Connect with Us

Organizatat: Greqia po i lë refugjatët pa ushqim

Bota

Organizatat: Greqia po i lë refugjatët pa ushqim

Publikuar

-

/
cna lajme bota

Organizatat për të drejtat e njeriut të hënën (18 tetor) akuzuan autoritetet greke për mungesë të furnizimit me ushqim të refugjatëve dhe azilkërkuesve dhe politika të ashpra ndaj tyre.

“Megjithëse praktikat ndryshojnë nga rajoni në rajon, vlerësohet afërsisht se 60 për qind e njerëzve që jetojnë në kampe nuk marrin ushqim”, thanë njëzet e gjashtë organizatat, përfshirë Këshillin Grek të Refugjatëve dhe Komitetin Ndërkombëtar të Shpëtimit.

“Midis atyre që kanë mbetur të uritur, 25 për qind janë gra (përfshirë gratë shtatzëna), 40 për qind janë fëmijë, pacientë kronikë dhe pacientë me kushte të veçanta mjekësore dhe ushqyese. Në disa vende, ushqimi nuk u sigurohet edhe atyre që janë vënë në karantinë për shkak të COVID-19 “, shtuan organizatat.

Duke iu përgjigjur pretendimeve, ministria e Migracionit e Greqisë tha se “të gjithë azilkërkuesit në kampet në ishuj dhe kontinent kanë të drejtë për ushqim” dhe furnizohen me tre vakte në ditë.

Por, autoritetet greke thanë se furnizimi nuk përfshin refugjatët që “duhet të largohen” nga kampet, ndërsa migrantët, kërkesat e të cilëve për azil janë refuzuar “janë të detyruar të largohen nga vendi”.

LEXO EDHE:  Gjermania ndihmon në luftën me zjarret në Mesdhe

Ministria shtoi se refugjatët “kanë të drejtë të punojnë dhe mund të aplikojnë për shtesa për mbështetje të mëtejshme”, përfshirë një program integrimi të financuar nga Bashkimi Evropian.

Numri i saktë i refugjatëve dhe azilkërkuesve aktualisht në Greqi është i paqartë.

Një regjistrim mbarëkombëtar më vonë këtë muaj pritet të sqarojë çështjen, tha përfaqësuesja e agjencisë së OKB -së për refugjatët në Greqi, Mireille Girard.

Girard tha se sipas disa vlerësimeve të fundit në Greqi janë rreth 96.000 refugjatë dhe migrantë.

Në kulmin e krizës së migrantëve në vitin 2015, Detin Egje e kaluan 856.000 persona. Kjo shifër ra në 173.000 vitin e ardhshëm, dhe në vetëm 30.000 më 2017. Mbase për shkak të pandemisë, në vitin 2020 kjo shifër ishte vetëm 10.000./REL

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Fenomeni Merkel/ Arkitekte e kompromisit dhe menaxhuese e krizave

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Angela Merkeli largohet javën e ardhshme nga posti i kancelares. Evropës do t’i mungojë arkitektja e palodhur e stabilitetit, e balancave dhe kompromiseve, shkruan Auron Dodi.

Forcat e armatosura gjermane e përshëndetën të enjten (02.12.2021) Angela Merkelin me vlerësimin më të lartë ushtarak gjerman për personat civilë: me një paradë ushtarake. Ushtarë me pishtarë në duar dhe një bandë muzikore bënë një ritual lamtumire, sipas një koreografie të përpiktë, të përcaktuar që në vitin 1838. Në fund, ushtarët hoqën helmetat në shenjë nderimi për Merkelin.

Kancelarja e ndoqi ceremoninë herë pas here e përlotur. Kamerat e treguan me lot në sy kancelaren, kur dëgjonte tri dëshirat muzikore të saj për ceremoninë: fillimisht hitin e famshëm të vitit 1974 të Republikës Demokratike Gjermane „Du hast den Farbfilm vergessen”, (“Ti e ke harruar filmin me ngjyra”).  Pasoi pjesa muzikore”Für mich soll es rote Rosen regnen”(“Për mua le të bjerë shi trëndafila të kuq”), e këngëtares Hildegard Knef. Ndërsa pjesa e tretë për Merkelin, bijën e pastorit protestant, ishte një himn kishtar i shekullit të 18-të:”Großer Gott, wir loben Dich” („Zot i Shenjtë, ne e lëvdojmë emrin tënd”).

Para rreth 50 ish-ministrave të saj të pranishëm dhe mbi 150 të ftuarve të tjerë, Merkeli mbajti një fjalim të shkurtër. Ajo tha se ndjente “mirënjohje dhe përulësi” për postin që e kishte mbajtur kaq gjatë.

Nisur nga kriza financiare e vitit 2008, kriza e refugjatëve e vitit 2015 dhe pandemia aktuale, Merkeli theksoi varësinë e madhe të Gjermanisë nga bashkëpunimi përtej kufijve nacionalë si dhe vlerën e institucioneve shumëpalëshe.

Merkeli, “die Mutter” (nëna), si e thërrasin në Gjermani, e vazhdoi fjalimin me porosi përkujdesjeje psikologjike dhe shpirtërore për gjermanët. Ajo u kërkoi shtetasve të saj që t’u besojnë fakteve, të tregojnë gatishmëri për t’i kuptuar qëndrimet e të tjerëve dhe që punët t‘i bëjnë me gëzim dhe me zemër. Gjermanëve ajo u la porosi që t’u përvishen detyrave para vetes jo me “negativitet dhe cmirë”, por me “gëzim në zemër”, siç kishte bërë ajo vetë në RDGJ.

“Është ky gëzim në zemër që uroj për të gjithë ne, dhe figurativisht për vendin tonë, edhe në të ardhmen”, përfundoi Merkeli.

Popullaritet i pazakontë i Merkelit

Pak ditë para largimit nga posti i kancelares, të cilin e mbajti për 16 vjet, Angela Merkeli ka një mbështetje fenomenale në opinion. Mbështetja për të edhe sot është mbi 50%.

Dy kancelarët e tjerë pushtetgjatë të Gjermanisë, Konrad Adenaueri dhe Helmut Kohli kishin më pak fat. Adenauerin e larguan në fund nga posti, pushteti i tij u trondit prej sjelljes shpërdoruese të ministrave të tij në aferën e revistës “Der Spiegel”. Helmut Kohli kandidoi për një mandat të pestë dhe i humbi zgjedhjet.

Kurse Angela Merkeli mund të kishte fituar po të kishte rikandiduar. Ajo është kancelarja e parë e Gjermanisë që largohet nga posti me dëshirën e saj.

Ekonomikisht, Merkeli po e lë Gjermaninë shumë më të pasur se ç’e gjeti kur erdhi në pushtet.  Në 16 vitet e qeverisjes prej saj, Prodhimi i Brendshëm Bruto i Gjermanisë u rrit me rreth 50%. Papunësia thuajse është përgjysmuar.

Mirëqënia dhe fuqia e shtuar e Gjermanisë kanë bërë që tërritet prestigji i Gjermanisë në botë,siç kanë konstatuar sondazhe të organizatave evropiane.

Mjeshtre e pushtetit dhe referencë suksesi

Popullin, Merkeli e ka polarizuar shumë më pak se të gjithë paraardhësit e saj.

Politikisht, Merkeli e zhvendosi drejt qendrës partinë e saj, CDU-në, jo drejt ekstremeve politike, siç kanë tendencë të veprojnë partitë sot. Kjo e bëri CDU-në të pranueshme për shtresa të gjera të popullit.  Megjithë kritikat për humbjen e karakterit konservator të partisë, kjo i siguroi CDU-së katër mandate në vazhdimësi, në krye të Gjermanisë.

Merkeli nuk po largohet nga posti, për shkak të ndonjë revolte të CDU-së kundër saj, një fenomen tipik për liderë të tjerë që rrinë gjatë në poste. Kritikët e saj ajo i neutralizoi në kohë dhe i bëri të largohen nga gara. Dorëzimi i postit të kryetares së CDU-së dhe mbajtja vetëm e postit të kancelares, një risi te CDU-ja, e pakësoi dhe më tej presionin ndaj saj.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, Merkeli ishte pika kryesore e referencës së suksesit madje edhe për opozitën. Kancelari i ardhshëm socialdemokrat, Olaf Scholz, nuk i fitoi zgjedhjet me kritika për Merkelin, por si kandidat i vazhdimësisë së maturisë dhe pragmatizmit të saj.

Për detyrat e së ardhmes, në zgjedhjet parlamentare të shtatorit, zgjedhësit gjermanë panë të aftë sërish një koalicion të qendrës, SPD, Të Gjelbrit dhe FDP. Kjo flet për atë që mesi i shoqërisë është ruajtur përgjithësisht i shëndoshë gjatë qeverisjes së Angela Merkelit.

Njëkohësisht, ndërrimi i pushtetit dhe i personelit drejtues me këto zgjedhje parlamentare erdhi në kohën e duhur. Kohët kanë ndryshuar dhe detyrat e shumta që ka Gjermania para vetes, siç janë klima, digjitalizimi, emigrimi, përfitojnë nga fillime të reja.

Stil politik unik i Merkelit

Një rol për popullaritetin dhe suksesin e Merkelit ka luajtur stili unik i udhëheqjes prej saj. Angela Merkeli i ka qëndruar deri sot larg arrogancës apo humbjes në pëlqimin e vetvetes. Ajo ka drejtuar pa mëndjemadhësi dhe pa interes për inskenime publike. Merkeli ka mbetur deri në fund e përkushtuar ndaj detyrës, e përqëndruar te problemet konkrete, me vëmendje për detajet.

Në kontaktin me njerëzit, Angela Merkeli ka treguar gjithmonë respekt për personin përballë, pavarësisht nga pozita e tjetrit. Pas një kontakti të tillë njerëzor me të, në Gjermani ka pasur jo pak njerëz, më parë të painteresuar, që kanë votuar për partinë e saj e saj, CDU-në. Ky stil i ri politik është një trashëgimi me vlerë që lë pas Angela Merkeli.

Arkitekte e kompromisit, menaxhuese krizash: momente kulmore

Në 16 vjetët e qeverisjes së Merkelit, Evropa dhe Gjermania kanë kaluar disa kriza. Merkeli ka treguar aftësi të mëdha në menaxhimin e të gjitha krizave. Qytetarët evropianë i shprehën për këtë mirënjohje në një sondazh të fundit evropian, ku dëshironin që Merkeli të bëhej „presidente e Evropës”.

LEXO EDHE:  Shpëtim Idrizi: Rama është në ngërç në bisedimet me Greqinë

LEXO EDHE:  Zgjerimi i Greqisë me 12 milje/ Reagon ashpër Meta: Nuk do lejoj në asnjë mënyrë...



Kriza e refugjatëve është padyshim moment kulmor i mandateve të saj. Në 4 dhe 5 shtator 2015 Merkeli vendosi të pranojë që të hyjnë në Gjermani rreth 800.000 mijë refugjatë, me origjinë kryesisht nga Siria. Në një bisedë telefonike, kancelari austriak Werner Faymann iu lut Merkelit që të pranonte disa grupe refugjatësh, të cilët të dëbuar nga Hungaria, po ecnin drejt Austrisë. Alternativa ishte një kërkesë ndaj kryeministrit hungarez Orban që t’i ndalonte me dhunë refugjatët.

Pas koordinimit me bashkëpunëtorët e afërt dhe me krerët e partive politike, u ra dakord që të bëhej “një përjashtim” siç thanë socialdemokratët, një gjest “humanitar”, si tha Merkeli.

Ky gjest u vlerësua në botë. Ish-kryeministri britanik Tony Blair e ka vlerësuar si një akt “që erdhi nga një frymë dhembshurie”. “Natë historike” e quan biografi i Merkelit, Ralph Bollmann këtë natë në biografinë e fundit për Merkelin.

Pranimi i refugjatëve fillimisht u përshëndet nga shumica e njerëzve në Gjermani. Në një konferencë shtypi, në 31 gusht 2015 Merkeli u dha zemër gjermanëve, me fjalët: “Ne do t’ia dalim mbanë, dhe atje, ku na e pengon rrugën diçka, duhet ta kapërcejmë…”

Por numri i jashtëzakonshëm i të ardhurve njëherësh, bëri të bjerë në Gjermani mbështetja fillestare entuziaste për refugjatët. Përpjekjet e Merkelit për kuota për ndarjen e refugjatëve në BE nuk patën sukses.

Gjermania hyri në krizën më të madhe politike e sociale të mandateve të Merkelit. Pranimi i refugjatëve pati ndikime politike: në Gjermani lindi parti ultra e djathtë, kundër refugjatëve, „Alternativa për Gjermaninë”.

Merkeli e ka mbrojtur deri sot mikpritjen për refugjatët.  Ajo ka thënë se në të njëjtat rrethana do të bënte të njëjtin hap që bëri. Në një intervistë me Deutsche Welle-n muajin e kaluar Merkeli konkludoi: “Po, ia dolëm mbanë.””Kemi shembuj të mrekullueshëm zhvillimesh të suksesshme njerëzore, kur mendoj maturantet dhe maturantët (emigrantë)…”Por natyrisht ende nuk ia kemi dalë mbanë që të luftohen shkaqet e migrimit. Nuk ia kemi dalë mbanë që Evropa të ketë një sistem të njësuar azilimi dhe migrimi.”

Pranim historik i borxheve të përbashkëta nga BE

Momenti i dytë kulmor në mandatet e saj është miratimi i Fondit të Rindërtimit nga pandemia nga BE, në shumën 750 miliardë euro. Me këtë rast, Gjermania pranoi për herë të parë një formë eurobondesh. Ky fond i rindërtimit do të financohet me borxhe të përbashkëta, që do t’i marrë Bashkimi Evropian, për t’ua dhënë si grante, jo vetëm si kredi, shteteve në nevojë.

Në një intervistë me gazetat evropiane, në qershor 2020, Merkeli tha se “është në interesin e Gjermanisë që Bashkimi Evropian të mos pësojë kolaps”.

Në këtë kohë, me nuhatjen e saj të jashtëzakonshme për lëvizjet tektonike në opinion, Merkeli kishte regjistruar thirrjet këmbëngulëse të ekonomisë gjermane dhe ekspertëve, për të shpëtuar shtetet e rrezikuara nga kolapsi prej borxheve të reja të diktuara nga pandemia, si p.sh. Italinë apo Spanjën.

Për Fondin e Rindërtimit, Merkeli ra fillimisht dakord me presidentin francez Emmanuel Macron në 18 maj 2020. U ra dakord që të viheshin në dispozicion 500 miliardë euro shteteve në nevojë. Në qershor 2020 kjo shumë u rrit nga Komisioni Evropian në 750 miliardë euro.

Merkeli e quajti këtë fond: “një përgjigje të veçantë ndaj një situate të veçantë”. Pavarësisht nga kufizimi në fjalët e deklaratës, shtetet jugore të Evropës e vlerësuan ndryshimin e thellë në pozicionin e Gjermanisë. Presidenti francez Emmanuel Macron u shpreh se me metodën e saj, Merkeli e lidhi fort Gjermaninë me Evropën.

Angela Merkeli e ka të sigurtë vendin në histori, nisur edhe vetëm nga kohëzgjatja e pushtetit të saj. Vetëm Otto von Bismarck-u dhe Helmut Kohl-i kanë qeverisur më gjatë se ajo (Kohl-i madje vetëm pak ditë më shumë).

Bismarck-u i bashkoi shtetet gjermane në Perandorinë Gjermane, Kohl-i ribashkoi Gjermaninë e ndarë.

Merkeli formësoi Gjermaninë e sotme moderne. Në largimin e saj nga detyra, Gjermania është bërë jo vetëm fuqia dominuese ekonomike e Evropës, por edhe njëri nga shtetet më të vlerësuara dhe të preferuara në botë.

Merkeli arriti me mjeshtëri të barazpeshojë interesat nacionale të Gjermanisë me projektin për zhvillimin e Evropës. Edhe në marrëdhëniet me Rusinë, Merkeli nuk harroi asnjëherë potencialin e madh të këtij shteti për të ndikuar në botë.

Interesat e përbashkëta ekonomike për Merkelin qenë një faktor për të ruajtur dialogun dypalësh. Pa Gjermaninë do të kishte qenë i pamundur vazhdimi i sanksioneve të BE kundër Rusisë.

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair e ka quajtur së fundi në mediet britanike “pjesë dominuese të psikikës politike” të Merkelit aftësinë e saj “për të dalluar kompromise dhe për të lundruar në sfidën politike me vëmendje maksimale për zgjidhje praktike, si forcë dhe jo si dobësi”.

Jo vetëm Tony Blair-it do t’i mungojë “antipopulistja e mirëfilltë, në karakter dhe në politikë.” Në vizitën e fundit në Uashington në korrik 2021, Presidenti Joe Biden-i e falenderoi Merkelin për karrierën e saj “të lidershipit të fortë, parimor”. Ai i tha Merkelit se “kurrë nuk harrove të mbrosh dinjitetin njerëzor”.

Angela Merkeli do t’i mungojë edhe Ballkanit, agjendën për zgjerimin e të cilit ajo e mbajti aktive në tryezat evropiane në dekadën e fundit. Ajo do t’i mungojë komunikimit midis Lindjes dhe Perëndimit, për të cilin Merkeli qe e predestinuar edhe për shkak të origjinës së saj nga Gjermania Lindore.

Ndërsa Gjermania do ta kujtojë epokën Merkel, stabilitetin dhe mirëqënien e kësaj kohe, si një nga epokat e arta./ DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Presidenti Biden paralajmëron Rusinë për Ukrainën

Publikuar

-

Nga

Presidenti Joe Biden u zotua të premten se do ta bëjë “shumë, shumë të vështirë” për Presidentin rus Vladimir Putin që të ndërmarrë veprime ushtarake në Ukrainë, duke thënë se administrata e tij po përpilon një sërë iniciativash për të ulur agresionin rus.

Presidenti e bëri këtë paralajmërim për Presidentin Putin, ndërsa ekziston një shqetësim në rritje për shtimin e pranisë së forcave ruse në kufirin me Ukrainën dhe retorikën gjithnjë e më agresive nga Kremlini.

“Ajo çfarë po bëj është përpilimi i një sërë iniciativash, që besoj se do të jenë më gjithëpërfshirëset dhe më domethënëset, për t’ia bërë shumë, shumë të vështirë zotit Putin që të avancojë me veprimet që njerëzit shqetësohen se ai do të ndërmarrë”, u tha gazetarëve Presidenti Biden.

Ka shenja se Shtëpia e Bardhë dhe Kremlini janë pranë zhvillimit të një bisede javën e ardhshme mes Presidentit Biden dhe atij rus Putin.

Presidenti Biden nuk dha detaje për veprimet që po shqyrton. Por, Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, i cili u takua të enjten me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken në Suedi, tha se Shtetet e Bashkuara kanë ngritur mundësinë e sanksioneve të reja. Ai nuk dha detaje për këto sanksione të mundshme, por sugjeroi se kjo përpjekje nuk do të jetë efikase.

“Nëse na vijnë ‘sanksione nga ferri’ të reja, ne do të përgjigjemi”, tha zoti Lavrov. “Nuk mund të mos përgjigjemi”.

LEXO EDHE:  “Greqia kishte dy ‘patate të nxehta'”/ Bushati: Shqipëri luajti rol në afrimin me Shkupin

LEXO EDHE:  Gjysma e qytetareve ne Çeki, kunder pranimit te refugjateve



Dallimet e thella u bënë të dukshme gjatë takimit Blinken-Lavrov. Zyrtari rus akuzoi Perëndimin se “po luan me zjarrin” duke mos marrë parasysh qëndrimin e Rusisë për zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s me vende të ish-Bashkimit Sovjetik. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kërkuar që Ukraina t’i bashkohet NATO-s, e cila ka ruajtur mundësinë e anëtarësimit, por nuk ka përcaktuar një periudhë kohore për këtë.

Sekretari Blinken tha këtë javë se Shtetet e Bashkuara “ia kanë bërë të qartë Kremlinit se do të përgjigjemi me vendosmëri, përfshirë nëpërmjet një sërë masash të forta ekonomike, të cilat nuk i kemi përdorur në të kaluarën”.

Ai nuk dha detaje për sanksionet që po shqyrtohen, por një prej tyre mund të përjashtojë Rusinë nga sistemi bankar i transfertave financiare ndërkombëtare SWIFT. Parlamenti Evropian miratoi në prill një rezolutë pa fuqi ligjore për ta përjashtuar Rusinë nga sistemi SWIFT nëse forcat ruse hyjnë në Ukrainë.

Një lëvizje e tillë do të kishte efekte të thella duke nxjerrë bizneset ruse jashtë sistemit financiar global. Mendohet se aleatët perëndimorë e kanë shqyrtuar ndërmarrjen e një hapi të tillë në vitin 2014 dhe 2015, gjatë përshkallëzimeve të mëparshme të tensioneve për Ukrainën.

Në atë periudhë, Kryeministri i atëhershëm rus Dmitry Medvedev tha se veprimi do të ishte i barazvlefshëm me “shpalljen e luftës”./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

Hakerohen telefonat inteligjentë të 9-të punonjësve të Departamentit të Shtetit

Publikuar

-

Nga

Telefonat Iphone të të paktën nëntë punonjësve të Departamentit amerikan të Shtetit janë bërë objekt sulmesh kibernetike, përmes një programi përgjimi të sofistikuar të prodhuar nga kompania NSO me qendër në Izrael, sipas katër personave që kanë dijeni për këtë çështje.

Ndërhyrjet që ndodhën në muajt e fundit, nga hakerë të panjohur, kishin vënë në shënjestër zyrtarët amerikanë që shërbejnë në Ugandë, si dhe ata që merren me çështje të lidhura me këtë vend të Afrikës Lindore, thanë dy nga burimet e cituara nga agjencia e lajmeve Reuters, e cila njoftoi e para për këtë lajm.

Sulmi përbën ndërhyrjet më të gjera të njohur, tek mjetet e komunikimit që dispononojnë zyrtarët amerikanë përmes teknologjisë së kompanisë NSO.

Reuters nuk mundi të identifikonte autorët e sulmeve më të fundit kibernetike.

Grupi NSO tha në një deklaratë të enjten se nuk kishte asnjë tregues se ishin përdorur teknologjia e prodhuar nga kjo kompani, dhe tha se do të hetojë bazuar në njoftimin e agjencisë Reuters.

“Nëse hetimi tregon se këto veprime janë kryer vërtet me paisjet e NSO-së, klientëve do t’u hiqet përgjithmonë e drejta që t’i përdorin ato dhe do të ndërmerren veprime ligjore”, tha një zëdhënës i NSO-së, i cili shtoi se grupi do të “bashkëpunojë gjithashtu me çdo autoritet përkatës qeveritar dhe do të publikojë informacionin e plotë që do të marrë”.

NSO ka thënë prej kohësh se ua shet produktet e saj vetëm klientëve në fushën e zbatimit të ligjit dhe zbulimit, duke i ndihmuar ata të monitorojnë kërcënimet mbi sigurinë dhe se nuk është i përfshirë drejtpërdrejt në operacionet e përgjimit.

Zyrtarët në ambasadën e Ugandës në Uashington nuk bënë komente. Një zëdhënës i kompanisë Apple nuk pranoi të komentonte.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit nuk pranoi të komentojë mbi ndërhyrjet, por përmendi vendimin e fundit të Departamentit të Tregtisë për ta përfshirë kompaninë izraelite në një listë entitetesh, me të cilat kompanitë amerikane e kanë të vështirë të bashkëpunojnë për të bërë biznes.

Grupi NSO dhe një firmë tjetër që prodhon paisje përgjimi “u përfshinë në listën e entiteteve bazuar në arsyetimin se kanë prodhuar dhe vënë në dispozicion paisje përgjimi për qeveritë e huaja që i kanë përdorur ato për të vënë në shënjestër zyrtarë qeveritarë, gazetarë, biznesmenë, aktivistë, akademikë dhe punonjës të ambasadave ”, tha në një njoftim muajin e kaluar Departamenti i Tregtisë.

Lehtësi në identifikim

Programi i NSO-së është i aftë jo vetëm të regjistrojë mesazhe të koduara, foto dhe informacione të tjera të ndjeshme nga telefonat tek të cilat është ndërhyrë, por edhe t’i kthejë ato në pajisje regjistrimi për të monitoruar mjedisin, bazuar në manualet e produktit të analizuara nga agjencia Reuters.

Njoftimi i kompanisë Apple për përdoruesit e prekur nuk e përmendte kompaninë që ka krijuar programine përdorur.

Personat e vënë në shënjestër të njoftuar nga Apple përfshinin qytetarë amerikanë dhe ishin lehtësisht të identifikueshëm si punonjës të qeverisë amerikane, sepse ata kishin përdorur adresat emailit të Departamentit të Shtetit me ID-në e tyre të telefonave Apple, thanë dy nga personat.

LEXO EDHE:  KE kërkon dënim për shtetet refuzuese të refugjatëve

LEXO EDHE:  Zgjerimi i Greqisë me 12 milje/ Reagon ashpër Meta: Nuk do lejoj në asnjë mënyrë...



Telefonat e tyre dhe personave të tjerë të prekur të njoftuar nga Apple dhe që ishin në vendet të ndryshme, ishin infektuar nga një defekt që Apple nuk e kishte rregulluar deri në shtator, thanë burimet.

Të paktën që nga shkurti, ky defekt në programim kishte lejuar disa klientë të NSO-së të merrnin e kontrollin e telefonave iPhone thjesht duke dërguar kërkesa të padukshme por të infektuara përmes tekst- mesazheve në pajisje, thanë studiues që kanë analizuar fushatën e spiunazhit.

Viktimat nuk kishin nevojë ta shihnin kërkesën ose të bënin ndonjë veprim, në mëmyrë që depërtimi të ishte i suksesshëm. Pasi ishte realizuar depërtimi, mund të instalohej versioni i softuerit të përgjimit të NSO-së, i njohur si Pegasus.

Njoftimi i kompanisë Apple se do të informonte të prekurit erdhi javën e kaluar në të njëjtën ditë që ajo paditi grupin NSO, duke e akuzuar atë se ka ndihmuar shumë klientë të depërtojnë në softuerin e paisjeve të kompanisë, iOS.

Në një përgjigje publike, NSO ka thënë se teknologjia e saj ndihmon në frenimin e terrorizmit dhe se ka instaluar mjete kontrolli për të frenuar përgjimin e objektivave të pafajshëm.

Për shembull, NSO thotë se sistemi i saj i ndërhyrjes nuk mund të funksionojë në telefonat me numra amerikanë që fillojnë me prefiksin +1.

Por në rastin e Ugandës, punonjësit e Departamentit të Shtetit të vënë në shënjestër përdornin iPhone të regjistruar me numra telefoni të huaj, thanë dy nga burimet.

Një zyrtar i lartë i administratës së Presidentit Biden, i cili nuk u identifikua, tha se kërcënimi ndaj personelit amerikan jashtë vendit ishte një nga arsyet që administrata po merrte masa ndaj kompanive si NSO dhe po ndërmerrte diskutime në shkallë a globale për kufizimin e përgjimeve.

Zyrtari shtoi se administrate ka vënë re “abuzime sistematike” në shumë vende që përfshijnë softuerin Pegasus të NSO-së.

Historikisht, në të shkuarën, disa nga klientët më të njohur të kompanisë përfshinin Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Meksikën.

Ministria izraelite e Mbrojtjes është ajo që miraton licencat e eksportit për kompaninë NSO, e cila ka lidhje të ngushta me komunitetin e mbrojtjes dhe atë të zbulimit të Izraelit, për të shitur teknologjinë e saj ndërkombëtarisht.

Në një deklaratë, ambasada izraelite në Uashington tha se shënjestrimi i zyrtarëve amerikanë, ishte një shkelje serioze e rregullave të saj.

“Produktet kibernetike si ky që po përmendet janë të mbikëqyrura dhe të licencuara për t’u eksportuar tek vendet e tjera vetëm për qëllime që lidhen me kundër-terrorizmin dhe krimet e rënda”, tha një zëdhënës i ambasadës.

“Dispozitat e licencimit janë shumë të qarta dhe nëse këto pretendime janë të vërteta, është shkelje e rëndë e këtyre dispozitave”, tha ai./voa

LEXO TE PLOTE