheshin dhe një rast të tillë kaq skandaloz nuk do ta raportonin fare. Qoftë dhe përciptazi.

LEXO EDHE:  Heshtja që po vret Lulzim Bashën

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Nga ana tjetër, përveç medias që hesht, qëndron edhe Opozita, e cila çdo ditë bën sikur “halli i madh” është KESH-i dhe problemi i krizës energjitike e shpallur nga kryeministri, apo korrupsioni që pretendon se denoncon fort. Por, për këtë dosje hesht.

Pra, për aferën KESH-NOA, hesht Opozita, heshtin mediat, heshtin të gjithë.

Në fakt në CNA.al ka ndodhur shpesh që të heshtin me të tilla çështje. Kështu ka qënë edhe me inceneratorët. Kështu ka qënë edhe dosja e Xhemail Pasmaçiut, kështu ka qënë edhe dosja e Alfred Pezës, ligjit të Arsimit të Lartë, e shumë të tjera.

Pra, nuk ka asnjë gjë të papritur për ne. Por, është rast që përsëritet dhe duke qënë se po hesht shumica e mediave të kapura dhe Opozita, duket se çështja qenka shumë e madhe. Dhe tentakulat janë shtrirë kudo për të tilla afera, ku përfshihet media, Opozita, dhe instrumenti kryesor është Qeveria dhe institucionet shtetërore që favorizojnë të tilla kontrata abuzive./CNA.al

Pse Basha nuk flet për aferën KESH-NOA?!

SKANDALI KESH – NOA/Zbulohet kontrata korruptive që fundos zyrtarët

Zbardhen të tjera detaje nga abuzimi i KESH/ CNA.al sjell dokumentet, dy institucione përfshihen në skandal

Dokumenti/ Si filloi afera KESH-NOA

Afera KESH-NOA/ Zbulohen të tjera dokumente

Benet Beci përfshihet në skandal/ Firmosi kërkesën për kontratën abuzive në KESH

Skandali KESH-NOA/ Një aferë korruptive, nga Benet Beci tek institucionet e përfshira

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

“Nuk do të gjeni asnjë në zyrat e PD/ Ironia e Elezit: Një saldator nesër vlen sa një mbretëri

Publikuar

-

Nga

Takimi i Shehajt me Yuri Kim/ Elezi: Fasadë, nuk e zgjidh dot ngërçin në PD

Ish kreu i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi ka reaguar lidhur me protestën e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Elzi shkruan se pjesmarrja masive e anëtarësisë nuk është tregues force, por tregues vullneti.

 

Sipas tij, nesër demokratët fatkeqesisht, nuk do gjejnë asnje drejtues në zyrat e PD. Ndërkohë, Elezi nuk ka kursyer as ironinë teksa shkruan se një saldator nesër vlen sa një mbretëri.



 

“1 dite, sa 4 vjet !
Dita e neserme vlen shume per çdo demokrat, pjesmarrja masive e antaresise nuk eshte tregues force por tregues vullneti. Nese neser, pavaresisht arsyes, deshton zbatimi i vendimeve te kuvendit dates 11 dhjetor, çeshtja do zvarritej e zvenitej, dhe do na çonte drejt degradimit.
Tabloja me foto dyersh metalike, foto te fortesh me maska, me ecejake te dyert e blinduara, eshte nje tablo virtuale dhe aspak reale.

LEXO EDHE:  “Arrest me burg” për 22-vjeçarin që aksidentoi policin

LEXO EDHE:  “Arrest me burg” për 22-vjeçarin që aksidentoi policin

E gjitha kjo behet per t’ju konfuzuar, dhe S29 ka rene ne kete gracke. Demokrat te jeni te sigurt se neser, fatkeqesisht, nuk do gjeni asnje drejtues ne zyrat e PD. Nuk do gjeni asnje te forte apo kapuçzi.

Sdo kete as polici brenda oborrit te PD E shumta do gjeni rojen apo ndonje punojes admimistrate.
Te tjerat gjera qe thuhen jane sajesa per t’ju konfuzuar. Nese ju tregojne ndonje arsye per ta shtyre perseri daten 8, ta dini se eshte mashtrim.

Opozitarizmi do futet ne nje gjendje konfuziteti qe do na kushtonte pothuajse 4 vjet.
Neser çdo demokrat duhet ta vleresoje pjesmarrjen. Neser ti merr pjese per veten tende dhe jo per interesin e dikujt, mos u konfuzo. PS: nje saldator neser vlen sa nje mbreteri”, shkruan Elezi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha: Me blindat e Bashës do ngrejmë përmendore

Publikuar

-

Nga

cna politike

Lideri historik i PD, Sali Berisha është shprehur se nesër Lulzim Basha do të largohet nga selia e Partisë Demokratike.

I ftuar në një studio televizive, Berisha ka thënë se nesër , në protestën e 8 Janarit, do të hiqen blindat.



Madje ish kryeministri tha se me to mund të ngrihet një përmendore për të kutjuar historinë e turpshme të krijuar nga Lulzim Basha.

LEXO EDHE:  “Reforma në Drejtësi nisi dje dhe u mbyll sot”/ Edith Harxhi flet me fakte

LEXO EDHE:  Heshtja që po vret Lulzim Bashën

Do hiqen dhe do i bëhen dhuratë Lulzim Bravës. Ne nuk ndërrojmë brava. Do heqim blindat. Ka dhe propozime tjera që ato të ngrihen si një lloj përmendore, si një histori e turpshme që vetë PD të kujtohet se çfarë ka ndodhur”, është shprehur ndër të tjera Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Nesër do kacafyten”/ Braçe: Godina ku po zihen ‘PD’-të është e vjedhur në vitin 2013!

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar në lidhje me situatën në selinë blu dhe protestën e nesërme të paralajmëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe shprehet se ajo godinë ku po zihen ‘PD’-të është e vjedhur dhe nuk do ta gëzojnë.

Ai  shkruan se në vitin 2013, kur një shumicë e madhe shqiptarësh i përzuri nga pushteti, Sali Berisha, Arben Imami dhe Lulzim Basha i cili asokohe ishte kryetar bashkie, i grabitën Ushtrisë në shkelje të plotë me ligjin një prone.

 

“BETEJA PER PLAÇKËN;
AJO GODINE KU PO ZIHEN PD-te,
ESHTE E VJEDHUR!



SIC NIS ASHTU VAZHDON,
ASHTU DO MBAROJ;
GJEJA E VJEDHUR NUK GEZOHET!

Fjalia me hipokrite qe degjoj ne 10 dite:
KJO, AJO, ESHTE SHTEPIA E DEMOKRATEVE ETJ ETJ!

Ne 2013-ten, kur nje shumice e madhe shqiptaresh i perzuri nga pushteti, ne pritje per tu bere ditet e ikjes,
kryeministri-ky Sali Berisha, ministri i mbrojtjes-ai Arben Imami, kryetari i bashkise-ky Lulzim Basha, i GRABITEN Ushtrise, ne shkelje te plote te ligjit nje prone, kete prone qe sot e quajne “SHTEPIA E TE GJITHE DEMOKRATEVE”;

Pasi bene vendimet dhe morren godinen,
u kthyhen pas te merrnin miratimin e komandantit te Ushtrise, duke e bere grabitjen me te dukshme!

Per kete PRONE TE GRABITUR po kacafyten e neser do perleshen me njeri tjetrin;
JANE TE GJITHE ATA QE E GRABITEN ME FIRMAT E TYRE!

Fati eshte i percaktuar prej 2013-tes;
GJEJA E VJEDHUR NUK GEZOHET!”, shkruan Brace./CNA.al

LEXO TE PLOTE