Connect with Us

Mbi 25 milion euro në favor të Bechettit/ Vettingu i nxjerr të palarat gjyqtares

Vetingu

Mbi 25 milion euro në favor të Bechettit/ Vettingu i nxjerr të palarat gjyqtares

Publikuar

-

cna lajme vetting

Gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Kaçe Agolli u shkarkua nga detyra më 10 shtator, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit arriti në përfundimin se kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasuritë që zotëron dhe shpenzimet e kryera.

Agolli gjithashu u penalizua për aspektin profesional lidhur me një vendim që i jepte 25.1 milion euro dëmshpërblim kompanisë së biznesmenit të shumë përfolur Francesco Bechetti kundër gjigandit italian të energjisë, Enel.

Ndërkohë, KPK nuk ka gjetur probleme në kriterin e pastërtisë së figurës.

Kaçe Agolli e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 dhe punoi prej më shumë se dy dekadash si gjyqtare në Gjykatën e Tiranës.

Komisioni nuk ka gjetur probleme domethënëse në raportin e dërguar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, si dhe në 11 denoncimet nga publiku. Ndërkohë, janë verifikuar dy vendimarrje ku në një prej tyre është konstatuar se Agolli ka cënuar besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë.

Bazuar mbi të dhëna konfidenciale, trupi gjykues ka shqyrtuar një vendimarrje të vitit 2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku Agolli rezulton të ketë qenë anëtare e trupit gjykues. Megjithëse në vendimin e arsyetuar të KPK janë anonimizuar të dhënat e palëve dhe të çështjes, nga sa u realtua në seancën dëgjimore bëhej fjalë për procesin me palë paditëse biznesmenin të shumë përfolur Francesco Bechetti kundër gjigandit italian të energjisë Enel.

Biznesmeni Francesco Beccheti, prej kohësh është një temë debati politik në Shqipëri, pasi fitoi në arbitrazh ndërkombëtar 110 milion euro nga shteti shqiptar, i cili i sekuestroi pasuritë përfshi televizionin “Agon”. Rasti i trajtuar nga trupa gjyqësore ku bënte pjesë Agolli ka të bëjë me koncesionin kontrovers për ndërtimin e një HEC-i në Kalivaç.

Sipas KPK, Gjykata e Tiranës ka vendosur dëshpërblimin e Bechettit në vlerën 25.1 milionë euro. Ndërkohë, një prej anëtarëve të trupit gjykues ku bënte pjesë dhe Agolli ka dalë në pakicë dhe ka çmuar se padia e paraqitur nuk është e mbështetur në ligj dhe në prova dhe duhej të rrëzohej. Vendim është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Tiranë, ndërkohë që Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë nuk e ka pranuar rekursin.

Por vendimi i tre shkallëve të gjyqësorit shqiptar është rrëzuar nga Gjykata e Apelit të Amsterdamit.

“[…]Gjykata e Apelit të Amsterdamit me vendimin e datës 17.7.2018 ka vendosur se vendimi i Gjykatës Shqiptare: ‘(ishte) në mënyrë aq evidente në kundërshtim me të drejtën shqiptare të cituar nga vetë ajo gjykatë sa që (…) doemos duhet konkluduar se bëhet fjalë për një gabim të dukshëm dhe se asnjë gjykatë që vepron në mënyrë të arsyeshme (…) nuk do të kishte ardhur deri te një gjykim i njëjtë. E njëjta vlen edhe për vendimin e Gjykatës së Apelit të Tiranës[…]”, pasqyrohet në vendimin e KPK konkluzioni i gjykatës holandeze.

“[…]Thënë shkurt, zhvillimi i procesit shqiptar nuk i ka plotësuar kriteret që duhet të parashtrohen në bazë të nenit 6 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe prandaj vendimi gjyqësor shqiptar nuk vjen në konsideratë për t’u ekzekutuar në Holandë”, çmojnë gjyqarët e huaj.

Lidhur me këto konstatime të gjyqtarëve holandezë, subjekti i rivlerësimit shprehet se vendimi është i gjatë, por jo i pakuptueshëm. “Nuk arrij dot të kuptoj përse vendimi nga të tjerë juristë jo shqiptarë është cilësuar i pakuptueshëm. Kuptueshmëria s’varet prej meje, në një kohë që vendimi respekton gjithë standardet e detyrueshme nga Kodi i Procedurës Civile. Nëse vendimi ynë do të ishte i pakuptueshëm, Gjykata e Apelit duhet ta kishte prishur”, pretendon Agolli dhe vijon se dhe Gjykata e Lartë u ka dhënë të drejtë.

Komisioni konstaton se ky vendim i dhënë nga gjykatat shqiptare është kërkuar për t’u ekzekutuar nga një gjykatë e huaj, e cila e gjetur të pazbatueshëm, “pikërisht për shkak të mënyrës së si është përllogaritur detyrimi në raport me situatën faktike dhe legjislacionin shqiptar të zbatueshëm”.

“[…]konstatohet se arsyetimi i përdorur dhe konkluzioni i gjykatës bien ndesh me vetë dispozitat referuese të Kodit Civil Shqiptar dhe vetë qëllimin që ky vendim synon të arrijë, garantimin dhe dëmshpërblimin e drejtë të palëve”, i referohet KPK vendimit të Gjykatës së Apelit të Amsterdamit.

Trupi gjykues çmon se aftësia dhe detyra e një gjyqtari është të zbatojë ligjin dhe ta interpretojë atë krahas jurisprudencës së detyrueshme, nën frymën e qëllimin e tij dhe jo në mënyrë të fragmentarizuar e jashtë kontekstit.

Po ashtu, KPK vëren se gjykata duhet të ishte kujdesur që të plotësoheshin kriteret në bazë të nenit 6 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe që vendimi të ishte i ekzekutueshëm. “[…]pasi subjekti vetë ishte në dijeni të ekzistencës së marrëdhënies së palës paditëse me shoqëritë e huaja”, konstaton Komisioni.

LEXO EDHE:  Tritoli trondit Tiranën/ Shpërthim pranë një banese, alarmohen familjarët

Duke e vlerësuar qëndrimin e Gjykatës së Apelit të Amsterdamit si një qëndrim zyrtar, në fuqi dhe i marrë nga një institucion i huaj, tërësisht i pavarur dhe i pandikuar nga sistemi i së drejtës shqiptare, si dhe i pandikuar lidhur me situatën aktuale konkrete rivlerësuese të subjektit të rivlerësimit, KPK i konsideron qëndrimet e saj të besueshme.

Nisur nga ky arsyetim, trupi gjykues vlerëson se Agolli ka treguar mungesë dhe dobësi në drejtim të aspektit të njohurive mbi ligjin dhe aftësive për të interpretuar jurisprudencën dhe marrëveshjet ndërkombëtare, si dhe çmon se në këtë rast subjekti ka cënuar besimit e publikut tek sistemi i drejtësisë.

Ndërkohë, Komisioni nuk ka gjetur probleme në urdhërekzekutimin e sekuestrimit të biznesmenit të huaj Damir Fllaziç, i cili nëpërmjet shoqërisë së tij u shndërrua në kreditor për zhvillimin e tokave kënetore të Porto Palermos në park industrial.

Në përfundim Komisioni çmon se, megjithëse Agolli nuk mund të konsiderohet e paaftë në aftësitë profesionale, problemet e konstatuara në vendimmarrjen e dhënë nga trupi gjykues që është rrëzuar nga Gjykata e Apelit të Amsterdamit ngrenë pikëpyetje serioze për mënyrën se si subjekti ka performuar në raport me të drejtën dhe legjislacionin e zbatueshëm dhe se duhet të shkarkohet për këtë gjetje.

Problemet për pasurinë

Trupi gjykues i KPK i kryesuar nga Xhensila Pine, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtar Olsi Komicin, çmon se Agolli ka kryer deklarim të paplotë duke u përpjekur të paraqesë në mënyrë të pasaktë shpenzimet për vajzën në vitin 2016 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, SHBA, si dhe për  mënyrën e përballimit të tyre. Po ashtu, ka rezultuar mungesë burimesh për mbulimin e këtyre shpenzimeve.

Agolli ka marrë një kredi në vlerën 500 mijë lekë në janar të vitit 2016 për të ndihmuar vajzën që në janar të vitit 2016 ka filluar praktikën e punës në Departamentin e Operacioneve Paqeruajtëse në SHBA. E pyetur lidhur me shpenzimet e jetesës dhe ato të strehimit të vajzës në Neë York, Agolli ka pretenduar se shpenzimet kanë qenë vetëm për ushqim dhe gjatë praktikës së punës, pasi ka banuar në apartamentin e shtetases R. Q., pa pagesë.

Subjekti ka shtuar s evajza i ka mbuluar me të ardhurat nga puna shpenzimet e përditshme, kryesisht ato për ushqim. Në vendim thuhet se nga dokumentet e dorëzuara nga Agolli është arritur të provohet se gjatë vitit 2016 vajza e gjyqtares ka përfituar të ardhura të dokumentuara në shumën rreth 1200 USD.

Në përfundim të hetimit për këtë gjetje ka rezultuar se gjyqtarja Agolli nuk ka pasqyruar në veting shpenzimet për jetesën e vajzës në Neë York, si dhe mënyrën e përballimit të tyre duke rezultuar me balancë negative në shumën 2.1 milionë lekë.

Në vijim Komisioni evidenton se gjyqtarja Agolli dhe bashkëshorti i saj kanë përfituar një apartament dhe një garazh në statusin “e pastrehë” ndërkohë që kanë rezultuar bashkëpronarë në një banesë tjetër të privatizuar më parë së bashku me prindërit e subjektit. Gjithashtu, nga hetimi ka rezultuar se subjekti nuk ka jetuar në apartamentin e përfituar në statusin “e pastrehë”, por e ka lëshuar me qira që prej momentit që e ka marrë në përdorim.

“Dhënia me qira u bë për shkak të joshjes së parave, por edhe për shkak se isha me fëmijë të vogël dhe bashkëshorti pothuaj nuk vinte në banesë për shkak të punës dhe më duhej ndihma e prindërve”, ka shpjeguar Agolli dhe ka sjellë në vëmendje se nuk ka pasur ndonjë ndalim lidhur për kryerjen e këtij veprimi.

Në përfundim trupi gjykues vlerëson se subjekti ka kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm të pasurisë së saj, si dhe ka cënuar besimin e publikut tek drejtësia në përfitimin e apartamentit si “e pastrehë”, ndërkohë që rezultonte bashkëpronare në një banesë tjetër së bashku me bashkëshortin.

Nga analiza financiare për periudhën 2003-2016 është konstatuar balancë negative vetëm në vitin 2016 për shpenzimet e vajzës, ndërsa për periudhën para vitit 2003, ka rezultuar pamundësi financiare në shumën 2.9 milionë lekë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Vetingu

Shkarkohet gjyqtari-fermer/ Vettingu e nxjerr nga sistemi Nazmi Trokën

Publikuar

-

Nga

cna lajme vetting

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Vlorë, Nazmi Troka, i cili nuk ishte i pranishëm në seancë.

Gjatë seancës dëgjimore të martën më 2 nëntor u evidentua pamundësi e Trokës për të vërtetuar me dokumentacion ligjor të ardhurat e pretenduara nga bujqësia, që sipas tij kanë shërbyer si një prej burimeve për ndërtimin e një shtëpie në fshat, blerjen e një apartamenti në Tiranë, si dhe për kryerjen e shpenzimeve të tjera.

Gjithashtu, u konstatua papajtueshmëri mes detyrës së gjyqtarit dhe ushtrimit të aktivitetit privat si fermer nga ana e subjektit. Hetimi administrativ për gjyqtarin Troka u përfundua vetëm në kriterin e pasurisë, ndërsa për një kërkesë të tijën për çeljen e hetimeve edhe për figurën e profesionalizmin u tha se do të shqyrtohej para vendimmarrjes përfundimtare.

LEXO EDHE:  Tiranë/ Përfshihet nga flakët kati i gjashtë i një banese

LEXO EDHE:  Tritoli trondit Tiranën/ Shpërthim pranë një banese, alarmohen familjarët



Troka kërkoi që të konsideroheshin në analizë të ardhurat e deklaruara prej tij ndër vite sit ë përfituara nga bujqësia, si dhe të uleshin shpenzimet jetike duke argumentuar se nevojat bazike i kishte plotësuar nga prodhimet e fermës familjare.

Procesi i vetingut për gjyqtarin Troka u krye nga trupa e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Firdes Shulin.

Nazmi Troka e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe ka punuar për gati dy dekada si gjyqtar në Gjykatën e Beratit. Në vitin 2013, Troka u dekretua si gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Vlorës./Birn

LEXO TE PLOTE

Vetingu

KPA rikthen në detyrë prokurorin e Tiranës/ Zbardhet vendimi

Publikuar

-

Nga

cna lajme vetting

KPA ka kthyer në detyrë prokurorin e Tiranës, Ndini Tavani, i cili u shkarkua nga shkalla e parë e KPK.

Ndini Tavani kthehet në detyrë nga Kolegji i Posacëm i Apelimit me vendim të formës së prerë. Kujtojmë se në procesin e rivlerësimit, Tavani bindi vetëm një anëtar të trupës gjykuese të KPK-së, ndërsa dy të tjerët vendosën shkarkimin e tij nga detyra.

Për kriterin e pasurisë, u tha se prokurori nuk arriti që të justifikojë bindshëm të ardhurat e tij prej 2.5 milionë lekësh të krijuar në kohën kur punonte si avokat.

Ndërsa Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar hartoi dy raporte për Ndini Tavanin, duke konstatuar në të dytin papërshtatshmërinë për vazhdimin e detyrës. DSIK ngriti dyshime për “shpërdorim detyre” në lidhje me një çështje për hetimin e disa personave për krijim të skemave mashtruese me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

Njoftim vendimi:



LEXO EDHE:  Shpërthim i fuqishëm te "Rruga e Burgut"/ Qytetarët në panik

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.2/2020, datë 09.01.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Ndini Tavani kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 199, datë 11.10.2019.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 199, datë 11.10.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Ndini Tavani dhe konfirmimin e tij në detyrën e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 03.11.2021./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Bashkëshorti i ndërpret karrierën prokurores

Publikuar

-

Nga

cna lajem vetting

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokuroren e Lezhës Arjola Prençi.

Trupa e KPK –së e përbërë nga Suela Zhegu, Firdes Shuli dhe  Brunilda Bekteshi e kanë justifikuar vendimin e shkarkimit, duke e lidhur me bashkëshortin e prokurores.



Bashkëshorti i Prençi i cili është dënuar më herët  me 2 vite burg, për korrupsion.

Pëllumb Prençi është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkodrës, dhe për këtë shkak I është ndërprerë në mes dhe karriera e prokurores./CNA.al

LEXO TE PLOTE