Connect with Us

Nga Erion Dasho/ Letër e hapur për mikun tim Anti-Vax

Shëndeti

Nga Erion Dasho/ Letër e hapur për mikun tim Anti-Vax

Publikuar

-

cna lajme shendet

Më lër ta nis këtë letër duke thënë se i kuptoj shqetësimet e tua.

Në murin tënd në facebook të shkruajnë me dhjetëra, për të mos thënë qindra, miq virtualë puna e përditshme e të cilëve sot është bërë anatemimi i vaksinës.

Në inbox-in tënd vijnë video nga shkencëtarë dhe aktivistë që denoncojnë me patos “eksperimentet” që janë duke u bërë me vaksinat e “rrezikshme”, “konspiracionin global” që përgatitej prej shekujsh, por i mungonte vetën një koronavirus për t’u shpalosur, etj. etj.

Në ekranin tënd del herë pas here një personazh (shpesh i nderuar si jurist, si ambientalist apo si fallxhor) që flet me zjarr për viruset, vaksinat, ADN-në, antitrupat dhe limfocititet. Flet me aq kompetencë, sa edhe mjeku më i zot i fushës përkatëse duket si amator para tij.

Ajo që është më e keqja, në ekranin tënd del herë pas here edhe ndonjë mjek që i bashkohet këtij enturazhi dhe, kur këtë mjek e dënojnë shoqatat mjeksore, ngrihet një stuhi akoma më e madhe se establishmenti po hakmerret ndaj guximtarëve dhe kalorësve të së vërtetës.

Të gjithë këta kanë një të përbashkët!

Ata të mbushin mendjen ty të mos vaksinohesh!

Të bindin se trupi yt i stërvitur, i ushqyer shëndetshëm, i përforcuar me disa vitamina “magjike”, mjafton për të të mbrojtur nga virusi!

Sinqerisht, uroj të kenë të drejtë!

Uroj që ti të jesh midis atyre 80% fatlumëve që e kalojnë COVID-in si një grip të zakonshëm. Apo midis atyre 15% më pak fatlumëve që sëmuren, por sidoqoftë nuk përfundojnë në një shtrat reanimator!

POR!

Mos harro se fati i keq mund të bëjë që ti të jesh tek ai 5%-i fatkeq… Atëherë pranë krevatit tënd nuk do të jetë:

…miku i Facebook-ut që të dërgonte videon e përditshme anti-Vax. Ai/ajo ka dëgjuar para disa muajsh se nuk duhet patur kontakt me një person të infektuar. I dhimbet jeta e vet!

LEXO EDHE:  Vettingu/ Vasili letër të dytë ndërkombëtarëve dhe krerëve të shtetit

…drejtuesi i protestës, ai juristi apo ambientalisti me të cilin dënonit së bashku konspiracionin botëror! Ai vazhdon në rrugën e vet. Dje protestonte kundër vaksinës, sot ka tjetër hall.

…parashikuesi me pamje profetike që mbin ekraneve dhe parashikon të ardhmen transhumane apo apokaliptike!

…ai mjeku amerikan, kanadez apo italian që ka vite që ka humbur licensën si sharlatan dhe mundohet të fitojë në Facebook apo YouTube ato që nuk fiton dot më si mjek!

…as ai mjeku ose mjekja shqiptare që fliste në ekran me entuziazëm! Ata nuk janë infeksionistë dhe vazhdojnë të merren me pacientët e vet!

Jo! Ti je në një dhomë spitali, i rrethuar nga mjekë dhe infermierë që po bëjnë të pamundurën për të të shpëtuar!

Që të japin medikamente, administrojnë injeksione, të lidhin pas aparaturave për të të matur temperaturën, rrahjet e zemrës, oksigjenimin, etj.

Që të kanë vendosur një maskë e cila të mban akoma në jetë sepse të jep oksigjenin që nuk ta japin dot mushkëritë e tua.

Rreth teje vdesin çdo ditë 5, 6 apo më shumë fatkeqë të tjerë dhe ti nuk e di nëse do të kthehesh dot apo jo pranë familjes dhe miqve.

Tani ndoshta e kupton se sikur të ishe vaksinuar, rreziku për të qenë në atë shtrat do të ishte rreth 10 herë më i ulët dhe se do të kishe dhjetë herë më shumë shans të ishe duke pirë një birë me shokët se sa të luftoje për jetën në spital!

Dimri po vjen dhe bashkë me të edhe virozat. Askush nuk mund ta parashikojë se si do të sillet COVID-i, por ajo që mund të parashikojmë është:

Nëse vaksinohesh sot  mundësia për të vdekur nga COVID-i në gjashtë muajt e ardhshëm është jashtëzakonisht e ulët.

Mos e humb këtë shans!

