Connect with Us

Në Barcelonë kanë një idhull të ri, Ansu Fati snobon statistikat e Mesit

La Liga

Në Barcelonë kanë një idhull të ri, Ansu Fati snobon statistikat e Mesit

Publikuar

-

Ansu Fati është kthyer në idhull te Barcelona dhe në një farë mënyre po bën që të harrohet Mesi. Goli i shënuar mbrëmë ndaj Valencias i ka çuar në një tjetër nivel statistikat e Fatit që tani ka kaluar dhe Mesin. Talenti spanjoll është futbollisti që ka shënuar më shumë gola para se të mbushë 19 vjeç, plot 13 realizime duke lënë prapa Bojan Krkiç me 12 gola dhe Mesi me vetëm 7 gola.

Fati shënoi 7 gola në sezonin e parë me katalanasit, 4 gola vjet por u dëmtuar në nëntor dhe qëndroi gati 1 vit jashtë fushe dhe ka gjetur dy herë rrjetën që pas rikthimit nga dëmtimi. Të dhënat tregojnë se: Mesi në moshën 18 vjeç e 351 ditë kishte shënuar 8 gola, ndërsa Fati plot 15 gola.

Kuman ka gjetur një degë të re për tu kapur duke i besuar ekipin talentit, i cili u zëvendësua nga tekniku holandez pas 59 minutash mbrëmjen e djeshme, në mënyrë që të jetë sa më në formë për sfidën ndaj Dinamos së Kievit në Ligën e Kampionëve të mërkurën.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

La Liga

Reali përmbys Sevillas dhe shkëputet nga ndjekësit

Publikuar

-

Nga

Real Madrid i Karlo Ançelotit ka arritur sot një fitore për arratinë e parë të sezonit në kreun e renditjes së La Liga.

Madrilenët kanë siguruar sot një fitore me përmbysje përballë Seviljes dhe e shohin veten të shkëputur nga të gjithë ndjekësit në kampionat.



Benzema, dhe Vinicius ishin protagonistët e triumfit mardilen, me brazilianit që vijon gjithnjë e më shumë të fitojë zemrat e tifozëve me paraqitjet e tij./ CNA.al

REAL MADRID-SEVILJA 2-1
32′ Benzema, 87′ Vinicius / 12′ Mir

LEXO TE PLOTE

La Liga

VIDEO/ Plasin polemikat në Spanjë, një gol i anuluar tërbon Sociedadin. Protagonist edhe Januzaj

Publikuar

-

Nga

Espanjol ka mundur sot Real Sociedad, duke ndalur këtë të fundit që të kthehej përkohësisht në kreun e renditjes të së kampionatit spanjoll.

Një humbje 1-0  e shoqëruar me polemika të shumta për shkak të një vendimi të gjyqtarit ndërkombëtar Mateu Lahoz.

Në minutën e 66 të sfidës, ai preku topin gjatë një aksioni të Real Sociedad por la lojën në vijim. Januzaj përfitoi dhe dha një asist perfekt për Isak i cili dërgoi sferën në rrjetë. Vetë gjyqtari i cili kishte bërë shenjë që loja të vazhdonte, anuloi më pas golin, duke kthyer praktikisht vendimin e tij.



Një situatë që ka acaruar Sociedadin, me lojtarët dhe drejtuesit të cilët e kanë cilësuar të pakuptimtë vendimin e kryesorit kur rezultati ishte ende 0-0. “E kam pyetur 6 herë dhe në çdo moment jepte shpjegime të pakuptimta”, tha Ojarzabal pas duelit, duke shprehur dëshpërimin e tij për këtë vendim që ndikoi në ndeshjen e luajtur në La Liga.

LEXO TE PLOTE

La Liga

VIDEO/ Gola dhe spektakël, Barcelona siguron fitoren e dytë me Xavin

Publikuar

-

Nga

Barcelona siguroi fitoren e dytë radhazi në La Liga me Xavin në pankinë. Ekipi katalanas triumfoi 1-3 në takimin jashtë fushe ndaj Villareal.

Pjesa e parë nuk prodhoi asnjë gol, edhe pse të dy skuadrat krijuan rastet e tyre. Fraksioni i dytë i takimit nisi mirë për Barcelonën, që kaloi në avantazh në minutën e 48-të.

Frenkie De Jong shfrytëzoi një pritje jo shumë të sigurt të portierit vendas, dhe nuk e pati të vështirë të dërgojë topin në rrjetë.

Villareal reagoi dhe ia doli të rikthejë baraspeshën falë golit të Samuel Chukwueze (76’). Sulmuesi nigerian veproi shpejt pas një pasimi të marrë nga Danjuma dhe mposhti gjermanin Ter Stegen me një gjuajtje të befasishme.



Skuadrat u hapën dhe kërkuan golin e avantazhit, por atë e gjeti Barcelona dy minuta përpara fundit të ndeshjes. Memphis Depay përfitoi nga një gabim i mbrojtjes vendase dhe gjeti golin e tetë sezonal në kampionatin spanjoll. Miqtë fituan një penallti në minutat shtesë, të cilën Coutinho e ktheu në gol.

Suksesi i sotëm ka ngjitur Barcelonën në vend të shtatë me 23 pikë, shtatë më pak se Reali kryesues, që luan nesër ndaj Sevillas në “Santiago Bernabeu”. Në ndeshjet e tjera të ditës së sotme në La Liga, ra në sy fitorja 1-2 e Celta Vigos në fushën e Alaves.

Valencia nuk shkoi më shumë se barazimi shtëpiak 1-1 ndaj Rayo Vallecanos (Ivan Balliu e luajti të plotë ndeshjen), ndërsa përballja Mallorca-Getafe përfundoi në barazim pa gola.

LEXO TE PLOTE