Connect with Us

Shkëmbi merr përsipër përgjegjësinë e humbjes: Luajta për gjithçka, ose humbja ose ktheja rezultatin

Sport

Shkëmbi merr përsipër përgjegjësinë e humbjes: Luajta për gjithçka, ose humbja ose ktheja rezultatin

Publikuar

-

Vllaznia-Dinamo ishte një nga ato ndeshje që çdo tifoz pret me padurim ti shohë. Ky duel i munguar prej vitesh ishte kartolina më e bukur e Superiores. Ndeshja e luajtur në “Loro Boriçi” i pati të gjitha, spektakël, emocione dhe një lumë golash. Kuqeblutë kanë triumfuar 6-3 ndaj “nëndetëses” në çmendurinë mes 9 golave. Në përfundim të kësaj supersfide protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për mikrofonin e “Supersport”.

Shkëmbi (Dinamo): “Gabuam shumë. E nisëm mirë, shënuam gol. Nuk ishim të përqendruar, nuk arritëm të dilnim nga presioni i kundërshtarit. Pësuam nga një goditje standart. Të vjen keq se kishim punauar. Në futboll kur të ecën ters, e kam provuar edhe vetë si lojtar, kur përpiqesh ta mbledhësh është e vështirë. Gabuam në tërësi si skuadër në skuadrën mbrojtëse. Asnjëherë nuk harroj cilësitë që ka Vllaznia. Patjetër që ne i dinim cilësitë e kundërshtarit. U munduam të merrnim masat, por gjithçka shkoi keq. Normale që përgjegjësitë janë të miat e të stafit, pastaj të lojtarëve. U ndodh të gjithëve të kenë një moment të keq. Ndërrimet i bëra duke qenë në disavantazh. Mihana vuante presionin e kundërshtarit. Mendova të luaj për gjithçka, ose ta humb ndeshjen, ose ta kthej rezultatin”.

Brdariç (Vllaznia): “Së pari urime ekipit tim. Kishte shumë dëshirë sot. Besuam që nga sekonda e parë se jemi të aftë ta fitojmë këtë ndeshje. E kisha harruar që kishim fituar 5-3 me Laçin. Pas 2-3 orësh kur të shoh ndeshjen me siguri do të gjej diçka kur të më bjerë pak adrenalina. Para ndeshjes ishte gjithçka në balancë. Ishim të dyja ekipet me nga 6 pikë, megjithëse ne ndoshta mund të kishim 4 pikë më shumë. Tani jemi në vendin e dytë, Tirana në të parin.

Jemi shumë të gëzuar për fitoren që morëm sot. Jemi të dyja skuadra që kërkojmë të shkojmë sa më lart në renditje. Jemi duke ndërtuar Vllazninë e re. Çdo gjë vjen me kohën. Duhet të kemi pasion. Ndeshja e sotme nuk u fitua vetëm me mbrëmjen e sotme, pasi kemi 2 javë që punojmë për këtë ndeshje. Jam i lumtur për të gjithë golat. Golat më të thjeshtë janë më të mirët. Krijuam shumë raste dhe i vlerësoj të gjithë sulmuesit. Kemi punuar shumë javët e fundit në pjesën e finalizimeve. Ishin ekselentë sot”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

Europa League/ Uzuni shënon me Ferencvarosin, Lazio bën “paqe” me Marsejën

Publikuar

-

Nga

Janë mbyllur sfidat e mbrëmjes në Europa League. Myrto Uzuni ka gjetur përsëri sot rrjetën në arenën ndërkombëtare, duke shënuar golin e tij të dytë në kete kompeticion me fanellën e Ferencvarosh. Sulmuesi shqiptar, si zakonisht titullar me skuadrën hungareze, gjeti golin në pjesën e dytë të ndeshjes, por pa mundur të ndryshonte fatet e sfidës ndaj Sëlltik, pasi skocezët fituan me shifrat 3-2. Gjithsesi, për lojtarin e përfaqësueses ky gol është një tjetër konfirmim i aftësive të tij dhe një tjetër sinjal i qartë për trajnerin Edi Reja që duhet ta shohë si titullar.

Lacio është plotësisht në garë për kualifikimin e mëtejshëm në Ligën e Europës, pasi ka ruajtur vendin e dytë në grup me një barazim në fushën e Olimpik Marsejës, Në një ndeshje me shumë episode, ishin francezët që kaluan të parët në avantazh, por pastaj u goditën në shtesën e pjesës së parë dhe në fillimin e të dytës, me golat e Anderson dhe Imobile. Në fund, një gol mes rrëmujës i Paje, bëri që dueli të mbyllej me barazim duke lënë italianët me një avantazh prej një pikë ndaj francezëve në renditjen e grupit. Sa u përket sfidave të tjera, ra në sy fitoja e thellë 3-0 e Fenerbahçes në fushën e Antverp, me Mërgim Berishën i cili shënoi golin e fundit në portën e belgëve.

REZULTATET 

GRUPI C

Leister-Spartak Moskë 1-1
58′ Amertei / 51′ Moses

GRUPI D

Antverp-Fenerbahçe 0-3
9′ Jandas, 16′ Majer, 29′ Berisha

GRUPI E

Marsejë-Lacio 2-2
33′ (p) Milik, 82′ Paje / 45’+7′ Anderson, 49′ Imobile



GRUPI F

Crvena Zvezda-Midtjylland 0-1
56′ (ag) Kanga

Braga-Ludogorets 4-2
25′ Al Musrati, 37′ Medeiros, 40′ Galeno, 73′ Gonzalez / 33′ Sotiriu, 79′ Plastun

GRUPI G

Bajer Leverkusen-Betis 4-0
42′, 52′ Diabi, 86′ Virtz, 90′ Amiri

Ferencvarosh-Sëlltik 2-3
11′ Zubkov, 86′ Uzuni / 3′ Furuhashi, 23′ Zhota, 60′ Abada

GRUPI H

Dinamo Zagreb-Rapid Vjenë 3-1
13′ Petkoviç, 34′ Andriç, 83′ Sutalo / 8′ Knasmulner

LEXO TE PLOTE

Sport

Conference League/ Konte nis me fitore aventurën te Tottenhami, Bodo Glimt sërish “makth” për Romën

Publikuar

-

Nga

Ndeshjet e darkës në Ligën e Konferencës kanë sjellë duelin e parë të Antonio Kontes në drejtimin e Totenhem dhe fitoren e parë të tij. Por ajo nuk ishte pa telashe.

Totenhem shkoi në 3-0 ndaj Viteses, por pastaj pësoi dy gola dhe pa Romeron të ndëshkohej me të kuq, duke rrezikuar shumë në minutat e mbetur të sfidës, që u mbyll më pas edhe me dy kartonë të kuq nga miqtë.

Ndërkohë, Roma e Murinjos ndalet përsëri nga Bodo/Glimt e Norvegjisë, e cila barazoi me shifrat 2-2 në Itali, duke qenë dy herë në avantazh ndaj italianëve. Ata rrezikuan deri në fund të sfidës por nuk arritën të siguronin fitoren edhe pse në fushë ishin titullarët.

REZULTATET

Roma-Bodo/Glimt 2-2
54′ El Sharaui, 84′ Ibanez / 45’+1′ Solbaken, 65′ Bothaim



Slavia Pragë-Makabi Haifa 1-0
49′ Kushta

Union Berlin-Fejnord 1-2
41′ Timer / 15’ Sinisterra, 72′ Desers

PAOK-Kopenhagë 1-2
8’ Zivkoviç / 35′ Ankersen, 50′ Biel

Ren-Mura 1-0
76′ Bade

Totenhem-Viteshe 3-2
15’ Son, 22′ Lukas Mura, 28′ (ag) Rasmusen / 32′ Rasmusen, 39′ Bero

LEXO TE PLOTE

Sport

Po shkëlqen në Austri me gola, gazeta prestigjoze në Itali i bën speciale sulmuesit shqiptar

Publikuar

-

Nga

Vrioni po rikthen vëmendjen te futbolli në qytetin e vogël austriak. Uatens është një qytet me 8 mijë banorë në rrethin e Tirolit dhe është më i famshëm për muzeun e kompanisë së kristaleve “Svarovski” sesa për futbollin. Por aty aktivizohet shqiptari Xhakomo Vrioni, i cili numëron edhe dy paraqitje me Kombëtaren e Edi Rejës, që po ringjall entuziazmin në qytet, ku është kthyer në një bombardues në sulm duke shënuar 7 gola në 11 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës kombëtare. Gjithashtu, edhe tre gola në tri ndeshjet e fundit.

“La Gazetta dello Sport” i ka kushtuar një shkrim shqiptarit ku tregon se ai po lë një impakt në Austri. Sulmuesi i lindur në ’98-ën, në pronësi të Juventusit, në verë mori një biletë vetëm vajtje për në Austri dhe nuk u pendua për këtë zgjedhje. Aty nisi një eksperiencë të re në futboll dhe në jetën jashtë fushës, si një djalë i mirë me ëndrrat dhe shpresat për të garuar në një kampionat të huaj. Xhakomo u përshtat shumë mirë me ambientin dhe skuadrën, sidomos edhe me trajnerin Silberger, i cili ka shumë eksperiencë në kampionatin austriak. Ai besoi menjëherë te djaloshi, duke e aktivizuar titullar dhe tani ai e falënderon duke shënuar, përfshirë edhe dy gola vendimtarë ndaj Austrisë së Vjenës dhe Laskut.



Ai debutoi mes profesionistëve me Venecian në vitin 2018 dhe me fanellën e Juventusit në Serinë A. Dy vjet më vonë kundër Romës kur në stol ishte Sarri. Bardhezinjtë e kanë mbajtur në zotërim kartonin e tij, duke e dërguar në huazim. Megjithatë, sytë janë gjithmonë tek ai, ata e studiojnë nga larg dhe e ndjekin ecurinë e djaloshit. “Vrioni për të pushtuar Austrinë, Svarovski Tirol udhëhiqet nga… një xhevahir italo-shqiptar”, shkruan “La Gazetta dello Sport”.

LEXO TE PLOTE