LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha ‘godet’ sërish Berishën/ "S’kam ndërmend të shkrij PD për interesat e tua”

18 Tetor 2021, 16:11, Politikë CNA
Basha ‘godet’ sërish Berishën/ "S’kam

Ditën e sotme është mbledhur Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, i cili është shoqëruar me debate, në qendër të së cilave ka qenë raporti i kreut të PD, Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Sipas diskutimeve të zbardhura nga News 24, mësohet se Lulzim Basha ka theksuar se nuk ka ndër mend të largohet nga drejtimi i partisë.

Sipas këtyre diskutimeve mësohet se Basha të jetë shprehur që statuti i partisë i jep të drejtë lidhur me largimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar.

?Nuk ka votim për çështje që bien ndesh me DASH. S?kam ndër mend të shkrij PD për interesat e Berishës. Pa mbështetjen e SHBA-së PD do të shkrihej. Berisha do të bunkierizojë PD për interesat e tij. Dua të përsëris sot se sa të jem unë kryetar i PD-së nuk do të pranoj të hedh në votim në asnjë forum të partisë demokratike vendime të qeverisë dhe institucioneve amerikane kundër deputetëve a të zgjedhurve të kësaj partie.

Edhe sikur  të jem unë i godituri i këtyre vendimeve. Nuk do të pranoj e lejoj akte që çojnë në izolimin e Partisë Demokraitke nga aleati ynë strategjik dhe mirëbërësi më i madh në histori i  Shqipërisë, Kosovës dhe kombit shqiptar, që janë SHBA. Izolimi nga SHBA është vdekja e Partisë Demokratike. Rrjedhimisht është vdekja për një periudhë jo të shkurtër e shpresës së shqiptarëve?, ka thënë Basha.

Ndërkohë për deputetet Grida Duma dhe Flutura Açka, Partia Demokratike duhet t?i rikthehet ndryshimit. Mësohet se Açka është shprehur: ?Më pyesin nëse jam me Bashën apo Berishën?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga