Connect with Us

“Furtuna” Gledis Nano vazhdon/ Gati të tjera ndëshkime dhe lëvizje

Aktualitet

“Furtuna” Gledis Nano vazhdon/ Gati të tjera ndëshkime dhe lëvizje

Publikuar

-

cna lajjme aktualitet

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano, dy javë pas marrjes së detyrës ka “shkundur” Policinë.

Një furtunë nga kupola në themel, për të ngritur krye ndaj krimit që ka pushtuar vendin. E ka nisur nga kupola për të vijuar me pas me strukturat e tjera policore.

Sot Nano ka bërë publike lëvizjet në rang drejtorish.

CNA.al nëpërmjet burimeve të saj ka mësuar se javën që vjen lëvizjet do të përshkallëzohen. Nga drejtoritë, lëvizjet do të prekin komisariatet.

Në filtër Nano do të kalojë dhe nivelet e tjera të Policisë si shefa komisariatesh, shefa rendi, shefa krimesh, shefa të qarkullimit rrugor, drejtues të antidrogës për të vijuar më pas deri tek polici i më thjeshtë.

Pothuajse te gjithë strukturën që ka lënë Ardi Veliu, Nano po e qarkullon, megjithëse janë të njëjtët emra që kanë qenë më herët në skemën drejtuese policore.

Lëvizjet në kupolën e Policisë.

Numri një i Policisë së shtetit, Gledis Nano, firmosi ndryshimet e mëposhtme:

1.Emërimin e Drejtues i Parë, Lorenc Panganika, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

2.Drejtues Hamdi Fiora, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

Kryekomisar Gentian Berberi, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

LEXO EDHE:  Meta dorëzon "shokët” në Polici

Drejtues i Parë Ardian Çipa, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Drejtues i Parë Alfred Çepe, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

Drejtues i Parë Gjovalin Loka, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.

Drejtues i Parë Neritan Nallbati, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Drejtues i Lartë Rebani Jaupi, në detyrën Drejtor i Departamentit për Sigurinë Publike në DPPSh.

Drejtues Edmond Sulaj, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.

Drejtues i Parë Bledar Çeliku, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër.

Kryekomisar Oltion Bistri, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.

Drejtues i Parë Skënder Hitaj, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër.

Kryekomisar Alban Dautaj, në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Antiterrorit.

Drejtues Saimir Boshnjaku, në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Tiranë.

Drejtues Fatmir Hoxha, në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Korçë.

Kryekomisar Sokol Cana, në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër.

Kryekomisar Arben Joca, në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Shkodër.

Kryekomisar Lorenc Shehu, në detyrën Drejtor i Qendrës së Mbyllur të të Huajve në Departamentin e Kufirit dhe Migracionit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Vendimi për zgjedhje është nul”/ Anëtari i FRPD: Basha po vepron për interesa personale

Publikuar

-

Nga

Kriza në selinë blu ka prekur edhe forumin rinor.

Kreu i FRPD Belind Këlliçi, kundërshtoi vendimin e kryetari Lulzim Basha për të bërë zgjedhje të reja, por ky i fundit ka vendosur të mos tërhiqet. Basha ka nisur procedurat për çeljen e garës, vendim që ka sjellë reagimin e të rinjve.

Lidhur me këtë në studion e lajmeve në MCN TV, Eden Kollçinaku, anëtar i kryesisë se FRPD-së deklaroi se për këto zgjedhje ishte diskutuar më herët por nuk ishte marrë asnjë vendim.

Sipas tij pas ngjarjeve të ndodhura brenda PD dhe përçarjes së saj pas largimit të Berishës nuk e pa e udhës që të vijohej me këto zgjedhje.

Ndër të tjera Kollçinaku teksa e cilëson si nul vendimin e Bashës për mbajtjen e zgjedhjeve shprehet se e gjithë kjo po bëhet për interesa personale të Bashës për të hequr Këlliçin pasi ky i fundit deklaroi se do merrte pjesë në foltoren e Berishës.



Ditët e fundit është diskutuar se do bëhej një garë mirëpo është kthyer më pas duke mos u arritur në një vendim pas largimit të Bberishës dhe në këto kushte FRPD nuk mund të mbante zgjedhje, nuk mund të vazhdohej në një situatë të tillë në një përçarje të madhe që po ndodh brenda PD.

