LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohen dy qytetet ku do të mbahet “Foltorja” javën tjetër

17 Tetor 2021, 18:04, Politikë CNA
Zbulohen dy qytetet ku do të mbahet “Foltorja” javën

Ish kryeministri Sali Berisha është kthyer në një shpresë për demokratët dhe qytetarët të cilët janë të zhgënjyer nga sistemi qeverisës si dhe opozita e drejtuar nga Lulzim Basha.

Lideri historik i PD-së, ka zhvilluar takime në disa qytete të Shqipërisë, ku është pritur në mënyrë të jashtëzakonshme nga qindra demorkatë të zjarrtë.

Takimet në Foltore do të vijojnë dhe CNA.al ka mësuar axhendën e ish kryeminsitrit Berisha për javën e ardhshme.

CNA.al ka mësuar se ditën e martë, ?Foltorja?, do të mbahet në Dibër dhe një tjetër lëvizje e Berishës pritet të jetë Lezha, për t?u takuar me demokratët dhe qytetarët atje.

Gjithashtu CNA.al ka mësuar se takimi i dytë do të jetë në Berat, ditën e Premte, në datë 22 Tetor në orën 17:00 në sallën e pallatit të kulturës në Berat./ CNA.al

Lajmet e fundit nga