LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Dy repera ka Shqipëria”/ Stresi tregon për raportin që ka me Noizyn pas 13 vitesh “armiqësi”

18 Tetor 2021, 15:36, Lifestyle CNA
“Dy repera ka Shqipëria”/ Stresi tregon për raportin

Stresi dhe Noizy janë dy prej reperëve më të njohur në shoëbiz. Prej vitesh ata janë komentuar në mediat rozë për armiqësinë e tyre dhe diss-et që I kanë kushtuar njëri-tjetrit.

Por vetëm pak muaj më parë, Stresi, zbuloi se armiqësia që ka patur me Noizyn që prej adoleshencës ka përfudnuar dhe tashmë nuk e ka problem aspak të thotë se aid he Noizy janë dy reperët më të mëdhenj në Shqipëri.

I ftuar në emisionin Ftesë në 5, Stresi ka rrëfyer dhe raportin që ka sot me Noizyn. Ai tha se tashmë gjërat janë sheshuar dhe kanë respekt për njëri-tjetrin në distancë.

?Dy repera ka Shqiëpria. Unë e them publikisht se ca mendojnë ex shokët e mi. Njerëzit kanë pas qejf të na shohin ashtu. Ka qenë bifa më e madhe 13 vjet.

Me Noziyn marrëdhënia është secili në punë të vetë kemi respekt nga larg për njëri-tjetrin. Gjërat janë shuar. Ka shumë vite që ka ndodh ajo gjë, vjen një moment dhe i bëhesh bajat dhe njerëzve, që thonë su poqët. Tashmë këto gjëra ia kemi lënë adoleshencës?, ka rrëfyer Stresi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga