LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Green Pass për të hyrë në auditore, por jo në kafene/ Bino ia kalon përgjegjësinë Komitetit

18 Tetor 2021, 20:54, Lifestyle CNA
Green Pass për të hyrë në auditore, por jo në kafene/

Shefja e Epidemioligjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, në një lidhje me ?Opinion?, ku po diskutohet për vaksinimin e detyruar të studentëve, u pyet nga moderator Blendi Fevziu se pse green pass po kërkohet vetëm në auditore dhe jo në kafene ku rrin shumica e shqiptarëve.

Bino u përgjigj shkurt duke thënë se ky vendim merret nga Komiteti dhe jo nga ajo apo Ministria.

“Po ta kërkonim green pas në kefene do ishte një debat shumë i madh këtu.

Këto janë vendime që po merren hap pas hapi. Merren nga Komiteti Ekspertëve për Vaksinimin.

Nuk merren as nga unë as nga Ministria.

Të rinjtë qoftë në auditore qoftë në vende të tjera duhet të vaksinohen.

Këto po e bën e gjithë bota e qytetëruar pse mos e bëjnë edhe studentët tanë?, tha Bino./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga