LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"E kemi vënë në mbrojtje Vjosën”/ Rama: Nuk do të ndërtojmë hidrocentrale

18 Tetor 2021, 20:33, Politikë CNA
"E kemi vënë në mbrojtje Vjosën”/ Rama: Nuk do

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në lumin Vjosa nuk do të ndërtohen hidrocentrale, për sa kohë që Partia Socialiste është në pushtet.

I pyetur në emisionin ?Now? se nga kush rrezikon Vjosa, kryeministri u përgjigj që ?nuk e di, por ka gjasa që nga ata që mund të kthehen përsëri?.

?Ne jemi ata që e kemi vënë në mbrojtje Vjosën. Kur kemi thënë se Vjosa duhej mbrojtur aty projektoheshin hidrocentrale?, tha kryeministri Rama.

Përsa i përket qeverisë së mëparshme, kryeminitri Rama u shpreh që është një shembull se si mund të ndodhë që dy ministri të së njëjtës qeveri të kundërshtojnë njëra- tjetrën.

?Një ministri jep një autorizim për të ecur duke parë një interes të sektorit dhe ministria tjetër, e mjedisit, brenda të njëjtës qeveri thotë kjo nuk do të bëhet, pasi në Vjosë nuk do të ndërtohen hidrocentrale?, u shpreh kryeministri Rama, i cili në fund theksoi se në Vjosë nuk do të ndërtohen hidrocentrale për sa kohë që në qeveri është PS.

Lajmet e fundit nga