Ky veprim po bëhet për çështje të interesave personale. Në bazë të statutit zgjedhjet vendosen nga një grup pune dhe jo nga kryetari i PD. Kjo sjell një problem pasi i gjithë vendimi është marrë personalisht nga Basha dhe nuk është diskutuar me asnjë. Më herët është diskutuar por vendimi nuk ishte marrë sepse situata ishte e tillë pas ngjarjes së përjashtimit të Berishës.

Këto zgjedhje po bëhen për interesa personale të Bashës për të hequr Këlliçin pasi ai deklaroi se do merrte pjesë në foltoren e Berishës. Dje në takimin e forumit 100% kanë firmosur deklaratën se vendimi i Bashës është nul“, tha ai.

LEXO EDHE:  Vetëm një ditë pas arrestimit/ Lirohet polici që përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte abuzimin

LEXO EDHE:  “Do më vrasin si Artan Cukun”/ Gazetarja rrëfen historinë e policit që shteti e hodhi në duart e kriminelëve

I pyetur se çmendim keni për foltoren e zotit Berisha dhe kërkesën e tij për mbledhjen e kuvendit kombëtar dhe pse të mos mbahen dhe këto zgjedhje të forumit, Kollçinaku tha se: “Këtu ka një kleçkë të vogël pasi kjo është nul sepse është një status në Facebook se Partia Demokratike nuk ka komunikuar lidhur me zgjedhjet me forumin rinor, nuk është vendim, por një status nul në Facebook. Nëse Berisha mbështetet dhe plotëson kuotat kuvendi i Berishës mund të mbahet. Unë jam pro./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

FRPD mbështet Foltoren/ Të rinjtë kërkojnë largimin e Bashës në 11 dhjetor: Rama e ka marrë peng

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka dalë hapur në mbështetje të Foltores që po mban ish kryeministri Sali Berisha. Pikërisht, vendosmëria e tyre për të shkuar në takimin që do mbaj ish lideri historik i demokratëve nesër me të rinjtë, ka sjellë edhe irritimin e Lulzim Bashës për të uzurpuar këtë organ.

Në një intervistë për CNA.al, anëtari i Kryesisë së FRPD Valter Mashi deklaroi se 90% e anëtarëve janë në mbështetje të Foltores, ndërsa theksoi se në 11 dhjetor, kur edhe është parashikuar mbajtja e Kuvendit Kombëtar të rinjtë do kërkojnë largimin e Bashës.

Mashi duke e cilësuar si kryetar të vulës kryeopozitarin, theksoi se është marrëpeng nga Rilindja dhe kryeministri Edi Rama.



FOLTOREN e mbeshtesin 90% e FRPD. Vetem disa te rinj qe nuk jane pjesë e FRPD, pra nuk jane anetarë por thjeshtë mbeshtetes te nje deputeti të përjashtuar që në filtrin e parë nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidaturave, dalin dhe baltosin FRPD, dhe  është e qartë si drita e diellit që kjo behet nga vetë ata deputetë qe janë zvarritur e zhgarravitur këpucëve të Bashës për të qenë në listë, dhe që siç po del kanë edhe tjetërsuar vota të kolegëve të tjerë, prandaj është mese logjike që sot ata do mbeshtesin Bashen.

Me 11 Dhjetor presim ndryshimin e Statusit dhe sigurisht shkarkimin e Kryetarit të vulës, qe e kane  marrë peng sektarët e rilindjes me në krye pengmarrësin personal të Bashës, Ramëziun“, tha Mashi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Anëtari i Kryesisë nxjerr detajet/ Si Basha urdhëroi menjëherë shkrirjen e posteve të FRPD-së

Publikuar

-

Nga

Vendimi i Lulzim Bashës për të përçarë të rinjtë në forumin e PD-së është kundërshtuar me forcë nga anëtarët e FRPD.

Valter Mashi, anëtari i Kryesisë në FRPD në një intervistë për CNA.al u shpreh se vendimi i Bashës erdhi pasi FRPD mori vendimin për të mbështetur Foltoren e ish kryeministrit Sali Berisha, që do të mbahet nesër në Tiranë.

