Connect with Us

Rusia pezullon misionin e saj në NATO

Bota

Rusia pezullon misionin e saj në NATO

Publikuar

-

cna lajme bota

Rusia tha se do të pezullojë operacionet në kuadër të misionit të saj në selinë e NATO-s në Bruksel.

Masa vjen si kundërpërgjigje ndaj lëvizjes së aleancës perëndimore të sigurisë për të dëbuar tetë anëtarë të misionit të Rusisë në fillim të këtij muaji.

Raportet mes Rusisë dhe vendeve perëndimore janë në nivelet më të ulëta pas Luftës së Ftohtë.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha më 18 tetor se operacionet do të pezullohen nga data 1 nëntor dhe se delegacionit ushtarak të NATO-s në Moskë do t’u merren akreditimet në të njëjtën ditë.

Lavrov shtoi se NATO-ja dhe Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg janë njoftuar me vendimin e palës ruse.

Sipas Lavrov, nëse NATO-ja ka ndonjë pyetje për Rusinë, përfaqësuesit e aleancës mund t’i drejtohen ambasadorit të saj në Belgjikë. Ai nuk foli për ndonjë kusht që duhet plotësuar në mënyrë që të rinisë puna në misione.

LEXO EDHE:  VIDEO-Trump e shtyu me forcë në Bruksel/Flet për herë të parë kryeministri i Malit të Zi

Lavrov i quajti veprimet një përgjigje ndaj lëvizjes së NATO -s më 6 tetor për të dëbuar tetë punonjës të misionit rus në selinë e NATO -s. Numri i përgjithshëm i diplomatëve rusë në ambasadë u përgjysmua, nga 20 në 10.

NATO-ja pati thënë në atë kohë se diplomatët e dëbuar ishin punonjës të shërbimeve speciale ruse të angazhuar në aktivitete që nuk janë miqësore.

Marrëdhëniet midis NATO -s dhe Rusisë kanë qenë të tensionuara kohët e fundit dhe kontaktet zyrtare janë kufizuar që kur Moska aneksoi Gadishullin e Krimesë të Ukrainës më 2014.

Aleanca perëndimore prej 30 anëtarësh është gjithashtu e shqetësuar për zhvillimin e raketave bërthamore të Rusisë, ndërhyrjet ajrore në hapësirën ajrore të NATO-s dhe një sërë çështjesh tjera./ REL

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

BE akuzon Bjellorusinë/ Po përdor “taktika prej gangsterësh”

Publikuar

-

Nga

Mes temperaturash shumë të ulëta, qindra emigrantë u mblodhën të martën përreth zjarreve në pyjet përgjatë kufirit Bjellorusi – Poloni. Rrethimet me tela me gjemba dhe rojet kufitare polake ua kanë ndaluar kalimin për në Bashkimin Evropian.

BE-ja u zotua për sanksione të mëtejshme ndaj Bjellorusisë, duke e akuzuar Presidentin Alexander Lukashenko se po përdor “taktika prej gangsterësh” gjatë kësaj periudhe që ka krijuar një ngërç në kufi dhe gjatë të cilit kanë humbur jetën të paktën shtatë emigrantë.

Polonia dhe vendet e tjera anëtare të BE-së e akuzojnë Bjellorusinë se po i inkurajon emigrantët nga Lindja e Mesme, Afganistani dhe Afrika të kalojnë ilegalisht kufirin për në BE, si formë hakmarrjeje për sanksionet e vendosura ndaj Minskut për shkeljen e të drejtave të njeriut.

“Regjimi bjellorus po sulmon kufirin polak, BE-në, në një mënyrë të paprecedentë”, tha Presidenti polak Andrzej Duda gjatë një konference për shtyp në Varshavë. “Kemi aktualisht një kamp emigrantësh që janë bllokuar nga pala bjelloruse. Janë rreth 1 mijë veta atje, shumica djem të rinj. Këto janë veprime agresive që duhet t’i zmbrapsim, në përmbushje të detyrimeve tona si anëtarë të Bashkimit Evropian”.

Gazetarët e agjensisë së lajmeve Reuters panë rojet kufitare polake ndërsa ndalonin një grup emigrantësh kurdë nga Iraku në një pyll në anën polake të kufirit mbasditen e së martës. Ekipet e mjekësisë u dhanë batanije të Kryqit të Kuq disa prej emigrantëve. Një grua e moshuar nuk ecte dot.

