Connect with Us

Dëmtimet me shumicë, Milani rikuperon futbollistin e radhës nga infermieria

Seria A

Dëmtimet me shumicë, Milani rikuperon futbollistin e radhës nga infermieria

Publikuar

-

Në suksesin ndaj Veronës kuqezinjtë paguan përsëri faturë të rëndë. I dëmtuari i radhës është Ante Rebiç, rezonanca e të cilit nuk ka evidentuar fraktura, por thjesht një ndrydhje të lehtë.

Sidoqoftë, gjendja e kroatit do të monitorohet përpara se të merret një vendim përfundimtar për grumbullimin e tij nesër në kuadër të ndeshjes me Porton. Teo Hernandez e Brahim Diaz janë mungesat e sigurta për shkak se janë të infektuar me COVID-19 e nuk ka afate për shërimin e tyre.

Portierët Menja dhe Plixari kanë problematikat respektive (kyç dhe gju), ndaj, vështirë se do të shihen në fushë gjatë këtij viti kalendarik. Rreth një muaj mungesë për Florencin dhe Mesiasin. Italiani ka bërë një pastrim të meniskut e duhet të jetë gati nga fundi i nëntorit.

Afat i njëjtë për brazilianin që ka një tërheqje në kofshë. Lajm të mirë përbën vetëm Tiemue Bakajoko që është totalisht i rikuperuar dhe Pioli mund ta ketë të paktën në stol për sfidën e nesërme me Porton.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Seria A

VIDEO/ Goli më i bukur i tetorit në Serie A? Fiton “perla” e Candreva

Publikuar

-

Nga

Italianët kanë vendosur në mënyrë unanime për golin më të bukur të muajit tetor në Serie A. Në fakt e kanë pasur të lehtë të zgjedhin.

Perla nga distanca e realizuar nga Antonio Candreva nuk kishte rivalë dhe tifozët kanë votuar për të.

Anësori i Sampdoria i shtangu të gjithë me atë gol të realizuar në ndeshjen kundër Udinese.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Insinje nuk po rinovon me Napolin, Interi e pret prapa derës

Publikuar

-

Nga

Lorenco Insinje vazhdon të jetë një çështje në shtëpinë e Napolit. Kapiteni “Axurr” nuk po e rinovon kontratën që përfundon më 30 qershor të 2022-shit, e ndërsa napolitanët po përpiqen ta bindin me një kontratë 3-vjeçare dhe 5 milionë euro bashkë me bonuset, Marota i Interit po punon në krahun tjetër për të joshur sulmuesin me një ofertë më të lartë ekonomike.

Ashtu si propozimi i bërë gjatë verës, zikaltrit kanë menduar një ofertë 4-vjeçare për Insinjen, gjatë së cilës do të përfitojë 6 milionë euro në sezon. 30-vjeçari nuk ka ndërmend të lëvizë në janar dhe as zikaltrit nuk e dëshirojnë një gjë të tillë, por duke pasur parasysh se i lejohet të gjejë akordin me një klub tjetër, Interi po nxiton për të mbyllur tratativën, për të shmangur kështu edhe konkurrencën e klubeve të tjera.



Pavarësisht projektit dhe ofertës ekonomike më të lartë të Interit, ajo që mund të bëjë diferencën në vendimin e Insinjes është edhe e drejta e imazhit. Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentis kërkon që të drejtat e imazhit të futbollistit të menaxhohen nga klubi, argument ky që prej kohësh është kthyer në mollë sherri mes lojtarit dhe shoqërisë.

Nga ana tjetër, zikaltrit janë më tolerantë lidhur me këtë pjesë dhe duke parë rëndësinë që ka për Insinjen kjo pikë, planifikojnë të mos ndërhyjnë në të drejtat e lojtarit. Në këtë mënyrë, Interi ka kaluar në pole për të firmosur me italianin, që në mungesë të një surprize me Napolin, vitin tjetër mund të veshë fanellën zikaltër. Insinje momentalisht ka oferta nga MLS-ja, aty ku Toronto kërkon të bëjë goditjen e dyfishtë me të dhe Mertensin, por ambiciet e kapitenit të Napolit për të luajtur akoma në nivelet më të larta, e shtyjnë atë drejt Milanos, aty ku Inzagi do e priste krahëhapur.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Stadiumi i Romës do ndryshojë emrin, do mbajë atë të një legjende

Publikuar

-

Nga

Pas stadiumit “San Paolo” në Napoli, një tjetër stadium në Itali pritet të ndryshojë emërtim. Bëhet fjalë për stadiumin e Romës, “Stadio Olimpico”, i cili mund të marrë emrin e legjendës së Italisë në botërorin e vitit 1982, Paolo Rosi.

Ka qenë presidenti i federatës italiane, Gabriele Gravina, i cili ka propozuar që stadiumit të kryeqytetit italian t’i vihet emri “Paolo Rosi”.



Propozimi i tij ka gjetur një konsensus të gjithanshëm, duke përfshirë dhe shumë prej ish-shokëve të ekipit në “Spanjë 1982”. Tani pritet edhe miratimi përfundimtar nga bashkia e Romës.

LEXO TE PLOTE