LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Atalanta rikthehet te fitorja, Bayern Munich “manita” ndaj Leverkusen

17 Tetor 2021, 15:32, Sport CNA
VIDEO/ Atalanta rikthehet te fitorja, Bayern Munich “manita” ndaj

Atalanta është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa ka mposhtur me shifrat e thella 1-4 Empolin. Dopieta e Ilicic, goli i Zapatës dhe autogoli i Viti, i dhanë fitoren ziklatërve të Gasperinit.

Sfidat Udinese-Bologna dhe Genoa-Sassuolo, u mbyllën në barazim. Më herët Cagliari mposhti 3-1 Sampdorian.

Në Gjermani, Bayern Munich shkatërroi me shifrat 1-5 Bayer Leverkusenin, në një sfidë ku skuadrës së Nagelsmann i mjaftoi vetëm një pjesë për të marrë 3 pikët, që e rikthejnë në krye të Bundesligës. Dopietat e Lewandowskit dhe Gnabry, si dhe goli i Muller, i dhanë fitoren Bayernit.

Në Premier League, West Ham mposhti minimalisht Evertonit, duke iu falur një goli të shënuar nga Ogbonna në minutën e 74-t.

 

 

Lajmet e fundit nga