Connect with Us

Rikthimi i mureve në Evropë

Politikë

Rikthimi i mureve në Evropë

Publikuar

-

cna lajme blog

Nga Luca Misculin “Il Post”

Dy shtetet e fundit evropiane që kanë njoftuar mbi planet e tyre për të ngritur gardhe me tela me gjemba përgjatë kufirit të tyre ishin Lituania dhe Letonia, të frikësuara nga një rritja e azilkërkuesve që nisën të mbërrinin nga Bjellorusia që nga fillimi i verës.

Por vitet e fundit, barriera të ngjashme për të frenuar ardhjen e emigrantëve janë ndërtuar në Poloni, Hungari, Greqi, Bullgari. Deri para disa vitesh Bashkimi Evropian e cilësonte shembjen e Murit të Berlinit si një akt vendimtar të themelimit të tij.

Në këtë aspekt, u interpretua si pozitiv fakti që Brukseli kishte arritur t’i bindte anëtarët e tij qëtë shfuqizonin kufijtë e brendshëm falë traktatit të Shengenit. Megjithatë sot Komisioni Evropian -dhe sidomos Komisionerja për Punët e Brendshme Ilva Johanson -thonë se nuk kanë“asgjë kundër” ndërtimit të barrierave të reja, edhe pse tani për tani e kanë mohuar se ato mund të ndërtohen duke përdorur fondet evropiane.

Johanson ishte duke komentuar një letër të nënshkruar nga ministrat e brendshëm të12 vendeve anëtare – Austrisë, Bullgarisë, Qipros, Republikës Çeke, Danimarkës, Estonisë, Greqisë, Hungarisë, Lituanisë, Letonisë, Polonisë dhe Sllovakisë – e cila në thelb i kërkoi Komisionit Evropian të financojë ndërtimin e barrierave me fondet evropiane.

“Pengesat fizike janë një masë efektive e mbrojtjes së kufirit, nga e cila përfiton i gjithë Bashkimi evropian. Ky instrument legjitim duhet të financohet në mënyrën e duhur nga buxheti evropian dhe të bëhet një prioritet i unionit”– thuhet ndër të tjera në letër.

Shumica e vendeve që e nënshkruan këtë letër qeverisen nga koalicionet e qendrës së djathtë, me përjashtim të Danimarkës (të qeverisur nga qendra e majtë) dhe disa qeverive të koalicionit.

Megjithatë fronti i vendeve në favor të mureve po zgjerohet:dhe mbetet domethënës fakti që asnjë nga shtetet anëtare që kanë ndërtuar kohët e fundit një gardh në kufijtë e tyre nuk e ka çmontuar atë më vonë.

Sipas një përllogaritjeje të Qendrës Studimore të Institutit Transnacional (TNI), nga viti 1990 dhe deri në vitin 2019, në Bashkimin Evropian dhe në zonën Shengen janë ndërtuar rreth 1 mijë kilometra gardhe dhe mure, pra rreth 6 herë më shumë sesa gjatësia e Murit të Berlinit, me një kosto totale prej mbi 900 milionë eurosh.

Dhe në këtë llogaritje, mungojnë508 kilometrat e gardhit që ka vendosur të ndërtojë së fundmi Lituania në kufirin e saj me Bjellorusinë.

“Emigracioni po shihet gjithnjë e më shumë si një kërcënim dhe jo si një burim për të adresuar mungesat e fuqisë punëtore dhe rënien e niveleve të lindjeve”-komentoi analistja Xhudi Dempsi, drejtoreshë e revistës online “Strategic Europe”.

“Por në vend që të ndërtojë një politikë të përbashkët mbi emigracionin apo të drejtën e azilit, Bashkimi Evropian ka zgjedhur që të merret me këtë problem duke e eksportuar atë”- thekson ajo.

Është një tezë që përshtatet shumë mirë si marrëveshja që ka arritur Bashkimi Evropian me Libinë dhe Turqinë, për të parandaluar ardhjen e emigrantëve nga deti, ashtu edhe me politikën e re të ndërtimit të mureve dhe forcimit të kufijve të jashtëm të miratuar nga vendet evropiane.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), agjencia e OKB-së që merret me emigrantët, 39.648 emigrantë janë regjistruar në Serbi dhe 16.150 në Bosnje Hercegovinë vetëm në vitin 2020.

LEXO EDHE:  Vaksinat e ndalin pandeminë, edhe pa frenuar plotësisht transmetimin e Covid-19

Që të dyja janë vende që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian, dhe atje janë bllokuar mijëra emigrantë, pikërisht për shkak të një gardhi (siç është ai i ndërtuar nga Hungaria përgjatë kufirit me Serbinë), apo për shkak të kontrolleve dhe dhunës së policisë kufitare (si në rastin e kufirit Bosnje-Kroaci).

Ndërtimi i barrierave fizike, është vetëm i fundit në një seri vendimesh, ku që të gjithë shkojnë në një drejtim dhe janë marrë vitet e fundit nga vendet evropiane.

Në institucionet evropiane ekziston një mendim i përbashkët, sipas të cilit menaxhimit të dukurisë së emigrimit ka nevojë për 2 shtylla:garantimin e mënyrave të ligjshme dhe të sigurta për të siguruar një rrjedhë të vazhdueshme por të kontrolluar të emigrantëve, dhe forcimin e kufijve të jashtëm për të dekurajuar hyrjen e paligjshme në union.

Ndërsa e para është plotësisht në duart e shteteve anëtare – të cilat përveç disa përjashtimeve nuk duken të gatshme qëtë miratojnë parametra më gjithëpërfshirës të pranimit të emigrantëve të rinj, ​​nga frika e humbjes së mbështetjes elektorale- për të dytën ka pasur një bashkëpunim të qëndrueshëm midis institucioneve dhe qeverive kombëtare, i cili5 vjet më parë çoi në krijimin e agjencisë kufitare evropiane, Frontex.

Që nga ajo kohë, agjencia është përfshirë në patrullimin e gjerë të kufijve tokësorë dhe detarë të Bashkimit Evropian. Ndërkohë, ajo është akuzuar shpesh për shumë pak transparencë, si dhe për synimin e nënkuptuar për t’i mbajtur jashtë me çdo mjet dhe teknologji të disponueshme emigrantët dhe azilkërkuesit.

Ndërkohë, gjatë viteve të ardhshme Frontex do të ketë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm. Kështu,deri në vitin 2027 kjo agjenci do të ketë 10 mijë punonjës, nga 1.500 që ka aktualisht, nga të cilët 7.000 do jenë të punësuar nga forcat e policisë kombëtare, teksa do në vitet 2021-2027 pritet të ketë një buxhet më të madh se shumica e agjencive të tjera tëBashkimit Evropian, rreth 5.6 miliardë euro.

Komisioni Evropian është shprehur prej kohësh se forcimi i Frontex, duhet të ecë paralelisht me hapjen e kanaleve ligjore për hyrjen e emigrantëve dhe azilkërkuesve, të cilët sot praktikisht nuk ekzistojnë.

Por siç theksoi gazetari Nikolaj Nielsen në “EuObserver”, “masat e propozuara nga Komisioni sa i përket pritjes, duhet të negociohen ende me institucionet e tjera evropiane, dhe mund të duhen vite të tëra derisa të bihet dakord dhe më pas ato të zbatohen”. Ndërkohë, ne mund të presim ndërtimin e më shumë mureve dhe zhvillimin e sistemeve të reja kontroverse të mbrojtjes kufitare evropiane.

https://www.ilpost.it/2021/10/13/europa-est-muri/

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Ardi Veliu hyn në kabinetin e Ramës/ Merr postin e zëvendësministrit tek Infrastruktura dhe Energjia

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish drejtori i Policisë Ardi Veliu emërohet zëvendës-Ministër i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Lajmi është bërë i ditur sot në mbledhjen e Qeverisë.



Ardi Veliu dha dorëheqjen pak ditë më parë nga drejtimi i Policisë me arsyetimin se do t’i përkushtohej familjes.

Por, tashmë rezulton se ai do të jetë pjesë e kabinetit qeveritar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha “ndez” Pogradecin/ Demokratët në “këmbë” për liderin historik, foto nga “Foltorja”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-kryeministri Sali Berisha vijon takimet me demokratët në kuadër të “Foltores”, e cila ka për qëllim bashkimin e së djathtës dhe kthimin e Partisë Demokratike në vlerat dhe parimet e saj demokratike.

Pasditen e djeshme, “Foltorja” është ndalur në qytetin e Pogradecit, ku demokratët i kanë rezervuar një pritje të zjarrtë liderit historik të PD.

Kujtojmë këtu se deri tani, ish kryeministri ka mbajtur 17 Foltore, ku ka mbledhur shumë demokratë, të cilët i kanë kërkuar rikthimin në krye të PD dhe largimin e Lulzim Bashës.

LEXO EDHE:  Vaksinat e ndalin pandeminë, edhe pa frenuar plotësisht transmetimin e Covid-19

LEXO EDHE:  Vaksinat e ndalin pandeminë, edhe pa frenuar plotësisht transmetimin e Covid-19



Mbledhja e Kuvendit Kombëtar ka qenë synimi kryesor i Berishës, i cili do të mbahet në datën 11 dhjetor./CNA.al

Në galerinë më poshtë, foto nga “Foltorja” e Berishës me demokratët e Pogradecit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Si e financoi Erion Veliaj-Ina Zhupën/ Zbulohet skandali i deputetes së Bashës

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Skandalet me deputetët e Lulzim Bashës, nuk kanë të mbaruar. Çdo ditë prodhohet dhe raportohet një skandal i ri prej tyre.

Në skandalin e radhës, është përfshirë e përzgjedhura e Lulzim Bashës, fillimisht për zëdhënëse të PD-së dhe më pas për deputete, ku e shohim edhe aktualisht.

Ina Zhupa, sot si servile e pështirë e Bashës në publik se nga pas nuk lë fjalë pa thënë, është pjesë e Kuvendit si dhe deputete e selisë blu dhe nën logon e PD-së del dhe kërcënon ata që shprehin hapur mendimet e tyre.

Ish-sekretarja skandaloze e Majlinda Bregut, e cila e largoi për paaftësi dhe gënjeshtra, ka kërcënuar anëtarin e kryesisë së PD-së, në Sarandë Spiro Vaso.

Duke u lëpirë pas Lulit, e mbështetur nga paratë e vjehrrit, i cili është ortak në bizneset me skandalozët e kryeministrit Edi Rama, përfshirë këtu ortakë kazinoje dhe me biznesin korruptiv të karburanteve, Ina Zhupa me paratë që i vijnë nga pushteti ka përdorur logon e PD, për të kërcënuar për interesa personale.

Ekzistojnë shembuj konkretë për lidhjet e Ina Zhupës me pushtetin dhe paratë që familjarët e saj marrin nga pushteti.

Duke iu referuar këtyre shembujve, duket se Ina Zhupa nuk e ka për herë të parë që kërcënon për interesa personale.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe edhe me herët.

Si denonconte Zhupa për interesa personale?

Më herët, deputetja e sotme e Lulzim Bashës, Ina Zhupa, akuzonte dhe kërcënonte Bashkinë e Tiranës, për leje ndërtimi në qendër të qytetit.

Dukë bërë zëdhënësen e PD, Ina Zhupa, shprehej se leja për ndërtimin e kullës te “Sahati i Tiranës” përveçse ishte klienteliste dhe masakër urbane, ishte edhe në kundërshtim me ligjin.

Kulla dëmton qendrën historike të Tiranës që është trashëgimi kulturore-historike. Por kjo nuk ka rëndësi për Erioni Betonin!



LEXO EDHE:  A po bën bota përparim në luftën kundër kancerit?

LEXO EDHE:  Si u zhdukën Samurait në Japoni?

Me VKM nr. 325 datë 12.4.2017 , Këshilli i Ministrave ka miratuar shpalljen e qendrës historike të qytetit të Tiranës kryesisht qendrën e qytetit me objektet e lashta përreth duke e konsideruar zonën të mbrojtur dhe për ta kufizuar nga ndërtimet .

Ne nenin 21, pika 2 të Rregullores së Planit të Përgjithshëm Vendor të Baskisë Tiranë , zona TR1 që është zona më e rendësishme e qytetit të Tiranës dhe është trashëgimi kulturore eshte miratuar zonë me destinacion për ndërtime me intensitet zhvillimi të lartë ,një miksim ndërmjet godinave të vjetra ekzistuese dhe atyre te trashegimisë kulture dhe godinave te larta që ofrojn shërbime banimi , biznes , hoteleri, zyra dhe shërbime .

Ky miratim i kësaj klauzole në Rregulloren e Planit të Pergjithshëm Vendor të Baskisë Tiranë është në kundërshtim me VKM nr. 325 datë 12.4.2017 që është miratuar po nga Rama”, shkruante Zhupa në rrjete sociale, duke publikuar edhe dokumente.

Po çfarë ndodhi më pas?

Tre muaj pasi, Zhupa, del dhe denoncon Kullën, sikur po i dhimbte shpirti për Tiranën, bashkëshorti i saj merr leje ndërtimi.

Zhupa duhet të thotë i denoncoi që të mos ndërtohej tek sahati apo të merrte vetë leje ndërtimi.

Pra, duket se Zhupa ia ka marrë dorën me kërcënime për interesa personale.

Dhe pasi dyshohet që Erion Veliaj, i ka mbyllur gojën me leje ndërtimi për bashkëshortin e saj, tashmë ajo i është sulur anëtarit të kryesisë së PD-së në Sarandë.

Perlat dhe skandalet e deputetëve të Lulzim Bashës, të cilët dalin çdo ditë e më shumë të lidhur me pushtetin me oligarkët, me Ramën, zbërthejnë edhe situatën e krijuar në PD./CNA.al

Foto-“Çmendet’ Ina Zhupa/ “Kërcënon” anëtarin e kryesisë së PD

LEXO TE PLOTE