Connect with Us

Tërmeti në Lezhë/ IGJEUM qetëson qytetarët: Nuk ka vend për panik

Kronika

Tërmeti në Lezhë/ IGJEUM qetëson qytetarët: Nuk ka vend për panik

Publikuar

-

cna lajm aktualitet

Mbrëmjen e djeshme, Shqipëria u shkund nga një tërmet 4.5 Rihter me epiqendër në Lezhë, por që u ndje edhe në disa qytete të tjera. Lëkundja ka shkaktuar frikë dhe panik te qytetarët por fatmirësisht nuk janë raportuar dëme. Në një lidhje për “Abc-ja e mëngjesit”, përfaqësuesja e IGJEUM, Anira Gjoni tha se nuk ka vend për panik.

“Nuk ka vend për panik sepse ashtu siç ne e publikuam mbrëmë kemi pasur një ngjarje sizmike, 10 km në verilindje të Shëngjinit dhe ishte diku tek 69 km në largësi nga qendra e Tiranës. Ishte 4.5 Rihter, tek 5 ballë. Në momentin e parë nuk ishin raportuar dëme dhe ashtu siç ne e dimë është një vend sizmik dhe presim nga moment në moment mund të ketë lëkundje por nuk ka vend për panik.”, tha ajo.

LEXO EDHE:  Dëmet nga tërmeti/ 40 urdhër-arreste, në pranga zyrtarë dhe ndërtues pallatesh

Pyetjes se nëse duhet të shqetësohemi pasi rënies së tërmetit gjatë periudhës që janë shënuar dhe tërmete të tjera, Gjoni u përgjigj: “Nuk ka të bëjë me periudha vjeshtë apo verë, ka qenë një rastësi periudha e vjeshtës. Janë më të lehta zakonisht se tregojnë tendencën e shuarjes së vatrës.”

Lëkundjet e forta të tërmetit/ IGJEUM jep detajet

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Zjarr i madh në Vlorë/ Rrezikohen disa banesa

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike, rajon

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e sotmë në Vlorë, në lagjen Pavarësia.

Sipas raportimeve, fillimisht janë përfshirë nga flakët disa kallamishte, ndërsa zjarri i favorizuara nga era ka përfshirë  një ndërtesë të pabanuar.

Si pasojë e flakëve rrezikohen edhe banesat e tjera aty pranë.



Ndërkaq, në vendngjarje kanë shkuar dhe forcat zjarrfikëse.

LEXO EDHE:  Tërmeti i djeshëm/ Emergjencat Civile: Dëmet që u regjistruan në Mat

LEXO EDHE:  Rrëfimi i personit që denoncoi grabitjen e pronave në Lezhë

Deri më tani, nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e zjarrit.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makina përplas këmbësorin në Pogradec/ 54 vjeçari në gjendje të rëndë

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në rrugën e fshatit Volorekë, Pogradec.

Mësohet se një automjet ka përplasur një 54 vjeçar, këmbësor. I aksidentuari ndodhet në spital në gjendje të rëndë, ndërkaq, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.

Pogradec/Informacion paraprak



Më datë 04.11.2021, rreth orës 17:15, në rrugën e fshatit Volorekë, Pogradec, shtetasi B. M., duke drejtuar mjetin tip “Mercedes Benz”, ka përplasur shtetasin A. D., rreth 54 vjeç, banues në Pogradec, këmbësor në rrugë, i cili ndodhet në Spitalin e Pogradecit në gjendje të rëndë shëndetësore.

LEXO EDHE:  Rindërtimi pas tërmetit/ Ahmetaj zbulon se si do të proçedohet me ndërtesat e dëmtuara

LEXO EDHE:  Prodhonte dhe shiste kanabis/ Arrestohet një person në Lezhë

Drejtuesi i mjetit, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tentohet të rrëmbehet një person në Vlorë/ Krimi godet sërish

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Policia e Vlorës ka njoftuar se dy shtetas, 34 dhe 31 vjeç kanë tentuar të marrin forcërisht në makinë një tjetër shtetas.



“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë shpallën në kërkim shtetasit S. S., 34 vjeç dhe S. J., 31 vjeç, të dy banues në fshatin Armen, Vlorë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, për motive të dobëta kanë tentuar të marrin në makinë forcërisht shtetasin A. S. Vijon puna për kapjen e tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE