Connect with Us

Derbi i kryeqytetit të hënën/ 5 ndeshje në 3 ditë, zbulohet axhenda e javës së 6-të

Sport

Derbi i kryeqytetit të hënën/ 5 ndeshje në 3 ditë, zbulohet axhenda e javës së 6-të

Publikuar

-

Vllaznia-Dinamo do të mbyll sot javën e 5-të të Superiores. Tashmë është zbuluar edhe java e 6-të e kampionatit shqiptar e cila do të luhet në 3 ditë. Padyshim që në këtë javë spikat derbi, Tirana-Partizani e cila do të luhet ditën e hënë në “Air Albania” në orën 19:45. Superligë do të nisë ditën e shtunë me dy ndeshje, Egnatia-Teuta dhe Kastrioti-Laçi në orën 13:45.

Të dielën do të luhen dy ndeshjet e tjera, por në orare të ndryshme. Fillimisht në orën 13:45, Kukësi do të përballet me Vllanzinë, ndërsa në orën 16:45, Skënderbeu-Dinamo. Dita e hënë do të jetë e rezervuar për supersfidën, Tirana-Partizani e cila do të mbyll javën e 6-të të Kategorisë Superiore.

Java e 6-të:

E shtunë:

Egnatia-Teuta Ora 13:45

Kastrioti-Laçi Ora 13:45

E diel:

Kukësi-Vllaznia Ora 13:45

Skënderbeu-Dinamo Ora 16:45

E hënë:

Tirana-Partizani Ora 19:45 (Stadiumi “Air Albania)

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

Tirana ka një surprizë për tifozët në derbin ndaj Dinamos

Publikuar

-

Nga

Tirana dhe Dinamo do të ndeshen sërish ditën e nesërme, por kësaj radhe për kampionat.

‘’Nëndetësja’’ arriti të fitonte në sfidën e parë me rezultatin e pastër 2-0, por e nesërmja pritet të jetë një ndeshje krejt tjetër. Sfida do të luhet në ‘’Air Albania’’ dhe pritet të ketë interesa nga tifozët pasi është dhe fundjavë.



Bardheblutë kanë menduar një mënyrë shumë origjinale për të fituar popullaritet në këtë sfidë. Tirana ka nxjerrë një njoftim ku i bën thirrje tifozëve të bëhen pjesë e një aktiviteti shumë special ditën e nesërme.

Tifozët duhet të dërgojnë fotot e tyre me kujtimet nga bardheblutë, dhe këto foto do të shfaqen në LED-in kryesor të stadiumit ku do të shikohen nga të gjithë të pranishmit. Një gjetje e goditur nga ana e klubit që kërkon të mbajë sa më afër tifozët në një fazë mjaft të rëndësishme të kampionatit.

LEXO TE PLOTE

Sport

Skënderbeu pret të shtunën Kukësin, momenti i duhur për fitoren e parë në kampionat

Publikuar

-

Nga

Skënderbeu nuk ka provuar ende shijën e parë të fitores në kampionat, pavarësisht se kanë kaluar shtatë javë. Situata në kampin bardhekuq, nuk është ajo e duhura dhe normalisht, stafi me lojtarët mbajnë mbi supe përgjegjësinë për gjendjen që skuadra po kalon.

Të shtunën, korcarët ndeshen me Kukësin në shtëpi dhe kjo sfidë shihet si ndeshja e duhur për të shijuar fitoren e parë, aq më tepër që do të luhet edhe para tifozerisë bardhekuqe, e cila gjithmonë e ka mbështetur ekipin.



Sigurisht, kjo nuk do të jetë e lehtë, pasi Kukësi po kalon një formë fantastike në kampionat, por kjo nuk e pengon Skënderbeun të besojë se ka ardhur momenti për të shijuar triumfin e parë për këtë sezon. Ky optimizëm vjen edhe nga fakti që loja e korccarëve ka qenë gjithmonë e mirë, por finalizimi ka munguar.

E shtunë:
Skenderbeu-Kukesi 16:45

LEXO TE PLOTE

Seria A

Dështoi sërish ndaj Bodo Glimt, Mourinho flet për Kumbullën: Nuk ishte ndeshje për të

Publikuar

-

Nga

Roma ka dështuar përsëri sot në Ligën e Konferencës, duke barazuar në shtëpi 2-2 kundër Bodo/Glimt që e kishte mundur 6-1 në transfertë. Për Zhoze Murinjon, sot nuk kishte justifikime, pasi ai hodhi në fushë skuadrën më të mirë.

Por gjithsesi pas sfidës, portugezi insistoi se nuk kishte lojtarët e duhur dhe se kishte improvizuar në qendër të mbrojtjes, edhe pse kishte Kumbullën në stol. Ai thekoi se kishte mbajtur lojtarin në pankinë për ta mbrojtur nga trysnia e tepërt pas gabimeve në ndeshjen e dy javëve më parë.



“Pa Vina vendosa të luante Ibanez si mbrojtës krahu, por pastaj kë do të hidhja në fushë si qendërmbrojtës? Pas ndeshjes së parë, duhej të mbroja Kumbullën, nuk ishte ndeshja e duhur për të. Ndaj aty luajti Kristante”, shpjegoi Murinjo lëvizjet që kishte bërë, duke mos përfshirë mbrojtësin shqiptar në formacion.

LEXO TE PLOTE