LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A je i gatshëm ti nënshtrohesh Vettingut?/ Taulant Balla “kyç” gojën, devijon përgjigjen

19 Tetor 2021, 09:38, Politikë CNA
A je i gatshëm ti nënshtrohesh Vettingut?/ Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, ka folur për propozimin e PD në lidhje me Vettingun në politikë.

Balla është ndalur tek gjërat teknike, por kur është pyetur nëse do të ishte ai dhe familja e tij t?i nënshtroheshin procesit të Vettingu, është përgjigjur vetëm në parim.

Nga njëra anë ka pohuar se ishte i gatshëm njëqind për qind për çdo propozim dhe nga ana tjetër ka thënë se nuk mund të japë përgjigje pa u njohur me rregulloren.

?Jemi 100 përqind të gatshëm për cdo gjë që propozohet. Do të ishte jo etike të jepja një përgjigje pa u njohur plotësisht me rregulloren?, ka thënë Balla duke mos dhënë një përgjigje të saktë dhe konkrete.

Për të kaluar këtë situatë, ai ka devijuar deklaratën, duke përmendur Opozitën.

?Duhet ta pranoj se është pozitive që kemi opozitë që ka interes të vijë me cështje që ja vlen të përqëndrohemi.

PS ka shprehur që ditën e parë gatishmërinë që të bashkëpunojmë dhe bisedojmë hapur pa kushte?, është shprehur Balla, i cili më tej ka folur me kreanri për Vettingun në drejtësi.

?Dua ta them me zë të lartë që Vetingu ka ecur shumë mirë, madje larg pritshmërive tona. Në këtë këndvështrim theksoj që PS nuk do  të hyjë në negociata për gjëra teknike.

Politika duhet të rrijë larg nga proçesi i vetingut dhe vetingu në tërësi?, është shprehur ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga