LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U arrestua për falsifikim dokumentesh/ Ish-drejtorit të Kadastrës Vlorë i gjendet një “tufë” parash

18 Tetor 2021, 21:12, Aktualitet CNA
U arrestua për falsifikim dokumentesh/ Ish-drejtorit të Kadastrës

Detaje të reja kanë dalë pas arrestimit të ish-drejtorit të Kadastrës në Vlorë, Klodjan Troci.

Sipas asaj që raportohet, ish drejtorit të Kadastrës i janë gjetur 100 kartëmonedha 500 euroshe, në total prej 50 mijë eurosh në shtëpi. Ndërsa 15 mijë euro të tjera i janë gjetur të veçuara.

Kujtojmë se Troçi u vu në pranga pas hetimeve disa javore, për tjetërsimin e pronave në bregdetin e jugut.

Ai dyshohet se ka bashkëpunuar nga viti 2019 deri në vitin 2021, me Bardhyl Gjikën, drejtori i drejtorisë e administrimit të tokave në Vlorë dhe specialistin në drejtorinë e administrimit të tokave, Kreshnik Mino për falsifikim të dokumenteve të pronësisë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga