Connect with Us

Kaosi në universitete/ Reagon Unioni i Këshillave Studentorë

Sociale

Kaosi në universitete/ Reagon Unioni i Këshillave Studentorë

Publikuar

-

cna lajm sociale

Viti i ri akademik ka nisur me tensione dhe protesta nga studentët të cilët refuzojnë vaksinimin me detyrim. Në lidhje me situatën e krijuar ka reaguar edhe Unioni i Këshillave Studentorë.

Deklarata e plotë:

“Unioni i Këshillave Studentorë po ndjek me vëmendje fillimin i vitit të ri akademik. Kjo ditë duhet të ishte një ditë normale, ku studentët duhet të ishin ulur në auditor dhe të merrnim mësimet e tyre, pas 2 vjet mësimi online. Nga raportimet dhe shqetësimet e shumta, që kanë ardhur në adresën tonë, kjo ka qenë një ditë kaotike dhe me përplasje të shumta, mes studentëve dhe universiteteve, për lejimin e hyrjes në auditorë. Në qëndrimin tonë është tepër fyese klasifikimi i studentëve në të vaksinuar dhe jo të vaksinuar, pasi e drejta për arsimim është një e drejtë themelore e garantuar në kushtetutë. Gjithashtu, është absurd kushti i testit të PCR-së në një kohë që shpenzimet e studentëve kanë vite që janë bërë të papërballueshme dhe sot i shtohet dhe një kosto tjetër prej 40-60 Euro në javë. Kërkojmë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit si dhe nga Rektoratet e Universiteteve, që sa më parë të dalin me një zgjidhje për studentët, sepse indiferentizmi i tyre veçse e përshakallëzon konfliktin mes studentëve dhe rrit tensionin dhe stresin tek studentët dhe familjarët e tyre. Nuk po kërkojmë asnjë luks të tepërt veçse një të drejtë tonën për dije”./CNA.al

FOTOT-Protestë dhe përplasje me policinë/ Viti i ri akademik nis me tensione

Video-Studentët refuzojnë vaksinimin e detyruar/ Kaos në fakultete

Universiteti i Korçës nuk penalizon studentët e pavaksinuar/ Flet zëvendës-rektori

Universitetet hapin sot dyert/ Studentët rikthehen në auditore, kusht vaksinimi ose testi PCR

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sociale

Zyrtarisht në dimër/ Zbuloni surprizat që rezervon moti gjatë kësaj jave

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Sipas MeteoAlb, vendi ynë gjatë kësaj jave do të jetë nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, të cilat do të sjellin rreshje shiu në pjesën më të madhe të vendit tonë por në vijim pritet që të kemi prezente edhe rreshjet e dëborës.

Në një pjesë të mirë të zonës malore temperaturat e ajrit gjatë kësaj jave do të pësojnë ulje të ndjeshme duke bërë që në zonat malore të zbresin edhe në – 8 gradë Celsius, ndërsa maksimumi nuk pritet të shkojë më shumë se 17 gradë Celsius.

LEXO EDHE:  Morën pjesë në protestë/ Veliaj shkarkon zv.kryetaren edhe një drejtor

LEXO EDHE:  Shkup, qytetarët në protestë kundër përgjimeve



Po ashtu parametri i erës pritet që të jetë probematik këtë javë duke bërë që në det të hapur të shkojë në shpejtësi deri në 100 km/orë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Stuhi, erë dhe shi/ Moti i keq “mbërthen” të gjithë vendin

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Vijojnë vranësirat e shumta të sjellin në vend reshje, ku në zonat e ulëta do jenë reshje shiu, por herë pas here do të jenë dhe në formë rrebeshi. Ndërsa në zonat malore Veriore , Lindore dhe Juglindore do të kemi shfaqje të reshjeve të dëbores.

Sipas MeteoAlb,  temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 17°C.

LEXO EDHE:  Shkup, qytetarët në protestë kundër përgjimeve

LEXO EDHE:  Kreu i sindikatës së naftëtarëve: “Indiferenca e institucioneve është tallëse dhe fyese”



Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Perëndimor Jugorperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Shiu dhe era “mbërthejnë” vendin/ Troket me furi stina e dimrit

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Vranësirat e dendura deri në orët e mesditës, të cilat do të sjellin rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit.

Po_ashtu dhe në vijim vranësirat e shumta do jenë prezente, por reshjet do të jenë më të pakta gjatë pasdites.

Ndërsa mbrëmja i ri-fuqizon reshjet në zonat malore dhe të ulëta.



Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 19°C.

LEXO EDHE:  Morën pjesë në protestë/ Veliaj shkarkon zv.kryetaren edhe një drejtor

LEXO EDHE:  Ndërtimi i inceneratorit në Fier/ Banorët hidhen në protestë

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë, ku në intervale të shkurtra do të jetë me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar dallgëzim 4 – 5 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE