LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Spektakël në Shkodër/ Vllaznia mund me goleadë Dinamon dhe argëton tifozët

18 Tetor 2021, 19:40, Sport CNA
Spektakël në Shkodër/ Vllaznia mund me goleadë Dinamon dhe

Vllaznia ka siguruar vendin e dytë në renditjen e Superiores me një fitore mbresëlënëse me shifrat 6-3 ndaj Dinamos, në një ndeshje me ritëm të jashtezakonshem në ?Loro Boriçi?. Ndeshja e luajtur në stadiumin e Shkodres i pati të gjitha, spektakël, emocione dhe një lumë golash. Kuqeblutë kanë triumfuar ndaj ?nëndetëses? në çmendurinë mes 9 golave.

Takimi ka nisur festivalin e golave që në minutën e 5, kur Ibrahimi zhbllokon rezultatin. Nuk do të vononte gjatë dhe Dianje kthen baraspeshën, ndërsa Gjurgjeviç do të përmbyste shifrat në minutën e 34-t.

Pjesa e dytë do të rezervonte përsëri spektakël në fushën e lojës. Vllaznia shënon të tretin, ndërsa më pas Ibrahimi shndërron në gol një penallti të dhuruar nga sistemi VAR. Aralica kundërpërgjigjet në minutën e 70, por vetëm 120 sekonda më vonë ishte Skuka që la ndeshjen të hapur. Megjithatë Vllaznia nuk do të ndalej me kaq. Në minutën e 82-të Jonuzi realizon një kryevepër nga jashtë zone, ndërsa në sekondat e fundit të ndeshjes ishte Mustedanagiç ai që vulos shifrat në 6-3.

VLLAZNIA-DINAMO 6-3
GOLAT: 16? Dianje, 35? Gjurgjeviç, 55?, 70? Aralica, 83? Jonuzi, 90?+6? Mustedanagiç / 5?, 67? (p) Ibraimi, 72? Skuka

Lajmet e fundit nga