LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prag tragjedie/ Shembet një pjese e stadiumit në Holandë, nisin hetimet…

18 Tetor 2021, 09:32, Sport CNA
Prag tragjedie/ Shembet një pjese e stadiumit në Holandë, nisin

Një ngjarje tragjike, për pak sa nuk ndodhi në ?Goffertstadion? të Nijmegen, në Holandë. Ndërsa tifozët e Vitesses, po festonin fitoren 1-0 të skuadrës së tyre në transfertë, një pjesë e tribunes, ku ata po kërcenin u shtrembërua.

Drejtori i ?NEC? Wilco van Schalk, i tha transmetuesit kombëtar holandez ?NOS? se, sipas informacioneve të tij, askush nuk ishte dëmtuar. ?Kishte diçka nën stendë dhe kjo parandaloi çdo gjë më serioze,?- ka deklaruar ai.

Ndërkohë, kryebashkiaku i Nijmegen, Hubert Bruls, ka bërë thirrje për një hetim të menjëhershëm, pavarësisht asaj që dukej se ishte diçka e rastit. ?Për fat të mirë, me sa dimë ne, askush nuk u lëndua. Unë dua një hetim sa më shpejt të jetë e mundur për atë që ndodhi këtu,?? është shprehur kryebashkiaku Bruls.

Lajmet e fundit nga