Sipas tij, menjëherë sapo kryeopozitari u informua për këtë situatë, urdhëroi shkrirjen e të gjitha posteve drejtuese të FRPD-së dhe hapjen e garës për zgjedhje të reja.

Lulzim Basha e mori kete vendim nje dite mbasi Kryesia e FRPD me kryetarin Belind Kellici zhvilluan nje takim per organizimin dhe pjesëmarrjen e strukturave te Forumit Rinor ne Foltoren e demokratëve të lirë qe do te zhvillohet me 7 Nentor 2021.

Zoti Basha menjeherë mbasi mori vesh per kete mbledhje dhe konfirmimin e prezencës  ne Foltore të Kryetarit të FRPD e njëkohësisht deputetit Belind Këlliçi, urdheroi menjeherë shkrirjen e te gjitha posteve drejtuese te FRPD-së, si dhe hapjen e nje gare per zgjedhje  te reja ne FRPD.

Pra, qartësisht kuptohet që kjo është nje hakmarrje e paster e Bashes ndaj Kryetarit te FRPD -se zotit Këlliçi dhe gjithe strukturave të tjera drejtuese të FRPD.

Sigurisht që ky proces farsë synon percarjen mes te rinjve të forumit rinor demokrat”, tha Valter Mashi.

Anëtari i Kryesisë shtoi më tej se kompetencë për hapjen e garës në FRPD nuk e ka Lulzim Basha, por Kryesia e Forumit që ka statut dhe rregullore më vete.



“Kopetencën  per te hapur garen e  zgjedhjeve ne  FRPD sipas statutit dhe rregullores e ka Kryesia e Forumit Rinor dhe me pas i kalon për  zbatim Sekretarit, ndërkohë që është  Kryetari ai që ka fuqine vendimmarrëse”, tha ai.

Mashi, më tej në reagimin e tij për CNA.al reagoi edhe për deklaratën e Ori Nebijajt, e cila tha se mandati i kryetarit të FRPD ka mbaruar dhe se zgjedhja e emrit pasues është normale.

LEXO EDHE:  Lajmi i rremë/ Braçe, apel Çim Pekës të paraqitet për dëshmi në Polici

LEXO EDHE:  Përfundon takimi me drejtuesit e qarqeve/ Zbardhen porositë e Ramës

Sipas anëtarit, gara është tentuar të hapet edhe para dy viteve, por është anuluar për shkak të pandemisë.

Deklarata e zonj.Nebiaj nuk ka pikë vlere si nga ana statusore, ashtu edhe nga ana logjike, sepse vetë Belind Këlliçi ka pas kërkuar ne vitin 2019 te hapte procesin zgjedhor për forumet drejtuese, por duke pare situatën e rënduar nga pandemia, u gjykua se nuk ishte situatë e volitshme të vijohet me grumbullime të rinjsh e me takime.

Edhe ne shtator te ketij viti, pra para 2 muajsh, Kryetari Këlliçi dhe Sekretari i FRPD filluan te pregatitnin rregulloren e re të zgjedhjeve dhe me pas të vijonin për hapjen e këtij procesi.

Fatkeqsisht ndodhi ajo që nuk prisnim, pra Basha ishte  fokusuar në frontin antidemokrat duke cuar PD-ne ne nje krize te thellë, kështu edhe të rinjtë e FRPD gjykuan të drejtë te shtynin procesin zgjedhor, derisa te zgjidhej kriza në PD, duke gjykuar me të drejtë se do ishte më mirë që këto zgjedhje të rinjtë e FRPD të mos ti bënin me një Kryetar si Basha, tashmë dukshëm te marrë peng.

Dëshiroj të theksoj se: Kryetari dhe Kryesia e FRPD kane kerkuar vete të parët që te beheshin zgjedhje ne FRPD.

Sa për deklaraten e Nebiajt ju siguroj se nuk e merr njeri per baze, përfshirë edhe ajo vetë, pasi nisur nga mosha e saj 37 vjecare, edhe ajo vetë e di dhe e kupton që nuk është më pjesë e Forumit Rinor, ndërkohë që, përjashtuar një anëtar, asnje nga komisioneret e tjerë nuk eshte anetar i kesaj organizate”, tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE