Connect with Us

12 veshje standarte që duhet t’i keni patjetër pjesë të garderobës

Fashion

12 veshje standarte që duhet t’i keni patjetër pjesë të garderobës

Publikuar

-

cna lajm show

Të gjitha vajzat duan veshje, shumë veshje. Edhe kur kanë shumë  veshje sërish kanë nevojë për veshje të tjera. Me pak fjalë pasurimi i garderobës është gjithmonë shumë acarues dhe i paplotë.

Gjithsesi duhet të këmi parasysh që ekzistojnë, për fat të mirë, disa veshje standarte të cilat duhet patjetër të jenë pjesë e garderobës dhe që mund të na shpëtojnë në shumë raste kur kemi urgjenca.

Xhinse të ngushta

Xhinset e ngushta duhet të jenë patjetër në garderobën tuaj. Nëse dini t’i zgjidhni me kujdes, ato mund të rrinë mjaft rehatshëm, janë në çdo ngjyrë, dhe për më tepër mund t’i kombinoni me çfarë do lloj bluze apo këmishe të doni.

cna lajm show

Fustan i shkurtër i zi

Qoftë për një kafe në mëngjes apo për një gotë në darkë me shoqërinë,me taka, me sandale apo edhe me atlete,një fustan i shkurtër i zi do t’ju hynte kudo në punë.

 

Fustan i zi

 

Një bluzë e thjeshtë e bardhë

Një bluze e bardhë dhe e thjeshtë ju nxjerr gjithmonë nga situata. Ju mund ta vishni atë me çdo gjë duke nisur që nga pantallona, fund, xhinse të shkurtëra, mund t’i vini bizhuteri sipër saj, mund t’a vishni me taka ose me atlete, ajo hyn në punë me çdo gjë.

Tetë mënyra si të kombinojmë një bluzë të bardhë - Opinion.al

Xhaketë e thjeshtë xhins

Për një pamje të thjeshtë përditshmërie, por që doni ta miksoni pak veshjen tuaj dhe me klasin, një xhaketë e thjeshtë xhinsi do t’ju hynte shumë në punë, lehtë e kombinueshme dhe e përshtatëshme në çdo stinë, një xhaketë e tillë nuk duhet të mungojë në garderobën tuaj.

Xhakete Xhins | Veshje Per Femra | Bli Online | Matrapazi

Xhaketë e zezë lëkure

Një veshje klasike, por edhe sportive ndërkohë, nuk duhet të mungojë në garderoën tuaj. Ideale për një takim të parë apo për të lënë mbresa, xhaketa e zezë e lëkurës, është gjithëçka që ju duhet për sezonin e vjeshtës.

LEXO EDHE:  Nuk kursehet aspak/ Tayna shpenzon shifrën e “çmendur” për një veshje

Xhakete Lekure per Femra , Ngjyre e Zeze

Një pale taka

Edhe pse ndoshta nuk jeni tipi i takave të larta, pasja e një palë takash të zeza në shtëpi do ju nxirrte fare mirë nga çdo situatë. Çdo lloj veshjeje, do të ishte në një nivel tjetër me veshjen e takave të zeza.SANDALE FEMRA Sandale per femra

Atletet e bardha

Arsyet pse një palë atlete të bardha duhet të jenë në garderobën tuaj janë të shumta, por më e rëndësishmja është komforti që ato të japin dhe rehatia. Nëse keni një ditë të gjatë në punë ose kudo, zgjidhja më e mirë do të ishin një palë atlete të bardha.

Si t'i pastroni atletet dhe këpucët e bardha - Shqiptarja.com

Xhaketa sportive

Një xhaketë sportive kthen në shik çdo veshjeje tuajën. Qoftë fustan, pantallona të shkurtra apo xhnse, një xhaketë sportive e kthen veshjen tuaj në një veshje trendi dhe me personalitet.

Xhaketa sportive të grave

 Çizme të zeza

Në sezonin e vjeshtë-dimër, një nga aksesorët më të rëndësishëm që nuk duhet të mungojë është dhe një pale çizmesh të zeza. Ato kombinohen fare lehtë me çdo gjë, janë të përshtatëshme për çdo ambjent, si dhe të japin një pamje femërore.

ÇIZME

Streçe të zeza  

Çdo vajzë pothuajse ka në garderobën e saj një palë streçe të zeza. Përveç rehatisë që ato mundësojnë, ato shkojnë gjithashtu qoftë me taka apo me atlete, me bluzë të thjeshtë apo me këmishë, apo me bluzë tutash, streçet e zeza janë gjithmonë një zgjedhje praktike./CNA.al

GjirafaMall.com: Streçe Asics, XS, të zeza

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Fashion

FOTOT-Preferoni çizme të gjata?/ 3 ide si t’i kombinoni

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Prej kohësh tashmë çizmat e gjata janë në preferencën e shumë vajzava dhe është kthyer në aksesorin më të kërkuar.

Për tu dukur bukur duhet të dimë si ti kombinojmë.

  1. Me xhinse

Ky është kombinimi ideal per tu dukur bukur dhe pët tu ndjerë rrehat. Vishni pantalloant xhins të preferuara dhe një bluze të ngrohtë dhe për tu dukur më stylish kombinoj me cizme të gjata.

LEXO EDHE:  FOTOT-Klas dhe ngjyra/ Parada e politikaneve para Kuvendit

LEXO EDHE:  Nuk kursehet aspak/ Tayna shpenzon shifrën e “çmendur” për një veshje



 

  1. Me një bluzë të gerë (oversize)

Një bluzë e gjërë ose një pallto apo xhup i madh është gjëja më e mirë që mund të bashkoheni me çizmet tuaja deri në gju.

  1. Me një fund të shkurtër ose këmishë të gjatë

Këmishat minimaliste dhe fundet janë kombinimi më klasik i nje veshjeje me cizme. Pa diskutim që do dukeni shume  elegante./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Fashion

VIDEO- Dëshironi buzë të plota?/ Ndiqni këto truke të thjeshta

Publikuar

-

Nga

cna lajm show

Buzët e plota prej kohësh tashmë kanë qenë trend dhe me shumë mundësi do të vazhdojnë të jenë. Nuk keni pse të shkoni në kirurgu, ju mund ti keni këto buzë të plota duke ndjekur disa truke nga aktorja franceze Brigitte Bardot.

Në vazhdim po ju zbulojmë se si mund të keni buzë të plota sipas shembullit të Brigitte Bardot:

1– Gjithmonë kini kujdes që lapsi i buzëve t’i përshtatet ngjyrës suaj natyrale të buzëve, përkatësisht ngjyrës së buzëkuqit të cilin planifikoni ta përdorni, në mënyrë që të arrini pamje natyrale të buzëve.

2– Bëni me laps buzët nga këndi i jashtëm në drejtim të anës së brendshme mbi skajin e buzëve në mënyrë që vizualisht t’i shtoni vëllimin e tyre.

LEXO EDHE:  Palltoja që e bën çdo veshje të duket e shtrenjtë

LEXO EDHE:  Tendencat e reja të 2018-ës



3– Francezet janë të njohura për stilin e tyre decent dhe grimin suptil. Mos e teproni me vizatimin e harqeve të buzëve, sepse nuk do të jeni të kënaqura me rezultatin përfundimtar.

4– Plotësoni skajet e buzëve me buzëkuq, por me ndihmë të brushës. Nëse keni problem me vizatimin e linjave të rrafshëta, buzëqeshni.

Në këtë video të grimit të artistes Charlotte Tilbury zbuloni se si mund t’i bëni më të plota buzët sipas shembullit të Brigitte Bardot./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Fashion

FOTOT- Do guxonit?/ Trendet e fundit të fustaneve të nusërisë

Publikuar

-

Nga

Të gjitha vajzat ëndërojnë për fustanin e bardhë të nusërisë ditën më të lumtur të jetës së tyre.

Ashtu si moda dhe trendet ndryshojnë për veshje dhe aksesorë, duket se i njëjti efekt ka ndodhur edhe në fustanet e nusërisë.



Nga fustanet e shkurtëra, ngjyrat të tjera veç të bardhës, pantallonat etj, ju ftojmë të shikoni disa nga modelet më moderne të fustaneve./CNA.al

1.Fustane të shkurtëra.

2.Fustane me pupla

3.Me ngjyra

4.Fusatane me fije

5.Fustan me mëngë jashtë

6.Fustan, jo në fakt. Pantallona.

7.Me të çarë të theksuar

LEXO TE PLOTE