LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shuhet Colin Powell/ Berisha thellësisht i pikëlluar: Ishte mik i shquar i kombit shqiptar

18 Tetor 2021, 14:43, Aktualitet CNA
Shuhet Colin Powell/ Berisha thellësisht i pikëlluar: Ishte mik i

Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Gjeneralit amerikan Colin Powell.

Berisha shkruan se ai ishte njëri nga personalitetet më të shquara të politikës së jashtme dhe të mbrojtjes së SHBA dhe mik i shquar i kombit shqiptar.

“Dielli perendoi pergjithmone per amerikanin e madh, mikun e shquar te kombit shqiptar, Gjeneralin Colin Powell!

Te dashur, miq Gjenerali Colin Powell, ish sekretari i shtetit, ish shefi i shtabeve te Ushtrise se SHBA, njeri nga kolloset, personalitetet me te shquara te politikes se jashtme dhe te mbrojtjes se SHBA dhe mik i shquar i kombit shqiptar mbylli syte pergjithmone.

Karriera e Gjeneral Colin Powell eshte ajo e nje sherbetori te perkushtuar te kombit te tij, e nje strategu dhe gjenerali brilant dhe fitimtar e nje lideri te rralle me reputacion boteror te ushtrise dhe diplomacise se SHBA. Ai ishte nje mik i madh i kombit tone, qe me nismen e tij Karta e Adriatik 3 mbeshteti Shqiperine ne rrugen e anetaresimit te saj ne NATO. Ndjehem thellesisht i pikelluar nga ky lajm tragjik, kam patur privilegjin dhe fatin ta pres si mik ne viziten e tij private ne Shqiperi por dhe ta takoj ne viziten e tij zyrtare si sekretar shteti ne Tirane dhe me vone ne Ëashington si kryeminister i Shqiperise.

Keto takime dhe bisedat e mia me te do ti ruaj perjete si nje thesar te cmuar. Duke shprehur nderimin me te madh dhe mirenjojen e pakufishme i percjell ngushellimet e mia me te ndjera bashkshortes, familjareve, miqve dhe te afermve te Gjeneralit Colin Powell, une lutem se bashku me ta qe shpirti i madh i tij te gjej paqen e merituar. Amin. sb.”/CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga