LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Djegia e banesës në Korçë/ Humb jetën mes flakëve 64-vjeçari, shpëtohen 3 të tjerë

18 Tetor 2021, 16:00, Kronika CNA
Djegia e banesës në Korçë/ Humb jetën mes

Janë zbardhur detaje të rënda nga ngjarja në Korçë ku një banesë u përfshi nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 12 , në zonën e quajtur Çezma e Amzës, në Korçë, dhe sipas informacioneve paraprake dyshohet se në banesë ndodheshin katër persona.

Tre persona kanë arritur të largohen, ndërsa kanë mbetur të lënduar. Ndërsa personi i katërt, rreth 64-vjeç, nuk ka mundur të dalë i gjallë.

Shërbimet zjarrfikëse dhe policia ndodhen në vendngjarje.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 18.10.2021, rreth orës 17:15, në lagjen nr. 11, ka rënë zjarr në banesën në pronësi të shtetasit Dh. D. dhe për pasojë ka gjetur vdekjen vëllai i tij shtetasi V. D., rreth 64 vjeç dhe janë lënduar lehtë pronari i banesës Dh. D, shtetasi J. D. dhe shtetasja V. D.

Shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses, ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit./CNA.al

Lajmet e fundit nga