Vaksinohu!/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Shëndeti

“Vendi larg imunitetit të tufës”/ Alimehmeti: Delta ka prishur shifrat e studimit

Publikuar

-

Nga

“Vendi ynë është shumë larg imunitetit të tufës nga koronavirusi”. Kështu deklaroi mjeku I njohur epidemiolog, Ilir Alimehmeti, sonte në “Real Story”.

Alimehmeti tha se varianti Delta ka prishur shifrat e studimit të mëparshëm, pasi ka transmetueshmëri të lartë.



“Imuniteti i tufës është larg. Do marrim parasysh këtu se kush është dhe ku. Në korrik ka qenë për Tiranën, për një moshë të caktuar. Delta ka një transmetueshmëri të lartë, e prish atë shifër.

Kërkon 85% minimumi. Është kalkulim i vështirë për t’u bërë. Na mungon studimi. Ky është i vetmi që kemi. Si bazohemi tani asaj, pasi kemi sot vaksinë. Të kesh shifra të ulta vaksinimi këtu ka diçka që nuk shkon. S’kemi vështirësi te studentët, por një pjesë e asaj grupmoshe janë këta të rinj.
Kemi më pak se 70-80 % të të moshuarve të vaksinuar. Ata që nuk e kanë bërë vaksinën në moshë të madhe, janë ata më rezistentët. Ky është studim që kemi bërë në Shqipëri. Ata që nuk vaksinohen, janë bërthamë e fortë, rriten me moshën.”, pohoi Alimehmeti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Situata në Infektiv/ Pipero: Moshat e rritura me simptoma të theksuara

Publikuar

-

Nga

Mjeku infeksionis Pëllumb Pipero dhe kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, janë të ftuar mbrëmjen e sotme në “Repolitix” ku po flitet për situatën e pandemisë.

Pipero tha se pjesa më e madhe e rasteve me COVID-19 janë të moshave mbi 60 vjeç.

Sipas tij, persona e kësaj moshë që ende nuk e kanë bërë vaksinën shfaqin simptoma të theksuara të sëmundjes.



“Praktikisht moshat e rritura, mbi 60 vjeç, kush nuk e ka bërë në kohën kur ishte fasha e obliguar është më rezistent për të mos e bërë. Në praktikën e përditshme, pjesa më e madhe e rasteve që vijnë janë të këtyre moshave. Duhet të kemi në konsideratë që COVID-i midis moshave të reja, numri i rasteve që sëmuren është më i vogël dhe më i vështirë të bjerë në sy. Ndërsa moshat e rritura kanë simptoma më të theksuara”, tha Pipero.

LEXO EDHE:  Letra e një socialisti për Ben Blushin

LEXO EDHE:  Komiteti i ekspertëve bëri gafën e radhës/ Erion Dasho në krah të studentëve

Për mjekun Skënder Brataj, shqetësuese është fakti që efikasiteti i testit të shpejtë ka rënë.

“Ka shumë të rinj që thonë jemi me rrufë. Edhe testi i shpejt e ka humb atë efikasin e tij. Kjo është gjëja më e keqe, duke qenë negativ, ti nuk mbrohesh dhe e transmeton lehtësisht. Nga data 10 tetor e deri dje ne kemi bërë vizita të shumta në banesë, por shumica prej tyre janë dërguar në spital. Ai që shkon në spital është forma e mesme e rëndë dhe këta janë ata që kërkojnë ndihmë”, tha Brataj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Pilula ‘Mulnopiravir’ kundër Covid-it/ Manastirliu jep lajmin e mirë: Kemi bërë porosinë

Publikuar

-

Nga

Fabrikë prodhimi për vaksina në Shqipëri/ Manstirliu zbulon se në çfarë hapash është projekti

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se Shqipëria ka bërë porositë e para në lidhje me pilulën ‘Mulnopiravir’ e prodhuar nga kompania amerikane “Merck”, e miratuar sot nga Britania e Madhe.

Thuhet se ky medikament, redukton vdekjet në 50% dhe hospitalizimet.

E ftuar në “Real Story” Manastirliu tha se qeveria shqiptare është në listën e vendeve në pritje.



“Ne kemi marrë kontakte me “Merck”. Po ashtu kemi marrë kontakte me Pfizer, pasi dhe ai është duke prodhuar një bar që quhet proteaz. Janë duke eksploruar këto barna, që do të ndryshojnë kohën, do jenë mbështetjet për vaksinat. Do të reduktojë 50% të fazave të rënda dhe hospitalizimeve. 

Kemi krijuar lidhjet tona përmes instrumentit të përbashkët që ka vendosur BE, të jemi dhe ne në këtë listë. Kemi përcaktuar ato detaje të sasive dhe procedurave që do të ndjekim. Duke shpresuar që do të kenë efikasitet.”, tha ajo./CNA.al

LEXO TE PLOTE