LEXO EDHE:  Mision për të shpëtuar pemët/ Amsterdami krijon “banjot e gjelbërta”

LEXO EDHE:  Rama niset sot për në Samitin e NATO-s në Londër/ Ja çfarë do të kërkojë



Rojet kufitare polake qëndrojnë pas telave me gjemba

OJQ-ja “Grupa Granica” (Grupi i Kufirit) tha se grupi përbëhej nga 16 emigrantë, nëntë prej tyre fëmijë. Ata thanë se grupi në fjalë ishte dërguar mbrapsht katër herë nga rojet kufitare të të dyja vendeve që kur kishin arritur të kalonin kufirin më 24 tetor.

“Kërkoj azil në Poloni”, thuhet në një mesazh të shkruar në anglisht në një copë letër që mbante në dorë një burrë në moshë të mesme.

Kryeministri Mateusz Morawiecki, i cili vizitoi trupat polake të dislokuara në kufi, tha se emigrantët po përdoren nga Bjellorusia në kuadrin e “një lloji të ri lufte, në të cilën njerëzit përdoren si mburoja”.

Polonia mbyll kufijtë për migrantët, akuza ndaj Bjellorusisë

Qeveria e Lukashenkos, që mbështetet nga Rusia, mohon të ketë orkestruar krizën e emigrantëve dhe fajëson Evropën dhe Shtetet e Bashkuara për vuajtjet e njerëzve që janë bllokuar në kufi.

Qeveria bjelloruse thirri të martën atasheun ushtarak të Polonisë për të protestuar ndaj atyre që i quan akuza të pabaza për përfshirjen e personelit ushtarak bjellorus në këtë krizë./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

Raporti/ Pandemia reduktoi udhëtimet

Publikuar

-

Nga

Edhe pse kërkesa për udhëtime në Europë pritet të rikuperohet si pasojë e kuotave të larta të vaksinimit, volumi i udhëtarëve është ende shumë larg nga ditët e para pandemisë.

Ky volum udhëtimesh nuk pritet të arrihet deri në vitin 2024.

Kështu thotë raporti më i fundit mbi tendencën dhe perspektivën e turizmit europian, i hartuar nga Komisioni Europian për Udhëtimet.

Pavarësisht rikthimit të lëvizjeve në sezonin veror, mbërritjet e turistëve ndërkombëtarë në Europë rezultojnë 60% më pak se në vitin 2019.



LEXO EDHE:  Rama niset sot për në Samitin e NATO-s në Londër/ Ja çfarë do të kërkojë

LEXO EDHE:  Nostalgjia e dyfishtë e rusëve për Josif Stalinin

Gjithashtu, rikthimi i udhëtimeve ka qenë i ndryshëm  në destinacione të ndryshme, me ata që rihapën të parët kufijtë që kanë qenë më të favorizuarit.

Si vendi i parë që u hapi dyert turistëve, Greqia ka regjistruar rikuperimin më të fortë, edhe pse me 19% më pak krahasuar me 2019-n./Euronews

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Vrau 3 pacientë/ Denohet me burgim të përjetshëm infermerja japoneze

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një ish-inferimiere nga japonia është denuar me burgim të përjetshëm, pasi akuzohet se ka vrarë 3 pacientë.

Gjatë gjyqit të saj, ajo ka treguar se kishte vrarë 2 pacientë të moshës 70 dhe 80, pesë vite më parë në një rast që kishte tronditur Japoninë dhe një rast tjetër muajt e fundit, dyshohet se ka qenë shkaktarja e vdekjes së  një 67 vjeçari.



34-vjeçarja Ayumi Kuboki rrëfeu mund të kishte vrarë 20 persona në vetëm dy muaj. Prokurorët kërkuan që ish-infermierja të dënohej me vdekje, por avokati mbrojtës tha se e pandehura vuante nga depresioni për shkak të stresit të shkaktuar nga vdekja e pacientëve të saj.

LEXO EDHE:  Mision për të shpëtuar pemët/ Amsterdami krijon “banjot e gjelbërta”

LEXO EDHE:  Nostalgjia e dyfishtë e rusëve për Josif Stalinin

Ajo tronditi gjithashtu me deklaratën që tha para gjykatës se nuk donte që familjarët ta fajësonin për atë që mund ti ndodhte pacientëve të saj kur ishte në detyrë dhe se u ndje e “lehtësuar” kur një nga viktimat e saj vdiq, sipas NHK.

LEXO TE PLOTE