LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Publikohen formacionet zyrtare/ Shikoni si rreshtohen Vllaznia dhe Dinamo

18 Tetor 2021, 16:55, Sport CNA
Publikohen formacionet zyrtare/ Shikoni si rreshtohen Vllaznia dhe Dinamo

Në ?Loro Boriço?, në orën 19:45, luhet ndeshja e fundit e javës së fundit të Abissnet Superiores, Vllaznia-Dinamo. Përballë njëri-tjetrit dy emra të traditës, që veçohen për stilin e tyre të lojës, që anon nga e bukura dhe tërheqësja.

Premtohet spektakël në impiantin shkodran, ku prania e tifozëve do ta ndezë më tej një duel që luhet për vendin e dytë, pasi Tirana është e sigurt në krye me 11 pikë.

Krahas transmetimit live në Supersport 3, në supersport.al do të mund të ndiqni edhe komentin minutë pas minute, me videot e rasteve më të rëndësishme të ndeshjes.

Vllaznia ? Dinamo  19:45

Formacionet zyrtare:

Vllaznia (4-3-3): Zogoviç, Kruja, Gurishta, Diagne, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Heriç, Latifi, Djurdjevic, Aralica.

Dinamo (4-3-1-2): Haziraj; Siljanovski, Sidibe, Imami, Isaevski; Abazaj, Demiri, Samake; Mihana; Ibraimi, Chinedu.

Lajmet e fundit nga